Mbi 13 mijë punonjës “çlirohen” nga puna në të zezë

19 Gusht 2024, 21:50Ekonomia TEMA
Mbi 13 mijë punonjës “çlirohen” nga puna në

Puna e pa deklaruar apo siç njihet ndryshe në zhargon “puna në të zezë” vijon të jetë një problematikë në vendin tonë e cila është në fokus të administratës tatimore për të mundësuar që çdo i punësuar të gëzojë të drejtat e tij pa patur nevojë të “fshihet”.

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nxjerrin në pah se nga Qershori 2023 në Qershor 2024, rezultojnë afro 13.105 punonjës të deklaruar më shumë, të cilët paguajnë sigurime shoqërore dhe shëndetësore për efekt pensioni, gëzojnë të drejtat që u jep Kodi i Punës, siç janë njohja e viteve të punës për efekt pensioni, përfitime financiare në rast paaftësie të përkohshme apo barrëlindjeje  dhe janë më të mbrojtur ligjërisht në rastet e shkarkimit me pa të drejtë nga vendi i punës.

Kjo ka sjellë edhe një perfomancë më pozitive në buxhetin e shtetit sa i takon të ardhurave të mbledhura nga kontributet, zë në të cilin ka dhënë ndikim edhe reforma për rritjen e pagave në sektorin publik të ndërmarrë nga qeveria.

Sipas Tatimeve, në qershor 2024 rezultojnë 708.2 milionë lekë apo 7.1 milionë euro më shumë se Qershori 2023, të ardhura të mbledhura nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në vend.

Nga ana tjetër reforma e pagave në administratë, ndjekur dhe nga sektori privat ka prodhuar dhe një rritje të pagës mesatare në vend. Referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nga Qershori 2023 në Qershor 2024, paga mesatare bruto për punonjësit në vend është rritur me 3.727 lekë apo rreth 37 euro.

Por duke qenë se në të dhëna nuk është llogaritur rritja e pagave e bërë gjatë këtij viti e cila hyri në fuqi në Korrik, rritja duhet të jetë edhe më e lartë dhe po ashtu të ardhurat tatimore nga zëri i kontributeve do të kenë perfomancë edhe më pozitive. (Elisabeta Dosku)

4 Komente

  1. O
    Oligopoli i rregulluar!

    O të q..... ligjin që mbroka punonjësit !!! Ligj për oligarkët, që e bën dhe e kanë ndryshuar sa herë dhe si t'ju dojë trapi atyre. Mjafton një njoftim paraparak (dy javë-1muaj përpara), qoftë dhe pa asnjë arsye (që nënkupton se kështu n'a do trapi dhe shko e pirdhu... Në rastin më të mirë dhe ndonjë muaj pagë, max 3... Pastaj nuk është vetëm deklarimi i punonjësve (se këtu mund të ketë pak ndryshime se helbete më aq ikje sa ka...). Por problem është se me çfarë pagash i deklarojnë, dhe këtu fle lepuri, se ka shumë që ende i deklarojnë me pagën bazë minimum. Më qëllim që kontributet e paguara dhe detyrimet ligjore taksative të jenë minimum. Ndërkohë që realisht Ii paguajnë më tepër. Për rrjedhojë këta të gjithë kanë dy deklarime e dy bilance. Dhe ky quhet evazion fiskal. Dhe këtë ndër vite e kanë bërë pak a shumë të gjithë me oligarkë e deri tek ata që thjesht kanë një biznes të vogël. (Përjashtim nja dy tre kokrra dhe kompanitë e huaja). Dhe kjo tregon se shteti nuk mbron më të dobëtit dhe se kontrollet dhe investigimet janë të paafta, të cekta, klienteliste, përfshirë dhe të korruptuara. Ky është realiteti dhe këto thotë ligji.

    Përgjigjjuni
    1. E
      E vërteta

      Bravo. Janë 400 mijë që u vidhen pensionet nga evazioni fiskal dhe media gëzon për 13 mijë. Gjithë kjo ushtri me paga gjysëm të deklaruara do kërkojë rritje pensioni nesër. Asnjë fjalë, asnjë fushatë ndërgjegjësimi nuk bëhet kundër këtij fenomeni të ndyrë

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adi

        le aman se eshte te qash, isha ne nje interviste sa me tha "nje pjese e pages ne banke..." ika direkte. dhe po mendoja si nuk kane frike ajo eshte vjedhje e paster

        Përgjigjjuni
    2. a
      adi

      beni nje xhiro nga mektrini, salillari, kastrati, gsl enterprise, kalemi travel shiko cbehet akoma me zarfa

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje