Ndryshon harta e partnerëve kryesorë tregtarë – Shkëmbimet tregtare me Serbinë, në “ngërç”. Shënojnë rënie në korrik

20 Gusht 2024, 22:25Ekonomia TEMA
Ndryshon harta e partnerëve kryesorë tregtarë –

Në muajin Korrik të këtij viti Shqipëria importoi mallra me vlerë rreth 85 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 21.1%. Kjo rritje e importeve dhe nga ana tjetër rënia e vazhdueshme e eksporteve kanë patur ndikim edhe në rritjen e defiçitit tregtar. Por çfarë thonë të dhënat për partnerët kryesorë tregtarë në drejtim të importve?

Krahasuar me muajin Korrik të një viti më parë, një ndër shtetet që bie më shumë në sy është Arabia Saudite, e cila në vitin 2023 ishte partneri i 38-të më i madh tregtar në import me vendin tonë, ndërsa këtë vit është ngjitur në vendin e 8-të, me një rritje vjetore prej më shumë se 800%, ku ndikimin më të madh e kanë patur lëndët djegëse. Pra, ndër 10 partnerët kryesorë ky vend ka rritjen më të lartë. Më pas ndjek Egjipti, i cili po ashtu është renditur si ndër partnerët kryesorë. Po ashtu, rritje të importeve regjistrojmë me Greqinë, Kinën, Poloninë, Gjermaninë, Turqinë, Italinë dhe Kosovën. Ndër 10 partnerët kryesorë, rënie të importeve kemi vetëm me Serbinë.

Nëse e përqëndrojmë analizën në marrëdhëniet tregtare me rajonin, sipas të dhënave të INSTAT, në muajin Korrik të këtij viti, Shqipëria realizoi me këto vende rreth 11.7 miliardë lekë shkëmbime tregtare, ku përfshihen importet dhe eksportet.

“Scan Intel” është ndalur tek të dhënat për të kuptuar sesi ka ndryshuar marrëdhënia e tregtimit mes vendeve të rajonit. Sipas shifrave, Shqipëria ka rritur eksportet në vlerë me Bosnje Hercegovinën, Kosovën dhe Malin e Zi, ndërsa me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut vlera e eksporteve ka rënë. Kjo rënie konstatohet në 17.6% në Serbi dhe 8.7% me Maqedoninë e Veriut.

Sa i përket importeve në vlerë Shqipëria ka forcuar marrëdhëniet me të gjitha vendet përeç Serbisë. Rritja më e lartë regjistrohet me Kosovën dhe Malin e Zi me 109% dhe 36.1% respektivisht. Nga ana tjetër, rënia me Serbinë vlerësohet në 13.6%. (Xhorxhina Deda)

3 Komente

  1. B
    Berat Bubuzheli

    Eshte per te ardhur keq qe maredhenit me Serbin ndryshojne sipas politikes ditore Serbe kjo tregone qe njerzit atje jane te manipulueshem. Serbet nuk jane njerez te kqinje , jane njerez qe kane bashkjetuar me Kroat Slloven Boshnjak Maqedonas Monténégren Hungarez Rome Egjiptian Goran Rumune Turqe nuk jane si ne ku popullsia eshte 99.7% etnikisht shqiptare Nuk dua ti referohem konfliktit me krahine ne kosoves megjithse Serbi i vrau perdhunoje ata sot jane pro Serbe pamvarsisht perrallave me patriotisme qe tregone ne odat e çajit. Serbet jane popull nacionalist vdesin per flamure nuk e nderojne si tribalet e kosoves . Do kisha deshire qe maredhenit te ishin te mira por serbet dhe Serbia jane shume large kultures dhe mentalitetit tone . Nje serbe per mua jeton akoma ne vitet 1700 te mos degjoshe Dua Lipa se eshte shqiptare haaaa turp te mos vizitosh Shqiperin dhe plazhet e saj , te ulet niveli tregetise dyke ju referuar legjendave te nacionalisteve préhistorique Serbe eshte per te ardhur keq. -Nuk kam simpathi per nje serbe jo per shkak te luftes ne kosove nuk me intereson fare kosova por per sjelljeve jo te civilizuar qe nuk i pershtaten kohes.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sylvinjo

      Me Serbine mbylleni fare tregetine, mos blini azgje nga ata qelbesira, Ai esht vend armik, dhe as qe duhet te kemi maredhenie fare me te

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tedi

        O Berat, te qifte e gjithe serbia familjen. Kurve muti.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje