Në Shqipëri ndodhet vendburimi më i madh i naftës në Europë, "zbërthehet" eksperti: Ja ku është

20 Korrik 2022, 20:45Ekonomia TEMA

Në Shqipëri ndodhet vendburimi më i madh i naftës në

Shqipëria është një vendburim i madh i naftës, kështu u shpreh Stavri Dhima, ekspert i hidrokarbureve në të gjitha qeveritë shqiptare, duke nisur nga Hoxha deri tek Rama. I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, zoti Dhima tha se tashmë kërkimet për vendburime të naftës janë përqendruar në Dimal të Kuçovës. Eksperti i hidrokarbureve theksoi se në Shqipëri, ndodhet vendburimi më i madh i naftës në tokë që është në zonën e Patos-Marinzës.

“Kërkimet së fundmi për burimet e naftës në Shqipëri janë përqëndruar në fshatin Breshtan, në zonën midis Urës Vajgurore dhe malit të Shpiragut. Në këtë zonë kërkohet naftë që prej 60-70 vjetësh. Por nafta në Shqipëri është zbuluar që në vitin 1918 në verilindje të Vlorës, në Dreshovicë. Por zbulimi më i madh që u bë nga italianët në atë kohë, ishte në zonën e Kuçovës. Më pas është bërë zbulimi i naftës në Patos, Marinzë, Ballsh, Cakran.

Nga vitet 1957 nisi zbulimi më i madh i naftës. Ishin shqiptarët dhe rusët që bënë zbulimet e para, e më pas ishin vetëm shqiptarët. Shqipëria ndodhet në një nga zonat me potenciale naftëmbajtëse. Madje vendburimi i Patos-Marinzës është vendburimi më i madh në Europë, në tokë. E theksoj në tokë sepse në detin e Zi, në detin e Veriut, janë zbuluar vendburime të mëdha, por në tokë, në Europë Patos-Marinza është më i madhi. Në Patos është zbuluar në vitet 1930, ndërsa në Marinzë në vitin 1957”, u shpreh zoti Dhima në Dritare TV./L.F-dritare.net

 

37 Komente

  1. l
    loni

    kurse ne vitet e demokracise eshte zbuluar sesi ta vjellin,ose sesi ti behet nder firmave te huaja qe e marrin dhe nuk paguajne taksat,pastaj dalin dhe shajne sistemin komunist,eshte zbuluar nafte ne 1918,ne 1930,dhe ne 1957 dhe qe u ncorre per here te pare,kurse me kete sistem 30 vjecar kemi ncjerre vetem syte e njerit tjetrit,ju qifsha ropt per 30 vjet qe na ncite jeteen kurva politikane.

    1. M
      Mondi Vlore

      O Loni ! Jam dakorte 100% me ato qe thua por shqipen e ke bere te qajw me kuje. Me kujdes o derman!

      1. 5
        555

        Kemi nafte plot,por kemi edhe krom,baker,hekur nikel etj por Edi Rama gjykon se mireqenien e shqiptareve do ta realizoje vetem ne turizmun 2 mujor,qe puneson vetem kuzhiniere e kamariere! Industrine minerale nuk e ka ne refene se aq di dhe aq do se nuk e lejon korrupsioni!

      2. M
        Mal Cori

        E inxhinier, nuk eshte ne Shqiperi fusha me e madhe ne nafte. Eshte ne Rumani. Ploieshti prodhon dy here me teper se gjithe Shqiperia. Lere pastaj Detin e Zi. ...... . Edhe Italia ka fusha me te medha se Shqiperia. Bile dhe Gjermania............ . Por problemi qendron, si eshte me mire , te kete apo te mos kete Shqiperia nafte...... . Sot eshte njesoj, si te kete, si te mos kete........ . Bile me mire pike nafte mos dalte nga nentoka shqiptare. ..... . Sepse populli ka zero fitim..... Fitojne hajdutet dhe pushtetaret..... .

        1. F
          Fajtori.com

          Ke të drejtë o Mal. Unë besoj se Shqipëria ka nëntokën më të pasur! Pse? Sepse diku është thënë; "Në një vend ku mungon Demokracia, sa më e pasur nëntoka aq më i varfër populli që jeton mbi të". Dy gjëra këtu janë të vërtetuara; Democracia dhe Varfëria, ... dhebme teorinë e dy policëve, del që nëntoka duhet të jetë e pasur.

        2. V
          Visi

          Oboboo, ishalla s‘eshte e vertete se e hongrem si te tjeret. Veç po na erdhen norvegjezet me na qeverit..

          1. P
            Pena

            Moj Rudin, e mira Rudin, ke trokitur ne deren e gabuar. Stavrit mund ti vesh shume emertime por jo ekspert hidrokarburesh. Shkollen e ka mbaruar per fizik, ka qene kryetar i bashkimeve profesionale, sekretar i byrose se partis se instituti gjeologjik te naftes, se fundi me detyren politike, drejtor i institutit, ku realizoi me sukses strategjin e ekzekutimit perfundimtar te ketij institucioni te rendesishem shkencor per vendin. Keshtu moj Rudin, njeriu i gabuar ne vendin e gabuar te ben hatane. Injoranca te zgripon, ..

            1. V
              Vend i pasur, me qytetare te varfer!

              Dhe rrethi vicioz do vazhdoje, vendburimet do shfrytezohen nga koncesionaret qe do dalin me “humbje” si Banker-si per vite me rradhe, dhe parate nuk do shkojne ne arken e shtetit por ne xhepat e pushtetareve te rradhes! Dhe shqiptaret do “kenaqen” me statistika!

              1. J
                Ja keshtu

                Ne thonjeza duhet te kishit vene dhe fjalen ekspett. Ky mavria mbase merr vesh ka hidrokarburet, por jo nga gjeografia. Nuk di ku fillon e mbaron evropa. Nga te dhenat e vitit 2020 drl qe Norvegjia prodhon mbi 1,5 milione barile nafte. Kurse Shqipetia vetem 14 mije. Mbi 100 fere me pak. Po ne kemi Partine, kemi rezervat. Allahile vetem ne i kemi rezervat ne forme pyke e jand vetem poshte nesh e nuk shtrihen gjekundi, as drejt Greqise, as drejt Maqedonise, as drejt Adriatikut, vetem 30 km larg. Kemi vendburim patrioyik ne o vlla. Tregojani keto shifrat ekspertit se mbase i kane shpetuar

                1. J
                  Jo keshtu, po ashtu

                  Norvegjia i ka puset ne det, mor mavri. Ky po te thote rezervat me te medha ne toke.

                2. H
                  Hasoni

                  Të gjithë expert atje, dje experti i vrasjeve experti i hackers ju dhj** ne lajme pa asnje baze studimi shkencor

                  1. Z
                    Zina( Zeqina) sallaksja zulse

                    Me shprese te Zotit ta zbulojme. Mbase qeverise shqiptare i kane ardhur mëntë dhe e vlereson? Do e nxjerri atdheun ne dritë.

                    1. P
                      Pensionisti i Porcelanit

                      Keto qe thote ky Dhima i dhjere i ka zbuluar dhe shfrytezuar me kohe Perbindeshi i Vicidolit, Doktor Sali Mortja; tashme kane mbetur hekurishtet per skrap!

                      1. D
                        David

                        Zbërthehet truri I gazetarëve që nuk dinë shqip, dhe I këtij rrushit këtu sipër që e katranos më keq.

                        1. P
                          Patriot

                          Ky I vuri vulen. Pasi ka korrur suksese koto 30 vjete ne kucove dhe nga suksesi I tije nafta ne kycove mbaroi tani na servire nje suksese tjeter te qe qeverise. Pika qe su bie ketyre servileve

                          1. A
                            ASD

                            Po kujt i plasi a thu se po i shofim hajrin?! E kemi dhe me shtrenjte se ata qe skane.

                            1. A
                              Alfred

                              Lajm I mire, apo lajm I keq?!(pyetje qe e ben shpesh Cani ne emisionin e tij). Sepse, deri me sot hajer nuk ka pa populli shqiptar, pervec disa kokrrave neper qeveri te ndryshme qe kane firmosur dhenie licensash ne dem te interesave shqiptare! Ndotja e ambientit,na eshte faturuar neve ne kurriz!!!!...

                              1. N
                                Naftetari

                                Qe eshte Mulli me Ere e kuptoj, por uji nga i vjen. Pse notojme mbi uje dhe mbi nafte dhe skemi uje dhe kemi naften me cilesine me te dobet dhe me te shtrenjte???!!!!

                                1. I
                                  Igor

                                  Shqipetaret nuk duan zhvillim por luftojne si te mbesin sklleverit e te huajve,si te koruptojne,si te vjedhin ,dhe si te vrasin njeri tjetrin.Tue punuar keshtu haq ma lehte e kane te huajt qe te fusin hunden per shpionazhe te risin korupsionin,moskenaqesi ne popullate qe keshtu te largohen nga vendi shiqoni pra Amerikanet perdorin nji menyre demagogjike ne njenen ene thuan jemi shoket e ngushte te Shqiptareve kurse nga ana tjeter punojne se bashku me te koruptuarit kunder popullit ,por fajtori numr 1 esht populli qe i mbeshtet keta Kriminela.

                                  1. P
                                    Poli

                                    Ngrini nje rafineri ndryshe nuk do I shikoni asnje perfitim.

                                    1. B
                                      Bato

                                      O c'menxyre!? Lajm me i keq nuk gjendet! Toka, ajo qe perben pasurine me te vyer, del jashte perdorimit; ajri, mjer kush jeton ne ambientet mbytese prej gazit, atje ku nxirret nafte vdesin pa u plakur; uji, behet i papijshem per banoret; ekonomia: merret therrime prej koncesionareve. Sot shteti fitin me pak se 10% te vleres se sasise naftes qe nxirret. Ptuuu...burime nafte i mallkuar!

                                      1. I
                                        INTELEKTUALI

                                        Rrofsh o Zoti Stavri Dhima qe pate guximin te na sillnje historikun e industrise se naftes ne kete Shqiperine tone te "pasur por te varferuar", rrofsh o Zoti Stavri Dhima qe pate guximin te permendje zbulimet nga specialistet e shkelqyer shqiptare te Enver Hoxhes, qe pate guximin te na japesh (qe ata) te kuptojne se cfare krimi kane bere keto 30 vjet qe dhane, qe lejuan te vjedhin pasurine tone, qe per gjate qeverisjes se "specialisteve te rinj" gjate ketyre 30 vjeteve shkaterruan gjithcka qe ishte ndertuar kudo duke harruar, deningruar, c'perfillur dhe shkaterruar plejaden e "specialisteve te vjeter". Rrofsh o Zoti Stavri Dhima qe je gjalle "jeta edhe 100 tu befte". Sa do te deshironim qe keta te "rinjte e sotshem" te kujtoheshin edhe per shume specialiste te tjere te vjeter si juve, qe te na jepnin mundesine te tregonim me guxim dhe urtesi eksperiencat tona, diturine e tone dhe nivelin e shkences, te universiteteve, te industrise, te bujqesise, etj, etj, te arrira me kontributin e "te vjeterve", se si duhen ruajtur, si duhen trasheguar dhe zhvilluar sot dhe per te ardhmen,.... akoma persa jane/jemi gjalle, akoma persa mund te punojne/punojme krahas te "rinjeve" per te ardhmen e tyre dhe te brezave. Te na japin mundesine "qe te mbjellim nje filiz ulliri, per ta vjelur brezat e ardheshem,... ashtu sikurese ne volem ullinjte qe mbollen brezat qe nuk jane me" Zoti Stavri Dhima, me respekt"JU UROJ GJITHE TE MIRAT", nga nje specialist i vjeter....!

                                        1. P
                                          Prandaj Klubi Kanibaleve BE hapi Negociatat !

                                          Kujdes me te tilla Deklarata kur ajo cfar flitet eshte e vertete ! - Djalli nuk fle .Shqiperia eshte vkedhur ne shekuj nga te Huajt ,qe kan dashur ta lene ne mjerim e duke u hequr zvarre Shqiperine .Mos harroni keshtu bene me Historine e Shqiperise , me Trojet Shqiptare, me Librat e vjedhur ane te gjitha Kishat e Manastiret Shqiptare( mbas nji Plani te caktuar per zhdukjen e Historise Shqiperise ,dokumente Histerike me vlera te Jashtezakoneshme jovetem per Historine e Shqiperise etj etj ) - prandaj nqs behet nji zbulim ,mbahet sekret dhe mbasi e ke perfituar vet si Shtet , atehere deklaroje sepse Djalli nuk fle ! E gjithe Politika e Stradegjia e BE-s eshte cuditerishte kunder shkaterrimit te gjithckaje Shqiptare . Imagjinoni , lere qe ne shkollat Europiane ne Histori nuk permbendet fare Shqiperia ,por as ne Mediat Europiane nuk flitet kurr ,per gjitcka ndodh Politikishte me Takimet /Eventet me Nderkombetare ose kur eshte fjala per ne BE ,Europe , kaq i Forte e Ogurzi eshte Politika Antishqiptare ne Europa -- pa asnji Arsye ,e pakonceptushme Perse ? gjithe kjo Urretje ,perse kjo Politike Antishqiptare e Bushtres Plake BE , sikur me i pas Shkerdhyer ne Shekuj nenat Kanibaleve te BE-se !!!!!!!!!!!! - Shpresoj shume qe kte Teme ,Politiken e Urrejtjejes qe ushqen BE-ja ne Opinionin Europian kunder Kombit Shqiptare - ta Argumentoj ose te te haje mut ,para se te diskriminoje ose shaje shqiptaret . Se jane me te zhvilluar se ne shqiptaret kjo sdo te thote se jane Njerez ,e akoma me te mire se ne Shqiptare , geni Krimineleve te Njerezimit

                                          1. N
                                            Naftetari i varfer

                                            E ÇPO NA RUBET SE MOS PERFITOJM GJO NE. OSHT PER ÇETAT E HAJNVE ME ILIR METEN, SALI BERISHEN E ED RAMEN NE KRY. NE SKENA PARE HAIR AS NGA GAZI QE KALO NE SHQIPNI AS NGA SHELLI QE DEL ME HUNBJE ÇDO VIT. TI THITHIM AJRIN KANCEROGJEN NAFTES SE LENGUN E SHIJOJNE QAFIRAT...

                                            1. N
                                              Naftetari i vorfer

                                              E ÇPO NA RUBET SE MOS PERFITOJM GJO NE. OSHT PER ÇETAT E HAJNVE ME ILIR METEN, SALI BERISHEN E ED RAMEN NE KRY. NE SKENA PARE HAIR AS NGA GAZI QE KALO NE SHQIPNI AS NGA SHELLI QE DEL ME HUNBJE ÇDO VIT. TI THITHIM AJRIN KANCEROGJEN NAFTES SE LENGUN E SHIJOJNE QAFIRAT...

                                              1. S
                                                Shqiptar

                                                Po per vendburimet e naftes ne detin shqiptar, aty ku Greqia pretendon te vere kufirin e vet, cfare thote Stavri Dhima? Meqe ra fjala, mos eshte gje grek ky Stavri?

                                                1. F
                                                  Fatos

                                                  Edhe nëse është, cfarë pastaj o kokë qepë? Do fillosh të zgjedhësh trurin në bazë të mbiemrit?

                                                2. F
                                                  Fjala jote nvesh tAllahut

                                                  Fjala jote n vesh t Allahut naftetar i varfer. Vertete cpo na ruhet ne per nje gje qe sna sherben. Fjale me vend ke thene oj naftetar i vorfer.

                                                  1. A
                                                    Aldi

                                                    Un nje gje skuptoj Kemi rezervat e naftes me te medha ne bote po se dime ki jane .se po i jerkojme .Tani a jane a nuk jane

                                                    1. a
                                                      anti25642654censurë

                                                      jemi të qut ne! do ti nxjerrim kur të tjerët të mos kenë gjë më,ose kur të mos ju duhen më!! lene mor lal se pordhë syfyri!! ta merr menja se shell e british petrolium do kishin ndenjur rehat nëse do ishte e vërtetë?? ec mor se këta fluturojnë me presh në bythë në ëndërra!! unë ka 50 e kusur vjet që e dëgjoj këtë karllëk dhe nuk po shoh më shumë se "bankers" bythe pa brekë në bythë!!

                                                    2. a
                                                      anti25642654censurë

                                                      uau,nuk e kishim dëgjuar prej kohësh!! fantastik!! njohuria e fundit e naftollogut qeka 1957ta?? lajm i freskët si turshit e prishura të zenepes!!

                                                      1. a
                                                        anti25642654censurë

                                                        uau,nuk e kishim dëgjuar prej kohësh!! fantastik!! njohuria e fundit e naftollogut qeka 1957ta?? lajm i freskët si turshit e prishura të zenepes!!

                                                        1. g
                                                          geri

                                                          brockulla individesh qe e kane mbaruar ciklin e tyre informativ me tekstet e bashkimit sovjetik .......

                                                          1. D
                                                            Drejt

                                                            Ky me çonka mallin e "ekspertit" Luigj Pjetri qe nuk ka punuar asnje dite inxhinier.

                                                            1. K
                                                              Kent

                                                              Te ngrohet rafineri moderne.Ka Maqedonia e Veriut qe nuk prodhon nafte. Ç'na duhet nje vendburim i tille ku mbi 70% e merr kompania e huaj qe e nxjerr.

                                                              1. M
                                                                Mirditori

                                                                Nuk po kuptoj rezervat qe jane zbuluar? Nga holandezet se kto te tjerat kane 100 vjet qe nxjerrin nafte. Mbahet sekret qe mos te dihet sa nxirret e cfare fitohet. Populli do mari o noc rrokun ose dilen e bardhokun

                                                                1. F
                                                                  Firmat e themeluesve të PD-së 1991

                                                                  Mos i thoni Greqisë se na sjell sërish Turqinë.

                                                                  Lini një Përgjigje