Tender për rrugën Korçë-Ersekë – 432.3 mln lekë për pjesën e dytë të lotit II

16 Gusht 2024, 21:20Ekonomia TEMA
Tender për rrugën Korçë-Ersekë – 432.3 mln

Përfundimi i rrugës Korçë – Ersekë do të kërkojë fonde shtesë, teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin për pjesën e dytë të lotit II. Ky dikaster parashikon të hapë procedurën prokuruese, me fond limit prej rreth 432.3 mln lekë, që do të shkojnë për ndërtimin e kësaj pjese të rrugës. Tenderi fillestar për këtë segment u zhvillua në vitin 2022 dhe kishte një fond limit prej 2.16 mld lekë, ndërkohë që së bashku me pjesën e parë të lotit 2, kosto për aksin me gjatësi 4.15 km ishin rreth 19.5 mln euro.

Sipas të dhënave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, aktualisht aksi rrugor Korçë-Ersekë ka një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra. Punimet në këtë aks nisën qysh në vitin 2013, ndërkohë që në shtator të vitit 2018 përfunduan punimet në një gjatësi prej 17.6 km që përfshinin vetëm lotin e parë. Më pas nisën punimesh për lotin 2 dhe 3, teksa afati i përfundimit të punimeve fillimisht ishte shkurti i vitit 2023.

Rruga Korçë-Ersekë është një aks kyç në rajonin jug-lindor, ndërsa projekti parashikon ndryshime të rrugës aktuale, duke shmangur disa prej segmenteve, të cilët në dimër paraqesin problematikë nga ngricat dhe bora. (Ola Mitre)

2 Komente

  1. L
    Loni

    Ju të shuani binanë duke vjedhur në mes të Tiranës jo më rrëpirave të rrugës Korçë -Ersekë. Të arrijë kostua 19.2 milion euro për një rrugë 4.15 km, kjo është të vësh duart në kokë. Për një rrugë me dy kalime 4.8 milion euro kilometri? Zot bëje mbarë, kur sheh në duar të kujt ka përfunduar ky vënd!!

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gramozi

      Edhe ???? vjet dhe e mbaroni rrugen.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje