Behen gate projektet: Zgjerimi i Tiranë-Durrës 298 mln euro, ne listte dhe Ndroq-Plepa e Baypass Elbasanit! ‘

18 Gusht 2024, 19:59Ekonomia TEMA
Behen gate projektet: Zgjerimi i Tiranë-Durrës 298 mln euro,  ne

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra do të shërbejë për emergjencat do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 298.8 milionë euro. Puna për zgjerimin e autostradës nis me përfundimin e sezonit veror në 2 lotet e para kthesa Kamzës-Vorë dhe Vorë-Sukth, për të cilët janë shpallur edhe fituesit.

Në dokumentin e rishikuar të Politikave Prioritare 2025-2027, i cili është publikuar në Fletoren Zyrtare, janë saktësuar edhe vlerat e reja financiare për një sërë projektesh të mëdha. Konkretisht rruga e re Tiranë-Ndroq-Plepa, që mund të shërbej si alternative nëse autostrada Tiranë-Durrës bëhet me pagesë, ka një faturë të dyfishuar në raport me planifikimin fillestar. Kostoja për ndërtimin e saj është rritur në 87 milionë euro, nga 39.8 milionë euro që ishte.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me projektin për Baypassin e Elbasanit që është futur në listën e prioriteteve të matururara. Kostoja fillestare ishte planifikuar në 97.3 milionë euro, ndërsa tashmë ka arritur në 240 milionë euro.

Një tjetër vepër me faturë të kripur financiare është Korridori VIII. Edhe pse nuk specifikohet burimi i financimit nëse do të jetë tërësisht financim i shtetit apo me ndihmë të ndërkombëtarëve, fatura për ndërtimin e aksit Rrugor Elbasan-Lekaj është parashikuar të jetë 360 milionë euro.

Nga lista e prioriteteve të maturuara është hequr Aeroporti i Sarandës pasi ka ndryshuar vendndodhja për në Gjirokastër dhe është shtuar projekti i ri i Baypassit të Sarandës me vlerë 34 milionë euro.

Lista fillestare e prioriteteve ka ndryshuar jo vetëm për vlerat por edhe për projektet që janë shtuar ose hequr. Në dokumentin e miratuar 5 muaj më parë projekt i maturuar, pra që ishte në fazë të avancuar ishte edhe hidrocentrali i Skavicës, por me ndryshimet e bëra Skavica me vlerë investimi 800 milionë euro ka kaluar në listën e projekteve pjesërisht e maturuar. Në vend numëro është edhe projekti për të vënë në punë TEC-in e Vlorës, apo investimi strategjik për ndërtimin e Hekurudhës Durrës-Prishtinë prej 750 milionë eurosh. Projekte këto që janë në stadin pjesërisht të maturuar.

Në dokumentin e ri janë 51 projektet prioritare të maturuara, të cilat konsiderohen në fazë të avancuar pasi ka përfunduar studimi i fizibilitetit apo studime të tjera të projektit, vlera e të cilave kapërcen shifrën e 4.5 miliardë eurove. Janë 53 projekte në proces maturimi për të cilat është iniciuar studimi i fisibilitetit dhe janë 33 të tjera të pamuturuara, pra në fazë ideje. (Shqiptarja.com)

ZGJERIMI I AUTOSTRADËS TIRANË-DURRËS

Vlera fillestare     205,000,000 euro

Vlera e re             298,860,000 euro

Diferenca            +93,860,000 euro


RRUGA E RE TIRANË-NDROQ-PLEPA

Vlera fillestare     39,827,760 euro

Vlera e re             87,000,000 euro

Diferenca             47,172,240 euro

BAYPASS I ELBASANIT

Vlera fillestare     97,300,0000 euro

Vlera e re             240,000,000 euro

Diferenca          +142,700,000 euro

30 Komente

  1. E
    Emigranti

    Mjer ne si popull dhe shtet se kush na drejton dhe adminisrtron djersen dhe mundin tone,megjithate mire na i ben ( si kjo dhe gjithe qeverrit parardhese).Ne kaq meritojm derisa nuk ngihemi ne revolte mbar popullore deri sa te shkojn ne djall keta maskarenje dhe te paskrupull.Si mund te ndryshojn ne vlera te tilla (deri ne dy e tre fish)nje preventiv projekti ende pa nisur dhe pa i dhene popuulit asnje spjegim?Ku eshte opozita e famshme apo shqetsim ja vetem fatin e Sali kryehajdutit dhe keqbersit me te madh te kombit dhe vendit tone.Ngrihu o Shqiptar,boll mban ne shpine kete plehra.O sot o kurr.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      ...behen gati!!!!!ooops, po Berisha ka 15 vjet ne pushtet tani, keni shume te drejte......

      Përgjigjjuni
    2. E
      Enea

      Nuk bën më shumë se 50 milion Euro Tirane-Durres. 250 milion jane vjedhje e grabitje e rradhes, e paturpshme dhe e neveritshme e Edvin Drogës dhe Tortes helmuese Belinda.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Martin

        O komentues injorante, pse nuk kerkoni fjalen e specialisteve, por shkruani budallalleqe? Edi Rama ka 25 vjet ne krye te pushtetit vendor dhe qendror dhe me "vjedhejt" qe pretendoni ju do te ishte njeriu me i pasur ne bote!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          O i çkleti ti! Vogelushi naiv

          Përgjigjjuni
      2. M
        Maro

        Po ka ndonje relacion pse jane rritur vlerat?

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ardit

          Po beheni te gjitha me pagese, me mire fare beheni si ne kohen e Xhaxhit qe nuk lejonte levizjen e lire fare, bllokojini te gjitha qeveri kurve ju shkerdhefsha ropt ku ti keni.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqipëtar.

            Ok! Ju falenderojmë për sa bëni, por kujdes me cilësinë. Me këtë vlerë monetare, edhe me betonarme ta bësh(si bëhet në Gjermani) dhe shtresa e sipërme bëhet e “pavdekshme” del fitimi për këdo që e ndërton.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sbehet me ai vend!

              Hahahaha ulet Bela me nje te rene lapsit grope buxheti! Mos u ngopshin!

              Përgjigjjuni
              1. x
                xhambazi

                RRopt rilindjes qe e kane bere dy here deri tani ,cohuni o njerez se leket tuaj vene vetem per tendera ne xhepat e Belinda bundres

                Përgjigjjuni
                1. r
                  rilindjotet

                  A ka mbetur gjë pa vjedhur?

                  Përgjigjjuni
                  1. v
                    visi

                    Rruga Tiranë Ndroq Plepa ka 20 vjet që thuhet do të,do të,do të dhe asgjë,nëse kjo rrugë do të bëhej trafiku në autostradë do ishte normal.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Karmina

                      Kur u ndertu dikur rruga ( apo u zgjerua), qeveria duhet te mos lejoje ndertime buze rruges, por kjo nuk u zbatua nga asnje qeveri! Tash, keto shpronesime, do i paguajne shtetasit shqiptar apo piçka e Shiqerres?!

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Karmines

                        Kur u dhane lejet per ndertimet indistriale kushti ishte distanca 10m nga rruga. Jo vetem nuk u respektua por u legalizuan dhe tani duhet te paguajme per shpronesime! Shtetar te paafte qe nuk e di perse votohen! Vetem per te vjedhir mendojne

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Karmina

                          Karmines Pikerisht, ky eshte thelbi i nje problemi pa fund! Duke fillu nga 1992 e sot vazhdojne ndertimet rrumpalle! Pasojat do i paguajne qytetare r shqiptare! Une me Xenin e kemi te thjeshte, mund te jetojme kudo ne bote, nuk na plasi bitha per Shqiperine!

                          Përgjigjjuni
                      2. P
                        Parruca

                        Ore ka ndonje Kontroll Shteti ky vend? Po Prokurori a ka? Si mor 2 dhe 3 fishohen kostot per nje veper dhe nuk leviz njeri as gishtin. Tigri nga arratia madje e denoncoi nje praktike te tille te vjedhjes diten per diell me tunelin e Plases.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kolegu i SPAK-UT

                          Ka dhe thot që po vidhet masivisht çdo vit. Problemi është që ai pjerdh njeri edhe i shajnë edhe mediat

                          Përgjigjjuni
                        2. J
                          JA KAQ

                          Ose jeni shumë analfabetë, ju "gazetarët" e leshit, ose jeni shumë bythëlëpirësa. Ska mundësi e keni shkruajtur me një frymë artikullin, që vetëm shqip skeni shkruar maskarenj na i bastarduat fare gjuhën shqipe. Hajde rropt ku ti keni

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bela-ja e Ramës!

                            Eh t'a rrofsha pjeshkën moj Bela. Kudo ku janë këto projektet "madhore" është edhe mafia brenda kudo fryhen faturat. Dhe pastaj dalin ca patronazhistë apo punonjës administrate dhe fillojnë mbarojnë qeverinë. Bravo Edi Rama që po e zhvillon Shqipërinë. Ndërkohë që faturat rriten me 50%. Kur do t'a kuptoni se këto bëhen me borxhe ose me faturat të fyra e vjedhje e mashtrime galaponte ku breath e ardhshëm do ti paguajnë në kurriz. O njerëz kur do t'a kuptoni dhe ngriheni, kur t'ju futen në shtëpi. Nuk e kuptoni se janë komplet njëlloj hajdutë. Si ata që kanë qenë dhe këta që janë. Nuk ju hyjnë më në sy milionat por e kanë rrit stekën gjysëm miliardi e sipër. Po i bejnë spektakël atij vendi. Akoma s'u ngopën... Rroptë ku ti kenë !

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Enea

                              Te zgjerojne rrugen e aeroportit se lane nam.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                E drejta

                                Se nga do dalin keto miliona euro vetem km jone e di Po na zhysin perdita ne borxhe qe te mos ngreme koke kurre Se shpejti do ja degjojme kengen

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Berreta

                                  Nga dalin dihet, por ku futem nuk dihet

                                  Përgjigjjuni
                                2. a
                                  adi

                                  30mil euro DHE I KA TEPER, 36km rruge eshte. vjedhja on fire dmth hallall. ripeni popullun se prap ju voton

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Luiza

                                    O injorant, rruget nuk po i ben populli, por Bashkimi Europian, se i duhen Europes jo Albanistanit.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      EU

                                      O karr! Nga e morre kete informacion? Nga Krifca?

                                      Përgjigjjuni
                                  2. A
                                    Arzt

                                    I lexon SPAK-u keto?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      Rabid Commies

                                      Po, i lexon, pasi Tema eshte Zëri i Popullit!LOL

                                      Përgjigjjuni
                                    2. z
                                      zhigolo

                                      A ka diçka edhe për xhepin tim!Jam modest nuk dua shumë nja 10-15 mil.€!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Mesuesi

                                        Vetem titulli ka dy gabime drejtshkrimi. Mjere kush ju lexon.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          Rrugaci

                                          Budalleku me i madh eshte zgjerimi i rruges dhe jo daljet e reja nga Tirana qe duhet te jene 1 te bulevardi i ri deri ne Tapize nepermjet nje tuneli ne kodrat e Paskuqanit dhe e dyta ne kombinat deri ne Peze dhe duhet te vazhdoje deri prane Kavajes apo Rrogozhines. Me keto 2 projekte rruga Tirane Durres dhe nyjet tek Casa Italia dhe te ish Shqiponja shpetojne nje here e mire nga trafiku dhe pseudo autostrada Tirane Durres behet eficente me aq korsi sa ka aktualisht.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje