Qeveria planifikon të rrisë shpenzimet buxhetore në mënyrë progresive nga viti në vit. Referuar vendimit për miratimin e tavaneve përfundimtare të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2025-2027, të publikuar në Fletoren Zyrtare vihet re se në 3 vitet e ardhshëm parashikohet që shpenzimet të njohin rritje të konsiderueshme.
Konkretisht, referuar aktit normativ të muajit shkurt 2024, shpenzimet buxhetore programohen në 414.6 miliardë lekë. Ndërsa, në 2025 ato planifikohet të shkojnë në 441.3 miliardë lekë, me një kapërcim prej 26.7 miliardë lekësh, dhe po ashtu do të vijojnë në rritje në vitin 2026 duke u planifikuar në 448.2 miliardë leke dhe në vitin 2027 në 452.6 miliardë lekë.
Rritja vihet re në të dy zërat kryesor, edhe në shpenzimet korrente dhe në ato kapitale, por më së shumti ato që do të “kushtojnë” më shumë janë shpenzimet korrente që lidhen me pagat dhe sigurimet shoqërore të punonjësve të administratës, e cila vjen edhe si rrjedhojë e reformës së rritjes së pagave të ndërmarrë nga qeveria shqiptare.
Konkretisht në vitin 2025, shpenzimet korrente pritet të shkojnë 308.4 miliardë lekë nga 287 miliardë lekë që janë programuar në vitin aktual, me një kapërcim prej 21.4 miliardë lekësh. Ndërsa shpenzimet kapitale vitin e ardhshëm programohen në 132.8 miliardë lekë me një rritje prej afro 5.3 miliardë lekësh në raport me vitin 2024.
Rritja vijon progresive për të dy zërat dhe në vitin 2027 parashikohet që institucionet publike në vend të çojnë 313 miliardë lekë shpenzime korrente dhe 139.6 miliardë lekë të shkojnë për investime, ku përfshihen ato me financim të brendshëm dhe të jashtëm. (Elisabeta Dosku)
Po sigurisht, rrit pagat e hajduteve te administrates se pagen nuk e llogarisin fare me taksat e shqiptareve. Ky kriminel KM qe s mer vesh nga politikat fiskale. Nuk rriten taksat per te rrit pagat e hajduteve o kryehajdut.
Qeverai ka marre revasnh me kete ngritje pagash per punonjesit shteteror. Si duket te ardhurat ne buxhet jane rritur nga taksimi i importeve. Flusksi i turisteve ka bere qe te importohen me shume mallra dhe clume zhdoganimi dhe sjellin me shume te ardhura ne buxhet. Po ashtu taksimi i sipermarrjeve (bisnesve) qe sjlle te ardhura ne buxhet. Duke u ngrohur pak xhepi shteti po rrit rogat dhe mire ben ne parim, po kjo rritje rrogash eshte e pastudiuar. Nese vitin tjeter fluski i turistve ulet, po ashtu do ulen dhe importet, do ulen zhdoganimet dhe te ardhurat. Ku do i gjeje te ardhurat per te mbuluar rrogat? Do filloje rritja e taksvae ndaji bisnesit, rritje e taksave ndaj pronave, sherbivemeve, etj. kjo do rrendoje busineset konsumatorin, dhe do kete ulje te investimeve dhe te shpenzimeve, qe do te thote humbje per bisneset dhe pasojat dihen. Rritja e pagave duhej, po e studiuar ne menyre graduale, jo rroga nga 600 euro te behet 900 euro. Nje rritje kaq e madhe (50%) do ndihkoj ne buxhet. Duhej nje ngritje graduale, me e vogel tek 10-15% qe sistemi buxhetor te kete hapsire dhe to mos ndryshet nese te ardhurat ulen. E di qe jetesa tek ne eshte shtrenjte dhe cmimet i kemi me larte se ne Europe, dhe ne parim jam dalord qe rroga te ngihete dhe me shume se 900 Euro, por duhen parasysh konditat ekonomike te vendit tone. Ne jemi vend qe nuk prodhojme. Eksportet tona jane te vogla, importet na mbysin.Te ardhurat qe vijne nga emigranted dhe turzimi dalin prape jashte per te importuar mallra dhe sherbime, keshtu qe ngiritja e rrogave do te kete pasoja te pakendshme me vone.