Sa të “sigurtë” janë punonjësit në vendin e punës?

22 Mars 2024, 21:50Ekonomia TEMA
Sa të “sigurtë” janë punonjësit në vendin e

A mjafton që një vend pune ta quash të tillë vetëm sepse merr një pagesë mujore?  Një vend pune është më shumë se sa kaq, është siguri dhe mbrojtje sociale. Por jo të gjitha bizneset e ofrojnë këtë pavarësisht se shkelin legjislacionin në fuqi. Informaliteti në punë vijon të jetë ende shqetësim për punëmarrësit, pavarësisht reformave të ndërmarra në këtë drejtim

Përgjatë vitit 2023, Inspektorati Shtetëror i Punës gjatë inspektimeve të kryera në biznese të shtrira në të gjithë territorin e vendit ka konstatuar  1,965 punëmarrës informal ose 9.2% më shumë se një vit më parë. Nga kjo shifër,  për 1949 prej tyre është formalizuar marrëdhënia e punësimit brenda procesit inspektues, përmes masave ligjore të marra nga inspektorët.

Por përpos informalitetit problematikë vijon të jetë mungesa e një kontratë midis punëdhënësit dhe punëmarrësit, e cila mbron edhe më shumë të drejtat e të të punësuarit kur ka abuzime, por nga ana tjetër edhe të vetë biznesit.   Në lidhje me kontrollin e kontratave individuale të punës na rezulton një përmirësim i lehtë i punonjësve të konstatuar të punojnë pa një dokument të tillë, por që sërish nuk e zgjidh fenomenin.

Inspektorati Shtetëror i Punës ka konstatuar dhe trajtuar për formalizim të plotë të marrëdhënies së punësimit, 2,502 punëmarrës pa kontrata individuale pune të konstatuar ose rreth 15% më pak se konstatimi i vitit 2022.

Të dhënat kanë dalë nga inspektimet e ndërmarra në 9938 subjekte private dhe shtetërore në të gjithë vendin, dhe kontrollin e mbi 216 mijë vendeve të punës. (Elisabeta Dosku)

Lini një Përgjigje