Kurum ndal punën, 500 punonjës njoftohen për ndërprerjen e kontratës

24 Gusht 2024, 18:21Ekonomia TEMA
Kurum ndal punën, 500 punonjës njoftohen për ndërprerjen e

Kompania turke “Kurum” ka mbyllur dyert duke ndaluar punën. 500 punonjësit e Uzinës së Çelikut e Petëzimit janë njoftuar për ndërprerjen e njëanshme të kontratës pa u dhënë arsye, shkruan ABC News.

Nga data 1 gusht uzina ka ndalur punën në Uzinën e Çelikut ndërsa nga data 20 gusht është mbyllur edhe Uzina e Petëzimit.

Deri tani nuk ka pasur asnjë konfirmim nga drejtuesit e Kurum për vendimin, megjithëse zyrtarisht thuhet se mbyllja e aktivitetit është për shkak të remontit.

Emri i kompanisë turke që operon në Shqipëri prej shumë vitesh (1998) doli së fundmi pas kapjes së një ngarkese me mbetje toksike rreth 800 ton në Tajlandë.

Ngarkesa ishte nisur nga Porti i Durrësit ndërsa Ministria e Mjedisit deklaroi se ato ishin nga një kompani që vepronte pranë ish-Metalurgjikut në Elbasan.

Të njëjtën ditë, kompania “Kurum” hodhi poshtë deklaratën e Ministrisë së Mjedisit se ngarkesa ishte e saj, duke theksuar se i respekton të gjitha rregullat për trajtimin e mbetjeve, toksike apo jo.

Sipas prokurorisë, mbetjet toksike janë transportuar nga “Kurum” në Portin e Durrësit nga kompania e transportit “Sokolaj”, e cila është pjesë e hetimeve gjithashtu.

Përfaqësuesja e kompanisë Sokolaj, ka deklaruar në polici se mbetjet, të cilët ajo i ka emërtuar si oksid hekuri, janë blerë nga “Kurum” në nëntor 2023 për 41 mijë dollarë dhe i janë shitur një kompanie në Kroaci, GS Minerals D.o.o për 141 mijë dollarë ndërsa kontejnerët janë nisur nga Porti i Durrësit më 4 korrik 2024.

7 Komente

  1. M
    Mero qerozi

    presion qeverise per hetimin qe u nis per mbetjet

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nul Moka

      Epo, e tha Berisha. Qeveria po kërkon tja faturojë Kurum ato mbetjet..... . Po Kurum nuk bën nga ato gjëra.. Kurum është kompani e ndershme..... Ndryshe nuk ja falte Berisha 3 hidrocentrale Kurumit.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sylvinjo

        Tani u kuptua qe ato jane mbetje toksike, dhe Kurum pranon me mire te largohet fare nga Shqiperia sesa te marri mbrapsht ato mbetje toksike. Kjo gje tregon se Qeveria Shqiptare nuk i ka kontrolluar mbetjet qe shet Kurumi ne menyre qe te mesonte jane toksike apo jo. Qeveria e hajdutit Rama eshte nje qeveri e mbushur me kucka , te cilat nuk cajne koken per te bere detyren sic ju takon , por e kane mendjen vetem si te vjedhin.

        Përgjigjjuni
    2. L
      Linza

      Ore ti qe shkruan budalleqe. Thua qe Kurum do beje remont, nese po, nuk quhet mbyllje por nderprerje e punes perkohesisht, aq sa zgjat remonti. Nuk ka as nderprerje te kontrates. Punonjesit marrin lejet ose paguhen me nje perqindje besoj.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alex

        Linza, pyet Edvinin se ai ka njouri per cdo gje dhe mendoj se e ka dhe pergjigjen gati, per derisa komenton dhe Pelikanin qe u ngrit nga karavastaja, ma mer mendja se e di dhe kete ,ose Balluku patjeter qe mund te kete informacion ,po qe mbas kesaj istorie fshihet conspiracy atehere vec Sala ose Iliri I jep shpjegim, njeri nga ballkoni, tjetri Duke u hedhur nga lumi kurse Edvini me atlete te bardha ne Paris ,

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gazepi

          Shtet varikars komplet. Nuk e di askush se çfare behet dhe te kujt jane helmet. Sa kohe doganat kane grup te strukturuar kriminal aty hyn macje dhe qeni bashke. Kapiteneria, antikontrabanda detare, antikontrabanda tokesore, dogana Durrës, autoritei portual, hetimi doganor, informacioni doganave, akciza etj etj totalisht te korruptuara dhe jashte funksioni

          Përgjigjjuni
          1. H
            Ha o Rabid , ha

            Dolën nga vrima gjarprinjtë helmues të "non gratës" Sylvinjo , Alex , Gazepi , të njëjtit që komentojnë në çdo artikull kundër Ramës dhe qeverisë . E kini dëgjuar atë fjalinë e urtë popullore : "Qeni leh e ujku buzëqeshur , pjerdh".

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje