Propozimi: Sazani të ndjekë modelin e Singaporit, me kulla të larta dhe seli për kompanitë globale

21 Mars 2024, 21:07Ekonomia TEMA
Propozimi: Sazani të ndjekë modelin e Singaporit, me kulla të

Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka e vlerëson si një mundësi të jashtëzakonshme projektin amerikan për investim në ishullin e Sazanit. Madje ai shkon më tej, sa propozon të kthehet në një zonë të lirë ekonomike

Sazani të kthehet në një zonë të lirë ekonomike, me ndërtesa të larta ku të vendosen selit e kompanive ndërkombëtare. Është ky propozimi i kreut të dhomës së tregtisë së tiranës Nikolin Jaka. I ftuar në emisionin Box to Box në SCAN, Jaka propozon që ishulli i Sazanit të dalë në tender ndërkombëtar:

"Ishulli i Sazanit duhet të jetë një model i ngjashëm me Hong-Kongun apo Singaporin. Duhej të ishte zonë e lirë ekonomike që të kishte llojet e mudësive të zhvillimit ekonomik. I shërben Shqiperis për të qenë edhe ajo ‘qershia mbi tortë’ e ekonomisë shqiptare. Se sa mundur është, unë mendoj se ka gjithmone mundësi reale. Ishulli i Sazanit mund të kishte dalë në ankand ndërkombëtar dhe mund të kishte pranuar ofertat".

Ndërsa komentoi propozimin e bërë nga Xhared Kushner për ndërtimin e një resorti luksoz në Sazan, Jaka shprehu mbështetjen e tij të plotë për këtë projekt.

"Unë jam jo vetëm pro por jam suport edhe si indivi dhe si Dhomë Tregtie për çdo lloj inevestimi që sjell të ardhura për vendin tonë. Nga ana tjetër, jam i bindur se ky model inevestimi i prezantuar në Sazan nuk e prek fantazinë që kam se si mund të zhvillohet Sazani."

Jaka shkon më tej me propozimin e tij, ku deklaron se kthimi në zonë të lirë ekonomike duhet të sjellë ndërtimin në ishullin e Sazanit të kullave qiellgërvishtëse, që do të shërbejnë si seli të kompanive globale:

"Sazani është një mundësi reale për të pasur kulla qiell-gërvishtëse që të jenë selitë e kompanive globale në një zonë free ku të gëlojë ekonomia financa, të gëlojë një mënyrë tjetër të të bëri biznes dhe duke qene ishull shumë pranë Vlorës, i jep aq mundësi shqiptare dhe ekonomisë shqiptare sa nuk e keni idenë."

Vetëm pak ditë më parë, media amerikane Bloomberg publikoi lajmin se kompania “Affinity Partners” në pronësi të Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump është në diskutime të avancuara për tre investime në zhvillimin e pronave në Ballkan që mund të kalojnë 1 miliard dollarë.

Kompania me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit në Shqipëri, ku më parë ngrihej një bazë ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman. Affinity po kërkon gjithashtu të zhvillojë Gadishullin e Zvërnecit po në Shqipëri.

10 Komente

  1. M
    MAKSIM CELA

    KRAHASIMI ME SINGAPORIN NUK ESHTE REAL AS NUK I AFROHET FARE ,NE SINGAPOR KA PASUR POPULLSI GJTHEMONE RRETH 1 M KURSE KRAHASIMI ME TE ESHTE JASHTE CDO RALITETI.... TE PAKTEN PER ATA QE KANE JETUAR PER DISA KOHE NE ATE VEND...

    1. A
      Andreas

      Sazani te marre shembullin e Balit, ku natyra eshte ruajtur...

      1. K
        Kondor

        Ik o Nikolin shko lu Minecraft mos na rruj trapin. Jeni mesu vec me kulla ju se doni me pastru leket rrac e ndyre kurve

        1. B
          Ben

          Qenkeni bere idioter te tere! Sa I madh eshte Sazani ore tutkun? Apo cfare Terrence ka? Te ishte ashtu Greqia kishte bere Korfuzin!. Po ia hidhni atij popullit. Pastaj, ai nuk eshte investing Amerikan por I nje personi qe quhet Kushner.

          1. A
            Albturist

            Meqe ketu po fluturohet me presh ne b* the, po e ndaj edhe une vizionin qe kam per Sazanin: nje koloni penale ku te riedukohen permes punes te gjithe ata qe e kane grabitur dhe po e grabisin kete popull, qofshin keta deputete, ministra, kryeministra, gazetare b*thelepires apo “sipermarres te suksesshem” ne sektorin privat. P. S. Larja do behet ne det, me uje te kripur, cdo mbasdite pas pune. Akomodimi do jete neper kapanone. Nje njere ne muaj, kur te vije anija cisterne nga Vlora, do laheni me uje te embel.

            1. E
              Edlira

              hahahah... ke te drejte!!! Na mbyten idiotet... Sazani si Singapori... hahahah

              1. G
                Guliver

                Mos mor Nikolin ,se te dgjon Cet Kastrati dhe na nderton nje 50 katesh me harten e Kuksit mu ne mes te Sazanit.

                1. E
                  E verteta

                  Po more po, ja ta nxjerrim edhe Shqiperine ne ankand se per ty nuk paska ndonje problem.

                  1. B
                    Bobi

                    Ne Singapor ama kishte dhe nje udheheqjes te drejte, shembullor, I cili arsimoi popullin, nuk luante me ligjet, futi ne burg hajdutet dhe ndertoi nje shtet me ekonomi dhe ushtri te forte. Aty ne kufi kur del per ne Malajzi, doganieri kontrollon nese 3/4 e serbatorit eshte e mbushur me karburant qe shteti te fitoj nga akciza. Jo si ne qe shkojme nje e dy ne Maqedoni me serbator bosh dhe bombel gazi rezerve bosh qe te haj nga taksat Alija I BDI-se. Nese tregton, posedon, konsumon dhe hedh camcakizen ne rruge, ha burg. Lere pastaj po te jesh drogaxhi apo pedofil... I ke thene varrit hapu! Prandaj kush eshte I zoti ta bej Shqiperine Singapor. Perndryshe mos flas kot.

                    Lini një Përgjigje