
Leku vijon të fitojë pikë kundrejt monedhës europiane e cila e ka nisur javën me dobësim. Në bazë të kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet me 99,71 lekë një ndër nivelet më të ulëta të regjistruara në vend. Ekspertët e shpjegojnë këtë fenomen me fluksin e larte turistik që ka pasur Shqipëria gjatë këtij viti por edhe me remitancat. Të dhënat konfirmojnë se për periudhën janar-korrik Shqipëria priti 6.3 milionë turistë.
Niveli i euros përballë lekut do të jetë një normalitet i ri në kursin e këmbimit dhe nuk parashikohet që të ketë një forcim të monedhës europiane ndaj lekut.
Dobësimi i monedhës europiane vlerësohet si një faktor pozitiv nga Banka e Shqipërisë pasi ndikon direkt në mbajtjen nën kontroll të çmimeve të konsumit. Po ashtu një trend i tillë është pozitiv edhe për të gjithë ata persona që kanë kredi në euro sepse do të paguajnë më pak. Përfitime nga një lek i fortë përballë euros ka edhe qeveria pasi paguan më pak kosto për boxhin e jashtëm. Ata që dëmtohen direkt janë eksportuesit pasi i shesin mallrat në euro duke marrë më pak fitime.
Vazhdoni forcojeni, askush nuk vjen me nga emigracioni, dhe vec emigrantet harxhojne leke. Shqiperia do behet dhe tmerrsisht e shtrenjte me e shtrenjte dhe per sherbime outsourcing. Per 2 vjet do kete kolaps total te ekonomise dhe pronave, pa nderhyrje nga jashte se me nderhyrje nga jashte kolapson per 24 ore sistemi i pastrimit te parave qe ka ngritur Ed droga.
Fatkeqësisht ke të drejtë!. Vetëm ekonomia e theksuar informale do t'a cënonte kaq shumë kursin e këmbimit. (Kur realisht ekonomia nuk prodhoi asgjë më shumë se dje). Forcimi i lekut= Flluskë sapuni!. Banka e Shqipërisë fle gjumë dhe ku të bëjnë ndonjë lekë. Guvernatori një buf.
Remitancat e drogës.