Nga Tiranë-Ndroq-Plepa te rruga e lashtë e karvanit Vlorë-Berat-Voskopojë-Korçë, bashkë me rehabilitim e aksit Fier-Kthesa e Patosit-Fratar dhe zgjerimin e segmentit “Milot-Rrëshen në Rrugën e Kombit” ... Janë këto disa nga projektet infrastrukturore që pritet të marrin jetë në dy vitet në vijim.
Me një vlerë që tejkalon shumën e 500 milionë eurove, veprat e tjera infrastrukturore që pritet të financohen përfshijnë zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, ndërtimin e Bypass-it të Gjirokastrës në korridorin Adriatiko-Jonian apo aksin Gjirokastër-Kakavijë.
Deri në fund të vitit 2027 pritet të nisa puna edhe për akset Mamaliaj-Ura e Subashit; Bushtricë-Pika Doganore Poçem-Memaliaj; Muriqan-Balldren, Elbasan-Lekaj dhe Bypass-i i Sarandës.
Pas garantimi të financimit, në dy vitet e ardhme prite të nisë ndërtimi i linjave hekurudhore Durrës-Prishtinë, Rrogozhinë-Pogradec dhe Vorë-Hani i Hotit. Te kjo e fundit pritet përmbylla edhe e elektrifikimit.
Brenda këtij viti pritet të nisë puna edhe për ndërtimin e rrugës Berat–Ballaban.
Aksi rrugor me gjatësi prej 58 kilometrash që lidh qarkun e Beratit me atë të Gjirokastrës pritet të kushtojë mbi 4.1 miliardë lekë. Për lotin e parë të punimeve janë venë në dispozicion pak më shumë se 1.9 miliardë lekë, ndërsa për atë të dytë gati 2.3 miliardë lekë.
Akset rrugore, punimet për ndërtimin e së cilave planifikohet të zgjasin mbi dy vite i shërbejnë si qytetarëve shqiptarë, ashtu edhe turistëve të huaj. (Marjo Brakaj)
Nuk duhet rehabilituar Fier - kthesa e Patosit, por duhet bërë rrugë e re, rrethrrotulli i Mbrostarit - kthesa e Patosit..... . Kështu automjetet nga Patosi, Ballshi, Rroskoveci dhe zonat, që shkojnë për Tiranë, nuk do të hyjnë në Fier........ . Kaq budallenj ka në Fier?.... . Më duket se është një i zgjuar. Shkoni dhe e pyesni.
Shume bukur,po te jene te verteta.Me aq rruge sa thote shkrimi,ka mundesi te ngatarrohen edhe vete rruget.
Po atë urën Ulqin Shkodër kur është inagurimi se afati fundi i 2024 e ka më duket
Gj-Kakivi eshte shime shume mire kerkohet vetem te shmanget Gjirokaster hyrje der njecik me tutje Lazaratit, pra dy km. Ndersa Memaliaj-Pocem nuk la mundesi shmangje pasi kerkon gjurme te re e cila kalon mbi tepelene dhe ne baze te sdudimeve, toka ne tepelene nuk mba. Ka rrezik e madh shëmbje. Apo harrova ine, kemi zgjedhje. Projekti fillestar, ai i Nonos kalonte : Kakavi djathtas ne tokat e dropullit me ngritje rruge me perdorim betoni rrerh 2 metra laretsi ne te gjithe aksin e saj. Nuk futej fare ne Gjirokaster pasi e linte majtas ate, pra ndiqte lumin drino por nga ana e djathte te drinos dhe vazhdonte mbi Tepelene tek kodra me pisha, cekte malin e Bences anash dhe vashdonte ne te majte te Memaliajt dhe perdorte ure tjeter ( te re) dhe mbaronte ne Pocem me dy krosi nga secili kah. Nuk i be ashtu pasi problemi i kodres se Tepelenes doli i pakapercyrshem ndaj shikoni te ballosni ndonje rruge ne tr pasi as tirana nuk ka perfunduar asfaltimin