Mish nga Brazili e dardhë nga Turqia, çfarë produktesh importi konsumojmë më shumë?

20 Mars 2024, 18:56Ekonomia TEMA
Mish nga Brazili e dardhë nga Turqia, çfarë produktesh importi

Ndonëse Shqipëria është një ndër vendet më bujqësor një pjesë e mirë vijnë nga importi. Nëse ndalemi konkretisht tek zarzavatet dhe frutat në gjysmë dekadën e fundit është rritur ndjeshëm importi i tyre. Në 2019 me 2.5 miliardë në 2023 në 3.3 miliardë lekë.

“Frutat në përgjithësi janë të jashtme greke turke dhe italiane. Shega dardha është turke, limoni e kivi nga Greqia, mollët nga Italia ka dhe Korça,” shprehet një tregtar.

Jo vetëm zarzavatet dhe frutat por gamës së produkteve të importuara nuk i mungojnë as bulmetrat dhe mishi. Nëse i referohemi të dhënave të Drejtorisë së Doganave për 5 vitet e fundit, u importuan në 2019 5 miliardë lekë në 2023 në 8 miliardë lekë.

“Edhe nuk e marrim vesh prej vendi prej importit nuk e marrim vesh, kontroll nuk ka nga vjen ky mish.”

Referuar gjeografisë së importit të mishit sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave vërehet se shumë se 1/3 e mishit gjatë vitit të shkuar erdhi nga Brazili. Lista e importeve pasohet nga Greqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia.

Nëse ndalemi në totalin e produkteve që Shqipëria ka eksportuar dhe importuar në vitin 2023 mund të themi që kemi shitur 1 dhe kemi blerë 3.

Në vlerë, vendi ynë eksportoi rreth 440 miliardë lekë produkte shqiptare, dhe importoi nga jashtë  rreth 874 miliardë lekë. (Marinela Lina)

 

1 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Shikoni gyzelin turk si o bo si thes me mut(me mish Brazilian) e koka si dardhe turke.... hahahaha gezuar Rramaxonin

    Lini një Përgjigje