Central për ruajtjen e energjisë. Projekti për ditët e vështira, 310 milionë euro për linjën nënujore Vlorë-Brindisi

22 Gusht 2024, 18:01Ekonomia TEMA
Central për ruajtjen e energjisë. Projekti për ditët e

Shqipëria do të ketë një central të ruajtjes së energjisë elektrike. Projekti me vlerë 120 milionë që do të zhvillohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është parashikuar në dokumentin e politikave parësore  2025-2027.

Pavarësisht llojit të burimit, nëse vjen nga uji, dielli apo era... energjia elektrike që do të rezultojë si tepri në periudhë bollëku do të ruhet “për ditë të vështira.” Kështu, veçanërisht gjatë periudhave me reshje, energjia do të ruhet në këtë central për t’u përdorur kur vendi të ketë nevoja. 

Në drejtim të energjisë, bazuar në dokumentin e politikave parësore, në dy vitet e ardhme pritet të punohet edhe për ndërtimin e linjës së re të intekonjeksionint nënujor Vlorë-Brindisi që lidh Shqipërinë me Italinë. Për projektin është parashikuar një kosto prej 310 milionë eurosh.

Më shumë se 800 milionë euro janë parashikuar për ndërtimin  e hidrocentralit të Skavicës. Në dy vitet në vijim vëmendje pritet t’i kushtohet edhe sektorit të gazit. Në Dumre është parashikuar ndërtimi i magazinave nëntokësore me vlerë 89.5 milionë euro.

Një pompë depozituese m vlerë 202 milionë e 670 mijë euro është parashikuar të ndërtohet edhe në Koman-Fierzë. Për realizimin e projekteve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të marrë më tepër para nga buxheti i shtetit, nisur nga viti i ardhshëm. (Marjo Brakaj)

4 Komente

  1. M
    Mero kokebytha

    energjia nuk ruhet dot ne ato permasa ! Do jete ndonje projekt si petrolifera apo termocentrali ne Vlore qe u ngertuan po sprodhojne gje. Ose prape ndonje lajm nga gazetkaret e Mero kokebythes vetem per klikime.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hamdito

      Vetem për klikime . Zhurmë , zhurmë shumë shumë zhurmë

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shkodrani

      Me vjen keq qe ka shqiptare qe nuk e kuptojne qe keto jane projekte me te vertete te rendesishme, rentabel dhe shkojne ne drejtimin a nje sigurie energjitike shum me te madhe.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Misha

        Ju besoj per premtimet,por 24/per 24 ore uje, mjeksi falas,fermer nga fshatrat ulur ne toke duke shitur ne unazen e pare te Tiranes, lypsa te nates tek qebatore, rruget e bllokuar nga makinat ne cdo rrugice etjetj.Kjo eshte pak a shume panorama .Me perjashtim te qendres te Tiranes, pra vetem te qendres , ne distance mbi 500m, turistet" hollohen.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje