Projekti për ndërtimin e termocentralit të Korçës, Shqipëria fiton një tjetër përballje në arbitrazhin ndërkombëtar

22 Gusht 2024, 19:07Ekonomia TEMA
Projekti për ndërtimin e termocentralit të Korçës,

Shqipëria ka fituar një tjetër përballje në arbitrazhin ndërkombëtar me kompani të cilat kanë pasur pretendime për shkelje të kontratave nga ana e shtetit dhe në rastin konkret nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kompania austriake IVICOM Holding GmbH kishte nisur në dhjetor të vitit 2021, një arbitrazh ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë pranë Institutit të Arbitrazhit të Dhomës së Tregtisë së Stokholmit (SCC), bazuar në Traktatin e Kartës së Energjisë (ECT) që mbron investimet e huaja në sektorin e energjisë, raporton A2. 

Pretendimi i kësaj kompanie ishte se Shqipëria, përmes vendimeve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kishte ndërmarrë veprime diskriminuese duke shpronësuar investitorin IVICOM Holding GmbH dhe duke i shkaktuar një dëm të vlerësuar fillimisht prej 50 milionë eurosh, pretendim i cili gjatë proçesit të Arbitrazhit u reduktua përafërsisht 37 milionë euro, plus interesat e akumuluara.

Investimi parashikonte ndërtimin dhe zhvillimin e një termocentrali me turbina me gaz me cikël të kombinuar 500 MW pranë qytetit të Korçës.

4 Komente

  1. K
    Klodi

    Ore tallni bythen ju a si. Si paska fituar nese kemi per te paguar 37 milion € plus interesa

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mona

      Te Lind kjo e drejt pasi te paraqitesh ne gjukat per rugen e kombit se deri tani je nje nga hajdutet me te medhenj te komdit dhe je I pabesushem

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dhimitraqi shume i trashi

        Ishte pretendim i firmes Austriake per 50 miljon€ pore kure e kane numruar pretendimin smunde të ishte ma shume se 37 miljon € porë kure gjykata ka vendose për qeshtjen nuke ka dalë pretendimi i firmes Austriame si Shqiperi sdo paguaje as dhe ni leke, sikure Shqiperia të kishte humbur gjyqin do pagunte 37 miljon €

        Përgjigjjuni
        1. s
          shqip

          Kur thua 37 milion detyrime, sikur të jenë para xhepi. Borxhe që merr qeveria, borxhe të pa shlyera me investitorët, borxhe me individë që kanë fituar gjyqe, edhe në gjykatat ndërkombtare. Kështu pra, çdo qytetar shqiptar që lind sot është i zhytur në borxh. Kjo nuk është fantazi. Kështu llogaritet borxhi publik, për frymë popullsie. Por ka gjithnjë një por. Edhe USA apo vende të tjera kanë borxh të brendshëm dhe të jashtëm. Megjithatë qytetarët e këtyre vendeve jetojnë mirë ( e mira është relative). Ekspertët e fushës mund ta ulin borxhin. Reforma fiscale, taksat e interesit e më the të thashë , bëjnë që ky borxh i akumuluar në vite të ulet ose rritet në rastin më të keq. Po ti referohemi modelit grek , nëse Shqipëria nuk arrin të shlyejë në një kohë jo pa afat, dhe në rast se nuk rifinancohet nga kreditorë, ndodh ajo që quhet nxirre shtëpinë për shitje. Që nuk është as shitje në fakt. Ta merr tjetri si obligim. Mund të të marrë miniera, mund të të marrë ndonjë port, ndonjë ishull, çfarëdo që.... Tani këtyre nuk i plas tra(m)pi , nuk e kanë fare në konsideratë. Ata mbushin xhepat si Arben peshkaqeni apo Adriatik dhalla , si Fullhajni e me radhë ( të gjithë pjerdh.. në një poç). Dikush e quan paaftësi. Qëndron. Por kjo është zhvatje kolosale. Mendoje një herë o shqiptar. Nga ish ekonomia shqiptare e centralizuar dëmi apo vjedhja ka qenë disa dhjetra, qindra miliardë. Po si? Ja ashtu, si për sport. Mjafton vetëm një zë, ai i mbrojtjes. Të dhënat tregojnë për një vlerë mbi 30 miliardë armatim, logjistik. Pa përfshirë këtu troje, godina, tunele. Dëmi në hekurudha, dëmi në veprat hidrike, bonifikime, baza mekanike bujqësore, etj. Vetëm shkatërrimi, jo mbyllja e tyre, por vetëm nga lënia në mëshirën e fatit, fabrikat e uzinat kanë patur disa miliardë dëme. Por edhe shitja e tyre përsëri duhet llogaritet si dëm. Sepse e para, ju dhanë personave pa patur sasi monetare të nevojshme. Vetëm thjeshtë me disa letra që quheshin "me vlerë". Këtu nuk do hyjmë me detaje për të gjitha sepse ky dëm në kushtet e një shteti serioz do ta çonte Shqipërinë në 20 vendet me standard jetese mbi mesataren Europiane. Nuk është e mundur, është fantazi ! Ashtu është për këdo që nuk do ta kuptojë. Vetëm nga shfrytëzimi i pa precedent i lumenjve dhe pyjeve , në këto 30 e kusur vite, dëmi është i përmasave kolosale. Jo thjesht për lëndën e shfrytëzuar nga barbaria dhe babëzia. Dëmi përkthehet me erozionin e vazhdueshëm të kodrave e maleve. Dëmi përkthehet me përmbytje e moçalim të sipërfaqeve bujqësore. Dëmi shihet tek epërsia e detit që merr sipërfaqe të mëdha duke përparuar. Kjo për shkak që lumenjtë janë kthyer në rrëke dhe nuk çojnë inerte në grykë derdhje. Dëmi shihet tek investimet e gabuara. Ti bën një objekt që të kushton tot lekë/euro, dhe të vjen fadroma ta prish se e ke në vend të gabuar. Dëm është edhe një rrugë e shtruar. Por që pas një muaj çahet me kanale sepse nuk kanë futur tubat, telat apo ku di unë. Dëm është mplakja e popullsisë. Ka gjithnjë e më pak njerëz që punojnë, dhe një shpezë e rëndë për të mbajtur pensionet, ndihma sociale etj etj. Sikur gjithë kjo para e humbur kot, si dhe kjo paraja tjetër e investuar po kot , të ishin në një tjetër realitet , me siguri që qytetarët e atij vendi do gëzonin mirëqenie shumë, shumë të mirë. Ky shkon dhe bën aeroporte pa piken e vlerës ekonomike. Në vend që të bëjë trena elektrikë, që ta përshkojë Tiranë Vlorë për 2 ore max, shkon e ben aeroport për tre muajt e verës. Harron që treni çon pasagjerë, mallra , që ka kosto të ulët dhe impakt pozitiv në lidhje me ambientin. Harron që ky tren merr njerëz edhe në Durrës, edhe në Lushnjë, Fier. Harron që nga Ballshi në Sarandë një hekurudhë do zgjidhte trasportin e mijra njerëzve. Edhe të atyre që e kanë një automjet në shtëpi. Por që do preferonte trenin për të ardhur në Tiranë, sepse vetëm parkimi është një Odise më vete. Po kujt t'ja thuash këto gjëra. . Ilir Metës që s'ka punuar kurrë, që s'ka asnjë titull profesioni? T'ja thuash Saliut që i nxori ujin e zi , apo këtij që i duket se di çdo gjë dhe më mirë se të tjerët. Duket sikur tek ne gjërat bëhen me bindje, që ta bëjnë keq, dhe me shumë kosto. Mendësi shqiptarësh. 1 kioskë, 2,3,4 tavolina, një pronar, 1 puntor. 1 lavazho, kështu e shkruan në tabelën gjithë ndryshk. Ka një lavazh, ka një puntor, ka dhe një karrike ku pronari rri ulur dhe numëron paratë. 37 milion , kjo është tema e ditës. E ditës së sotme. Sepse ne nuk e dimë sa arbitrazhe ka në proces e sipër Skipëria.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje