Si do funksionojë plani suedez për “kapjen” e bizneseve?

18 Mars 2024, 21:40Ekonomia TEMA
Si do funksionojë plani suedez për “kapjen” e bizneseve?

Përgjatë vitit 2024, administrata tatimore do të ndjekë një plan suedez për evidentimin e bizneseve që shkelin legjislacionin në fuqi.  Sipas tatimeve, bashkëpunimi midis administratës tatimore shqiptare dhe administratës tatimore suedeze ka sjellë një kontribut për përmirësimin e kapaciteteve të zbulimit, trajtimit dhe ndjekjes së dukurive tatimore në Republikën e Shqipërisë.

Ekspertët suedezë kanë ndarë njohuritë dhe praktikat më të mira suedeze me qëllim për të krijuar një përqasje sistematike për projektin pilot në fushën e bizneseve/subjekteve të reja. Projekti pilot synon të përmirësojë kapacitetet e administratës tatimore në identifikimin dhe ndjekjen e bizneseve/subjekteve të reja, të cilët janë mospërmbushës për detyrimet tatimore.

Ky bashkëpunim pritet të sjellë përmirësim të efikasitetit dhe efektivitetit të administratës tatimore shqiptare në fushën e zbulimit, trajtimit dhe monitorimit të dukurive tatimore. Po ashtu, në këtë kuadër, po bashkëpunohet  edhe me administratat tatimore te Europës Juglindore nen drejtimin dhe asistencën e FMN-së

Konkretisht, është krijuar Komuniteti i Praktikes se Riskut në të cilin të gjithë përfaqësuesit shkëmbejnë eksperiencat e tyre më të mira për të mundësuar një funksionim efecient të marrëdhënieve me bizneset.

Në këtë mënyrë, administrata tatimore shqiptare po përshtatet dhe po merr mësime nga një model i suksesshëm ndërkombëtar, me shpresën për të përmirësuar sistemin e saj për zbulimin dhe menaxhimin e dukurive tatimore.

3 Komente

  1. Analist

    Po he mi nxire cfare do behet thuaje se na plase ku si qysh eshte pervoja? Tregoe mo ..... .

    1. S
      Sara

      Asne gje suedeze nuk funksionon ne Shqiperi, ketu cdo gje qe thurret sot , c'thurret neser.... deri para ca kohesh nuk gjeje biznes qe s'te jepte kuponin tatimor, sot e perdorin vetem supermarketet

      1. D
        Dakord

        Dmth evazioni fiskal do quhet dukuri tatimore tani e tutje?? U dashkan suedezët të mësojnë administratën tonë???. O zotërinj, suedezët duhen për ta zëvendësuar administratën tonë se o dinë këta tanët si bëhet evazioni o sdi kush në europë!!! Thjesht shporrini nga roja te drejtori i tatimeve e zëvendësojini me suedezë.

        Lini një Përgjigje