Tuneli i Llogarasë hapet në Qershor, nis në fund të muajit hedhja e asfaltit

20 Mars 2024, 17:46Ekonomia TEMA
Tuneli i Llogarasë hapet në Qershor, nis në fund të muajit

Një tjetër investim në Vlorë, ku punohet çdo ditë për të kapur objektivin: është ai i tunelit të Llogarasë. Hapja në Qershor për qytetarët është synimi i kompanive sipërmarrëse.

Përbërja shkëmbore e ka bërë më të lehtë punën për inxhinierët dhe punonjësit në terren, çka ka dhënë përparësi që deri më tani të mbyllet 95% e volumit të punës në këtë projekt.

Nëse udhëtarët sot Llogaranë e bëjnë për 40 minuta me hapjen e tij do mund të udhëtojnë për 7 deri në 8 minuta. Ky investim shkurton rrugën për udhëtarët nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për 1 orë, tashmë ajo do realizohet për 20 minuta.

“Ky tunel fillimin e tij e ka 500 metra larg urës së Shën Elizës, që është pjesë e rrugës Orikum-Dukat. Vepra ka një gjatësi totale prej 7.42 kilometra. Tuneli i Llogarasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Si tuneli kryesor ashtu edhe ai i emergjencës kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin në gjithë gjatësinë e tyre.

Thellësia e vijës së projektit të tunelit është 1 kilometër nga sipërfaqja e tokës. Në tunelin kryesor, gjithë pjesa e gërmimit ka përfunduar ndërsa në tunelin e emergjencës, jemi në hapat e fundit të gërmimit të shkallëzimit”, tha Ardino Halimi, drejtor i projektit.

5% i punës së mbetur lidhet me tunelet e vogla lidhëse mes tunelit kryesor dhe atij të emergjencës, të cilat do të shërbejnë edhe si vendqëndrime për automjetet dhe qytetarët.

“Po punohet me 11 vendqëndrime apo parkime, 5 për automjetet, 6 vendqëndrime për këmbësorët. Gjithashtu në tunelin kryesor është duke u punuar edhe me punimet civile që nënkupton, kolektorin kryesor të ujërave, tubat e drenazhit, shaftet teknike sistemin e ndriçimit, ventilimit”, tha Halimi.

“Për realizimin e kësaj vepre janë të angazhuar 300 punëtorë dhe 100 makineri. Po punohet me ritme të larta që në Qershor tuneli të jetë i aksesueshëm për turistët”, tha Halimi.

Të dy tunelet, si ai kryesor dhe ai i emergjencës kanë gjatësi totale prej 6 kilometrash, ku deri më tani është kryer 98% e gërmimeve, 96% e veshjes me beton dhe në fund të muajit do të hapë rrugën asfaltimit të tunelit të Llogarasë. Investimi për këtë vepër infrastrukturore ka kapur vlerën e 140 milionë Euro. Ky tunel do të funksionojë në dy drejtime, dhe bashkë me aeroportin e Vlorës synojnë t’i japin tjetër frymëmarrje ekonomisë së zonës dhe lehtësojnë aksesin e udhëtarëve ndaj bukurive të jugut.

13 Komente

  1. G
    Gabriel

    Me vajt tek vilat tuaja qeveritare hapni 140 mln euro tunel, kurse rrugën Milot-Shkodër akoma e keni me një kalim. Turp!

    1. M
      Mos u merzit

      Shume shpejt edhe ate, bej durim. Nuk behen te gjitha ne nje kohe

      1. Y
        Ymer Pata Lapërdhaja

        Ta gëzosh tunelin e partise shoku Samir Mane. Parkon drejt e ke dhoma e gjumit ne Palasë...Sa eshte taksa per te kaluar tunelin shoku Edvin ?? E nderton me taksat tona, tani ver edhe takse per kalimin... te kesh ca lekë xhepi

        1. Y
          Ymer Pata Lapërdhaja

          Ta gëzosh tunelin e partise shoku Samir Mane. Parkon drejt e ke dhoma e gjumit ne Palasë...Sa eshte taksa per te kaluar tunelin shoku Edvin ?? E nderton me taksat tona, tani ver edhe takse per kalimin... te kesh ca lekë xhepi

          1. f
            fukaraja

            Ishte komplet rastesi... dhe pak fat......mos e mer per keq.

          2. D
            Dibrani

            I nderuar Gabriel. Ky Gjoka po ben afer 11 vjet rrugen e Arberit, perfundon vepra andej nga Vlora kur i tepron kohe merret me rrugen e Arberit. Sharrexhiu i Pukes e ka bere rrugen skandal, cope, cope. Si rruge koperative. Keta jane Hajdute e kerkoi Kinezi ta bente me 150 milion nuk ja dhane se donin te vidhnin, dhe aktualisht ka shkuar 250 milion Euro dhe as 50% nuk ka mbaruar. Keta Hyjena , gjakpires te pa ngopur.

          3. L
            Llogaraja

            Sa lek do te kushtoje kalimi 7 euro

            1. P
              Pukiani

              Or koqe Gabel ,atje eshte turizmi eshte paraja ,me rradhe behen punet , por Gabeli cecen tja kerkoje komunistit Non Grata kete qe po kerkon sot ,ju la te hani njeri tjetrin ,Shkodra po behet e do behet nje nga qytetet me te bukura turistike ,por me Ramen ,

              1. R
                Ramut bolja

                I qenkan turrur patronazhistet Gabrielit se tha nje te vertet .Po ikni o zhulsa lepijini koqet ramutit .

                1. E
                  Elisa-beth Spiropalikari von de Prrenjas

                  O me "non graten" ose me korruptuesin e McConigalin te FBI

                  1. L
                    Latif Dreqi

                    Epo duhet rruge per tek vilat e Samir Manes..

                    1. A
                      Anglez nga Bishti i Palles

                      "...tuneli të jetë i ...aksesueshëm për turistët”, tha Halimi. Ti Halim surrat qilim , qe s'di shkrim e kendim, je i mire per vezir, ne kulture e ne arsim....................O debil i noteruar...Si do i seleksiononi turistet per te kaluar tunelin?, pa na thuaj. Po nga banoret vendas, nuk do jete "i aksesueshem" tuneli?...vetem nga turistet ? O Ardino, po fol shqip a derbardhe...se kokrra e katnarit 24 karat'i nuk behet dot englez. Jo Ardino ta kesh emrin po dhe BonJovi.

                      1. R
                        Real Padredha

                        VAZHDO EDI ME PUNE TE MBREKULLUSHME PER TE STOLISUR VENDIN E GEZUAR POPULLIN DUKE U LEHTESUAR JETEN ME GJITHFARE MENYRASH. SAZANI VERTET DO BEHET PIKA ME E PREFERUAR TURISTIKE NE BALLKAN E ME GJERE VETEM PO TE MARRI UJIN ME TUBACION NGA UJI I FTOHET I VLORES SE UJI NGA PUSI NE SAZAN PA DYSHIM ESHTE I KRIPUR. RROFSH EDI PER TE GJITHA, SIDOMOS QE E BERE MARRVESHJEN PER SAZANIN ME NJERES PER SE MBARI SA BEKOHET VENDI KU ATA SHKELIN DHE JO SI MAJMUNAT E AZIS QE MALLKOHET VENDI KU ATA SHKELIN.

                        Lini një Përgjigje