Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros dhe nevoja jetike e Shqipërisë për investime të markave të mëdha

20 Mars 2024, 20:10Ekonomia TEMA
Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan?

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?

Me të drejtë lajmi nuk u ka pëlqyer të gjithëve: shifra, marka, personazhet, investitorët, subjektet shënojnë një rekord, madje shumë syresh.

Së pari, plani për investimin e 1 miliardë dollarëve në Sazan dhe Zvërnec nga dhëndri i ish-presidentit amerikan Trump tërhoqi vëmendjen e New York Times dhe Bloomberg – media më shumë se prestigjoze, që i trajtuan këto lajme në një dritë pozitive duke e permendur Shqipërinë si destinacion që mund të thithë investime të mëdha.

Lajmi i mirë është ndarë edhe nga vetë investitori, Jared Kushner i cili ka në pronësi “Affinity Partners” dhe ka publikuar disa fotografi nga projekti fillestar se si do të duket resorti turistik në Sazan.

Kompania e dhëndrit të Trump ka mbështetjen financiare të Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite, pasi pjesë e projektit është edhe rrjeti i hoteleve me pesë yje Aman Resort. Së dyti, përkundër këtij ‘lajmi botëror’ në mediat më presigjoze ndërkombetare, nuk kanë munguar edhe interpretimet halucinante dhe kontradiktore, spekullime të shumta deri tek e pamendueshmja në këtë rast: Përfshirja edhe e të famshmit – Charles McGonigal – tashmë i dënuar i drejtësisë amerikane- si ndërmjetës mes dhëndrit të Trump dhe Ramës! Ky hamendësim jo vetëm larg të vërtetës, por është edhe shumë kontradiktor, duke qenë se qëndrimi i ish-presidentit amerikan, Trump pas arrestimit të zyrtarit të lartë të FBI-së, ka qenë dënues ndaj këtij të fundit duke u shprehur në një reagim në rrjetin social “X” për McGonigal që “të përvëlohet në ferr”.

Kontradiksioni i dytë janë spekulimet e kahershme për rreshtim të kryeministrit Rama nga njëra anë me George Sorosin që njihet si kundërshtar kryesor i Donald Trump dhe nga ana tjetër me vetë Donald Trump që është në luftë me multimiliarderin.

Këto tip shpjegimesh- alla konspirative, vendosin vetë dhëndrrin e Trump në një pozicion te pakonceptueshëm: ai është në krah të Charles McGonigal, për të cilin Donald Trump është shprehur publikisht që “të shkojë në ferr”.

Përtej këtyre kontradiksioneve dhe aludimeve, lajmi që në Shqipëri po afrohen investitorë të mëdhenj strategjikë vlen të mbetet i ndarë nga spekulimet, duke mos i ngatërruar pozicionet e askujt në këtë histori, as të kryeministrit të vendit, as të personazheve të tjerë larg kësaj historie si Trump dhe Soros apo Jared Kushner, i cili është thjesht një investitor në biznesin e vet.

Nëse të gjitha spekullimet lidhur me pikënisjen e këtyre investimeve, të mos kishin gjithë këto kontradiksione, kjo do të ishte gjysma e së keqes! Kritika për këtë investim të rendit 1 miliard, pikërisht në turizëm, pikërisht në atë sektor që Shqipëria po kërkon të dalë në pah në tregun e egër të argëtimit, nuk merr parasysh asnje rrethanë në të cilat zhvillohet joshja për të tërhequr të tilla investime madhore dhe prestigjoze!

Të mendosh që Shqipëria ka ligj që jep shumë favore dhe quan ‘investitor strategjik’ me mbi 50 milionë dollarë, kurse ‘Sazani’ është 200 herë më i madh! Kush mendon se investimet e huaja vijnë nga lajmërimet e AIDA-s, Agjensia e Investimeve të Huaja, jeton jashtë kohe! Dhe të mendosh se Shqipëria e kundërshtarëve të “djathtë” të Edi Ramës, që në mesin e viteve 90- kishte shpallur ‘Shqipëria 1 markë’ apo pas 2005 ‘Shqipëria 1 euro’ meqë marka nuk kishte më! Edi Rama, përmes marrëdhënieve ndërpersonale dhe aftësisë së tij në marrëdhëniet publike, nuk ka parë targa idologike apo identitare, por ka vepruar si pragmatist për një nevojë jetike të Shqiperisë: investime të medha, të markave të mëdha! Ky i Sazanit e Zvërnecit është një rast i tillë! (TCH)

4 Komente

  1. F
    F.Y

    Bo bo bo, artikull i dale nga zyra e shtypit te propagandes se shokut E.R. Asnje limit nuk njihni.

    1. a
      american23al

      Po degjoja nje debat ne TV me politikane te rinj, ish ambasadore dhe organizues ankete rreth kesaj teme, me beri pershtypje niveli teper i ulet dhe monoton i diskutimeve, . Pyetja ishte: Jeni dakort me nje investim te ketij niveli ne Sazan.? Shume thjesht…politikani kerkonte info me te sakte deri tek projekti dhe se sa para fiton shteti..???! Ishambasadori mori nje maratone monotone qe nuk po ndalonte dot si oponence mediokre tipike, ndersa ai qe organizonte anketen kerkonte qe te pritej me shume sepse Sazani eshte qendra e globit dhe ndoshta perendimi do te hedhe flori nga qielli nje dite. Keto nivele debatesh jane ne pergjithesi ne te gjithe kanalet TV, kjo eshte ndoshta dhe aresyeja qe investimi ne Shqiperi eshte sh i dhimbshem sepse vec veshtresive te punes jane edhe ato te vete shqipetareve qe futin hundet vend e pa vend qe demtojne vehtveten, investitori ne rradhe te pare vjen te fitoje per vehten dhe i zoti i shtepise duhet te perfitoje sa te jete e mundur pa e larguar ate dhe te humbe gjithcka…!!!Nqs ky investim realizohet fitimet jane te shumta si direkte dhe indirekte per shqipetaret, lerini filozofite idioteske dhe foshnjore dhe mendoni thelle per te ardhmen…..

      1. s
        spata

        Ja ku fshihet Rama dhe McGonigal . Budallenjte shqiptare nuk kane kuptuar se aferet midis McGonigalit dhe Rames na qenkan qokat qe do ti behej dhendrit te Tampit.Me te drejt McGonigal ka kerkuar paradhenje per kete ndermjetsi . Ajo shuma 250mije s'duhe te jete e vertet .Dihet kush ka paguar . Sa degjuam, qe me dhendrin e Trampit, na qenka dhe Kastrati( kompani biznesi me Ramen ) del zbuluar Gjigandi yne ,qe u fry kaq shume me pushtet. U be Mbreti i Shqiperise dhe s'ndalet me deri sa te kurorezohet .Po Berisha, qe ciceron si sorr nga ballkoni , ku e ka sekretin qe nuk po shohin shqiptaret ? Aaaaaaaaaaaaa doli dhe lidhja Berisha -Rama nga marveshja e fundit qe sbie ne sy per keto pazare te pista .Rama ne pushgtet edhe ne mandatin e 2025 .Po Berisha cfare kerkon ? te kthehet i ndershem qe te birbilosi e te vulosi paprekshmerine e tij para skandaleve qe e groposin . Te heqi Non Graten se me keta te SPAKut dhe Gjukatat ai rron sa shqiponja .He ju lumte o trashegimtaret e Zogut, qe ja kini futur, sa s'mbahet me hisorikisht shqiptarve .

        1. K
          Kurvat e Rilindjes

          Ramut haleja as e ben transparence ,s do t ia dije per qytetaret ,mjafton ai te vjedhe dhe te siguroje imazhin e tij .Nuk e ke token e babait o hajdut i rilindjes ,dhe me afrikanet ashtu u be njerzit e moren vesh nga gazetat ,ketij gjarpri duhet ti prihet koka sa s eshte vone

          Lini një Përgjigje