Nga dështimi disa herë i tenderit, te afërsia me Korfuzin: Pse aeroporti i jugut zhvendoset nga Saranda në Gjirokastër

9 Janar 2024, 10:41Ekonomia TEMA
Nga dështimi disa herë i tenderit, te afërsia me Korfuzin: Pse

Zv.kryeministrja Belinda Balluku njoftoi dje papritur tërheqjen e qeverisë nga projekti për ndërtimin e një aeroporti në Sarandë dhe zhvendosjen e kësaj vepre në Gjirokastër.

Balluku e argumentoi këtë lëvizje me efikasitetin që sipas saj ka Gjirokastra krahasuar me Sarandën, pa dhënë më shumë detaje nëse ka pasur ndonjë studim fizibiliteti apo arsye të tjera që çuan në këtë vendimarrje.

Kujtojmë që tenderat për ndërtimin e aeroportit të Sarandës u hapën gjatë vitit 2021 dhe dështuan disa herë. Pavarësisht se qeveria ndryshoi dy herë kriteret, nuk u paraqit asnjë operator i interesuar.

Ky investim do të duhej të kryhej nga kompania që do të shpallej fituese e koncensionit, ndërkohë që pas projektimit, ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes, në përfundim të periudhës 35-vjeçare do të bëhej transferimi i veprës aeroportule pranë shtetit.

Ky projekt është parë vazhdimisht me shqetësim nga fqinjët grekë, pasi shmangte një pjesë të fluksit që ka sot aeroporti i Korfuzit.

Ndërkohë për aeroportin e Gjirokastrës shtroheshin vazhdimisht pretendimet që e kundërshtonin për shkak të terrenit, mjegullës së dendur dhe rrymave ajrore të papërshtatshme. Pavarësisht këtyre, sot kemi një zotim të ri që aeroporti do të ngrihet në Gjirokastër.

Aeroporti i Sarandës ishte konceptuar si një aeroport sezonal. Vlera e investimit parashikohej 33.4 milionë euro dhe brenda 4 viteve të para të operimit objektiv ishte arritja e 1 milionë pasagjerë.

Bazuar në dokumentet zyrtare, projekti i planifikuar do të zbatohej në zonën e fushës së Vurgut, gjashtë km larg Sarandës dhe në një lartësi prej 20 metrash mbi nivelin e detit.

Zhvendosja drejt Gjirokastrës është një lajm i mirë për qytetin që ka njohur një zhvillim të vrullshëm të turizmit vitet e fundit.

Por përtej entuziasmit ka plot pikëpyetje që mbeten. Edhe Kukësi ka sot një aeroport sezonal, i cili në pjesën më të madhe të vitit qëndron i mbyllur.

Në muajin korrik 2023 kompania low cost, WizzAir njoftoi mbylljen e fluturimeve të saj nga ky aeroport.

Pra, çështja nuk është vetëm sa të ndërtohet aeroporti i Gjirokastrës e të ngelet aty si aset i fjetur, por të jetë në funksion dhe të ketë impakt në zhvillimin ekonomik të jugut të vendit.

Ende nuk dihet nëse vepra do të jepet me koncension apo do të ndërtohet me para nga buxheti i shtetit.

7 Komente

  1. A
    Andreas

    "Ky projekt është parë vazhdimisht me shqetësim nga fqinjët grekë, pasi shmangte një pjesë të fluksit që ka sot aeroporti i Korfuzit."!!! Me vertete e ke?!! Me nje llogjike fare te thjeshte, kush pret nje bilete per ta zbritur ne nje aeroport ishulli, e ben per te vizituar ate ishull dhe ndonje tjeter aty afer. Ne specifiken e rastit, turistet e Korfuzit shkojne maximumi ne Paxos e Antipaxos. Kush do te vizitoje pjesen kontinentale te Greqise veriperendimore, perdor aeroportin e Janines ose te Prevezes. Ne cilen menyre nje aeroport ne Sarande, do merte fluks nga aeroporti i Korfuzit?!

    Përgjigjjuni
    1. p
      plasi gallata

      Pse jo edhe Tepelene-Gjirokaster? hahahaha

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dad

      Gj-Sr 40min,Gj-Tp 15min, Gj-Fr 45 min, ( minutazhi qender-qender e jo dalje-hyrje kufinj qarqesh) ka mbulim më kuptimplotë për qarqe sesa aeroporti i sarande. Pra qarqet qe mbulon aer/gjirokartër janë më me leverdi…kaq e thjeshtë. Megjithatë, aeroporti i Gjr “duhet” të zhvillohet mbi konceptin se do fuksionoi me: Tr-Gj, Janinë-Gj, me linja me aeroplan të vegjël(kapacitet diku 20 vëndësh) dhe doemos me linjat botrore turistike. P.sh, londer-gjirokastër në behar është domosdoshmëri. Të shofim

      Përgjigjjuni
      1. t
        troc

        Ramuti ka gjetur minierat e Arit duke ndertuar rruge me 10-fish kosto dhe me fitimet paguan nderkombetaret qe te mbyllin gojen.Meqe tani nuk ka me rruge per te bere ,tani po ben ne cdo qytet nga nje aeroport,a thua ti se jemi Malvidhet.Eshte mese e qarte qe ndertojne me taksat tona dhe behen aksionere ne pronen e ndertuar.Mjafton te shikojme Butrintin se si u gllaberua nga pushtat e Janulles duke bere edhe politike antishqiptare.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Erdogan

          Po mor Genitsarot e Ismail bej Vlores,Frashellinjve,Hasaneve,Tahsimeve jini "Fanari Ndricues) dhe you ka "Zili" Greqia. Po harruat o bij te Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Dervisheve,Muhipeve qe ne Greqi jane meleona te ashtuquajture Arvanitas? Ndyshimi midis tyre dhe You-ve eshte se Ata Jane Epirote,Ilyre te Perandorit Greke te Romes Lindore Megas Kostantinos,Maqedhonas,Ionet ku eshte sot Turqia tuaj nga vjen dhe Termi Ionios Pellagos (Deti Ion jo Jon) etj dhe qe luftuan per Atdheun e Tyre Greqine. You nuk njifni Vorio Epirin e Kastriotit se jini turq ne Ndergjegje dhe Identitet. Ne vend te ishim te bashkuar ashtu sic ishim qe nga koha e majmunit (monkey) deri sa erdhen Barbaret Osmane por vazhdoni me Mashtrime dhe Urreni Njeri Tjetrin.

          Përgjigjjuni
          1. p
            prifti

            Po perse qenka e domosdoshme ndertimi i nje aeroporti nqs nuk ka intres, apo duhen pa tjeter disa tendera? Nuk e kuptoj kete qendrim.

            Përgjigjjuni
            1. l
              lajm

              Hajde per Gjinokaster se u mbush charteri....

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje