Numri i lartë i turistëve të huaj në vendin tonë si dhe shkurtimi i distancave përmes investimeve rrugore drejt bregdetit por edhe zonave malore, ka rritur ndjeshëm lëvizshmërinë dhe përdorimin e automjeteve.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave nxjerrin në pah se gjatë periudhës Janar-Korrik 2024, janë zhdoganuar rreth 366.6 mijë ton karburante, një shifër rekord krahasuar më të njëjtën periudhë përgjatë 5 viteve të fundit. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë 23.428 ton më shumë karburant i ardhur nga jashtë.
Rritja e konsumit të karburantit ka qenë progresive që nga vitit pandemik 2020, më pas u vu re një rënie e lehtë e importeve përgjatë krizës së çmimeve, ku nafta dhe benzina arritën deri në 290 lekë/ litër, dhe përsëri ka vijuar rritja.
Po të analizojmë të dhënat progresive mujore, vihet re se gjatë këtij viti muaji korrik regjistron sasinë më të lartë të importeve, në rreth 65.5 mijë ton, dhe po ashtu në raport me muajin Korrik të viteve të mëparshme shifra është më e larta.
Krahasuar me korrikun 2023, janë 6185 ton më shumë të importuara vetëm në një muaj.
Kjo ecuri ka bërë që edhe të ardhurat buxhetore nga akciza, ku një peshë të rëndësishme zënë karburantet të rriten me 3 miliardë lekë apo 9.4 për qind më shumë se një vit më parë, si dhe të jenë në tejkalim të planit me 1.7 për qind.
Sipas të dhënave të INSTAT për periudhën Janar-Qershor, rezultojnë që në vendin tonë të kenë hyrë afro 4.5 milionë shtetas të huaj me një rritje prej 33.9 për qind në raport me një vit më parë.(Elisabeta Dosku)
As nuk jeni ne terezi. Kjo ka te bej vetem me turizmin, ska lidhje me vendin.
Si ta kuptojme qe shkurtohet distanca e rrugeve per te shkuar ne nje detinacion dhe rritet konsumi i kar-buranteve? Mos valle lepuri fle gjetiu, importuesit nuk kane me mundesi te abuzojne me zhdoganimet e hidrokarbureve dhe shifrat jane reale dhe rritja e zhdoganimeve tregon vjedhjen qe kane bere me pare keta importues.
Isha ne shqiperi dhe sipas keshilles se mekanikeve mu rekomandua qe te mos furnizohem ne vendin e hajduteve shqiperi per aresye te cilesise se karburantit.Per kete aresye u furnizova ne Mal te Zi.