50 milionë euro nga turizmi dentar. Italianët kryesojnë të huajt që zgjedhin Shqipërinë

25 Mars 2024, 11:49Ekonomia TEMA
50 milionë euro nga turizmi dentar. Italianët kryesojnë të

Shqipëria është zgjedhja e parë e italianëve për atë që njihet si turizmi dentar. Të dhënat e autoriteteve përtej Adriatikut tregojnë se gjatë vitit të kaluar më shumë se 200 mijë italianë kanë rregulluar dhëmbët jashtë vendit.

Nga këta, 50 mijë kanë zgjedhur Shqipërinë ndërsa pjesa tjetër është orientuar drejt Kroacisë, Turqisë dhe Rumanisë.

Ekspertët thonë se arsyeja kryesore lidhet me çmimet. Në Itali, ky shërbim ofrohet deri në 10 herë më shtrenjtë se në Shqipëri.

Megjithatë, sipas shoqatës italiane të dentistëve, një në tre italianë që zgjedhin të rregullojnë dhëmbët jashtë vendit ka nevojë për riparimin e tyre për shkak të cilësisë së dobët të punimeve.

Ekspertët vlerësojnë se një italian shpenzon minimalisht një mijë euro për dhëmbët jashtë vendit. Duke u bazuar te këto shifra, në Shqipëri turizmi dentar i ka sjellë ekonomisë të paktën 50 milionë euro gjatë vitit të kaluar. (Voxnews)

Lini një Përgjigje