Planet për financimin e HEC Skavica – KESH gjen konsulentin e jashtëm

22 Mars 2024, 22:00Ekonomia TEMA
Planet për financimin e HEC Skavica – KESH gjen konsulentin e

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpallur kompaninë fituese që do të ofrojë konsulencën e jashtme financiare për projektin e hidrocentralit të Skavicës.

Pas shpalljes së procedurës në faqen zyrtare, fitues është shpallur kompania Ernst & Young Albania”, me origjinë kapitali nga Qipro dhe Serbia. KESH nuk ka publikuar vlerën e ofertës të shpallur fituese, ndërkohë që gjtaë hapjes së tenderit përcaktohej se fondi limit ishte 450 mijë euro.

Një prej detyrave që do të ketë konsulenti është vlerësimi i aftësive financiare të KESH për të marrë kredi për financimin e projektit të hidrocentralit të Skavicës.

Po ashtu, kompania do të kryejë një rishikim të modelit aktual financiar për këtë vepër energjetike dhe të zhvillojë një model financiar që vlerëson tarifat e energjisë elektrike për ndërtimin dhe funksionimin e HEC-it të Skavicës në skenarë të ndryshëm. I gjithë vlerësimi financiar i kërkuar duhet të dorëzohet pranë KESH brenda 6 muajsh nga nënshkrimi i kontratës.

Sipas KESH, hidorcentrali i Skavicës synon kompletimin dhe maksimizimin e prodhimit të energjisë elektrike në Kasakdën e Drinit. Ndërkohë, studimi i fizibilitetit i kryer disa vite më parë, solli në tavolinë 2 variante, që parashikojnë madhësi të ndryshme të digës. Alternativa A parashikon një HEC me fuqi të instaluar prej 120 MW dhe me kosto prej 308 mln euro.

Ndërkaq, sa i takon alternativës B, parashikohet ndërtimi i një HEC-i me fuqi të instaluar 210 MW dhe kosto prej 510 mln euro. Ndërkohë, në vitin 2021 Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nënshkroi kontratën e fazës së parë me kompaninë Bechtel International, që konsistonte në kryerjen e studimeve për hartimin e projektit përfundimtar të kësaj vepre hidroenergjetike. (Ola Mitre)

8 Komente

  1. z
    zeni

    Kesaj i thone prit gomar te mbi bar,ai diktatori brenda nje 5 vjecari e ndertonte dhe e vinte ne pune nje veper.

    1. p
      pilo Lala

      Une mendoj qe Skavica ishte nje premtim i Qeverise PS ndaj Ambasadores Kim, per te ngjitur shkallet e karrieres ne Dept e Shtetit Amerikan. Kriteret e suksesit te Ambasadoreve varen edhe nga biznesi qe ata sjellin per kompani Amerikane si Bechtel. Nderkohe qe Ambasadorja Kim arriti karrieren, Edi Rama nuk besoj qe do e beje H/C e Skavices, aq me teper qe energjia Diellore eshte nje garanci dhe po zhvillohet shpejt ne Shqiperi. Prandaj zvarritja i jep kohe shoqatave te Dibres ta bejne kete ceshtje me alarmante, derisa Qevberia te terhiqet nga ky projekt.

    2. U
      Uji

      Nga Qipro e Serbia?!?!?!? Çfar hidrocentralesh kane keto vende qe te kene edhe kete pervoje??????

      1. X
        Xhoshi

        Konsulenti ka për detyrë të kryejë llogaritjet ekonomike te skenarëve te mundshëm të shitjes së energjisë, si dhe të negociojë termat financiar për kreditë që do të merren nga bankat e huaja. Nuk ka pse të kenë eksperiencë në projektim hidrocentralesh, pasi këtë punë do e kryejë Bechtel.

      2. C
        Clark Gabeli

        Financojeni me fondin sovran qe e deklaroi Rama dhe Hapeni fondin me publikun, si fillim psh cdo familje qe do te veje Panele mbi Pallatet e Enverit( ku nuk Jane hequr Akoma depozitat e Ujit) mund te investoje ne projektin e Skavices apo cilindo project Energjitik duke Blere Kuota te fondit per nxitje investimi mund te shperndani simbolikisht kuota falas per cdo familje shqiptare, Bejeni popullin pronar se pas 10 apo 15 vjetesh nuk do te keni me Popull.

        1. x
          xhoxhi

          Ka dhjetë vjet që flitet për kërë vepër dhe deri më sot asgjë.6muaj projekti ,6 muaj konsulenti,6 muaj tenderi,6 muaj të gjënden paratë etj etj dhe mirë thotë Zeni pritgomar të mbijë bar.Nga ana tjetër kemi lexuar që dëmi që shkakton në këtë zonë është më i madh se fitimi nga energjia.

          1. I
            Inxhinjeri

            xhoxhi-asnje dem nuk shkakton HEC-i Skavices. Jane disa prete dime te atyre qe kane dy shtepi gjysem te shkaterruara dhe ca hektare toke. Po te ndertohet, sidomos varianti i vjeter, do bente qe kaskada e Drinit te kete uje per te pakten 2 vjet edhe po nuk ra nje pike shi.

          2. A
            Arberi

            Po ta kishit filluar, sot shqiperia sja kishte nevojen askujt,dhe shkodra nuk do permbytej asiher

            Lini një Përgjigje