Pse Shqipëria po ia “rrëmben” pensionistët Portugalisë?

20 Mars 2024, 22:41Ekonomia TEMA
Pse Shqipëria po ia “rrëmben” pensionistët

Diell, kosto e ulët jetëse…dhe lehtësi fiskale. Këto tre elemente bënë që për shumë vite, Portugalia të ishte vendi i preferuar i pensionistëve, kryesisht italianë, për t’u transferuar për të jetuar atje.

Por këtë vit, njëri nga këto elemente, do t’i mungojë Portugalisë, çka ka bërë që pensionistët e transferuar atje, të rialokohen, në një vend tjetër. E një ndër vendet kryesore që po vlerësohet, është pikërisht Shqipëria.

Por pse Shqipëria po shihet si alternativë kryesore e transferimit të pensionistëve që dikur preferonin Portugalinë?

Fillimisht, të shpjegojmë se çfarë ka ndodhur me Portugalinë.  Kjo e fundit, ka vendosur që të heqë lehtësitë tatimore për pensionistët dhe profesionistët që ishin transferuar atje. Arsyeja! Sepse ata kishin krijuar një rritje jonatyrale të çmimit të banesave

Sipas një studimi, midis vitit 2012 dhe 2021 kostoja e strehimit u rrit me 78% në Portugali, krahasuar me mesataren prej 35% në vendet e BE-së. Ndaj, edhe heqja e lëhtësive tatimore, pritet që të frenojë këtë rritje të fortë të çmimeve të pasurive të paluajtshme.

E në këtë eksod të ri të pensionistëve italianë, Shqipëria kryeson si parajsë e re fiskale.

Por pse Shqipëria konsiderohet parajsë e re fiskale për pensionistët. Padyshim, vendi ynë ofron të gjitha ato që ofronte Portugalia; Diell, kosto të ulët jetese, dhe elementin më të rëndësishëm që kërkojnë këta turistë specifikë; lehtësitë fiskale.

 Vendi ynë ofron një përjashtim total nga taksat për pensionet që vijnë nga jashtë. Vendimi është marrë në janar të vitit 2020. Dokumenti kryesor për t’u transferuar për të jetuar në Shqipëri është leja e qendrimit. Për ta marrë atë, nevojitet dëshmia se je në pension në Italiu dhe se ke të ardhura minimale 10 mijë euro.

Po ashtu, nevojitet hapja e një llogarie bankare në një bankë në Shqipëri ku të kalohet pensioni dhe një dëshmi penaliteti që dëshmon se pensionisti nuk ka detyrime të pashlyera me drejtësinë italiane.

Por pse Shqipëria është një vend që tërheq më shumë pensionistët italianë? Të analizojmë pak avantazhin konkurrues që vendi ynë paraqet kundrejt vendeve të tjera të Mesdheut…

Nëse flasim për rastin e Greqisë, të dhënat tregojnë se për të inkurajuar pensionistët e huaj që të transferojnë vendbanimin e tyre në Greqi, Athina ka vendosur gjithashtu një normë të vetme tatimore prej 7% për të gjitha të ardhurat e marra jashtë vendit.

Nga ana tjetër, Qiproja është një nga destinacionet që duhet të tërheqë italianët për shkak të klimës se kostoja e jetesës është e ulët dhe ka avantazhin e taksimit. Tatimi mbi të ardhurat personale gëzon një zonë pa taksa deri në 19,500 euro. Për një pensionist italian që jeton në Qipro, pensioni bruto është nën atë prag. Po ashtu, edhe në Maltë sistemi i taksave është shumë i favorshëm. “Programi i daljes në pension në Maltë” ka objektiv specifik tërheqjen e të gjithë pensionistëve në Bashkimin Europian.

Spanja ofron gjithashtu lehtësime tatimore për pensionistët e huaj, të cilët aspirojnë të zhvendosen atje. Sistemi tatimor i lejon ata të përfitojnë nga përjashtimet tatimore ose reduktimet e të ardhurave nga burime të huaja, duke përfshirë zbritjet për shpenzimet mjekësore.

Por si funksionon në Bullgari dhe Rumani?

Ata që imagjinojnë emigracionin e kundërt, pra larg vapës së vendeve të Mesdheut, mund të shkojnë në Rumani ose Bullgari, ku aplikohet taksa e shteshtë prej 10%.

Xhorxhina Deda

9 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    A ju dhjefsha mu ne qeveri e mu ne parti. Ngelet duke "rrembyer" pensionistet italiane, gjermane ja dhe portugez...do vijne do dhjesin e bejne shurren ketu. Shqiptaret marrin rruget e kurbetit me thes ne kurriz.

    1. R
      Realisti

      Ashtu si ndodhi ne Portugali, cmimet e banesave po rriten edhe ne Shqiperi.Rezultati eshte :vijne pensionistet e huaj dhe largohen shqiptaret e rinj qe nuk i perballojne cmimet e rritura.Politike e shkelqyer.

      1. P
        Perpara, per para

        Faktori kryesor qe ka terhequr disa pensioniste italiane ne Shqiperi eshte afersia gjeografike dhe mundesia per tu marre vesh ne italisht me vendasit. Mund te kete edhe nga ata qe duan te kthehen pas ne kohe (vitet 50-te, epoka e bronxit etj. ne varesi te vendbanimit). Natyrisht duhet te jene informuar mbi gjendjen e spitaleve tona por i genjen mendja se mund t’i hipin avionit nese do kene nevoje urgjente per operacion. Keta do shpenzojne per qera, ushqime e ilaçe per nja 10 vjet pastaj do zene shtratin per 15 vjet. Cfare do beni kur te mos paguajne dot edhe qerane edhe kujdestaren? Do t’i nxirrni ne rruge te vdesin?

        1. P
          Perpara, per para

          Faktori kryesor qe ka terhequr disa pensioniste italiane ne Shqiperi eshte afersia gjeografike dhe mundesia per tu marre vesh ne italisht me vendasit. Mund te kete edhe nga ata qe duan te kthehen pas ne kohe (vitet 50-te, epoka e bronxit etj. ne varesi te vendbanimit). Natyrisht duhet te jene informuar mbi gjendjen e spitaleve tona por i genjen mendja se mund t’i hipin avionit nese do kene nevoje urgjente per operacion. Keta do shpenzojne per qera, ushqime e ilaçe per nja 10 vjet pastaj do zene shtratin per 15 vjet. Cfare do beni kur te mos paguajne dot edhe qerane edhe kujdestaren? Do t’i nxirrni ne rruge te vdesin?

          1. N
            Noc Rroku

            Po shesin Shqipërinë të huajve, rus,ukra, bjella polo......etj që i pagju Putini me ble Prona dhe po interrnojnë Shqiptarët. Su dihet as numri 3 apo 4milion, as nan e nishan ku janë.... ky është koteci ynë si e katandisën RamZsalistët në këta 34 vjet mender demutkraci........

          2. P
            Portokall

            Js sa tu duhet te shkojne ne spitale

            1. K
              Koli

              Ke ndjek karin. Ty tu dha nga nje qelbesire qe nje dite do heqim zvarre per ci ka bere e ben ketij kombi dhe nje qelbesire tjeter qe do ti shpetoje burgut… Ty tu fal kur femijet e ketij vendi shkojne ne shkolla pa ngrohje….Stacionet me te rendesishme tv ne us po flasin per kete korrupsion …

              1. A
                Andre

                Po çjane keto perralla . Portugalia eshte 5 here me lire se Shqiperia. Shqiperia eshte bere nje nder vendet me te shtrejta te botes. Kush jeton jashte nga Amerika e deri ne Australi sapo shkel ne Shqiperi e kupton menjehere sa e shtrejte eshte Shqiperia.Dhe me kryesorja me bylmetra e zarzavete qe as derrat nuk i hajne.

                1. A
                  Andi

                  Shikoni pensionistet shqiptare ju, qe pas moshes 65 vjeç ju hoq checkup falas ne sistemin shendetesor shteteror. Ptoblemet shendetesore pas 65 vjeç shumefishohen. Çdo analize, skaner, apo rezonance manjetike duhet ta paguajne shtrenjte neper klinika private. Mire ata qe kane mundesi me ndihmen e femijeve, po ata qe nuk kane si do t'ja bejne? Na rrofshin pasurite e Beqajt dhe Manastirliut, qe nuk do t'u gjendet kurre shifra e vertete sa kane vjedhur ne kurriz te popullit shqiptar. Nderkohe turistet pensioniste italiane etj ne si popull vetem na demtojne dhe varferojne, sepse ngrihen çmimet e produkteve ushqimore, te cilat, ata me pensionet e tyre te larta i perballojne, kurse ne nuk i perballojme as me rrogat, pale me pensione.

                  Lini një Përgjigje