Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në konferencën e saj vjetore deklaroi se për 9-mujorin e vitit 2023 ka pasur 3.2 miliardë euro të ardhura në ekonominë shqiptare.
Kumbaro theksoi impaktin që pati në ekonomi sektori i turizmit gjatë vitit të shkuar.
“Po ta krahasojmë me vitin 2022 që ishte prapë një vit i mirë turistik ku kemi pasur për të gjithë vitin 2022, 2.8 miliardë euro, ndërkohë që vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2023 3.2 miliardë”.
Duke iu referuar statistikave të Bankës së Shqipërisë, Kumbaro shtoi “është rritur mesatarja e netë-qëndrimeve”.
“Është një ndër kriteret me të cilat masim stabilitetin e ekonomisë së turizmit, nga 3-4 netë që e kemi pasur vitin e kaluar. Viti 2023 praktikisht shënoi 6 netë qëndrime për turist. Gjë që tregon një sektor në rritje”.
Gjatë fjalës së saj, ministrja tha se, sipas një e-maili që i ka ardhur nga kompania britanike “ABTA”, në raportin e fundit për 10 destinacionet që sugjerohen për 2024-shin për qytetarët e Britanisë së Madhe, një prej tyre është edhe Shqipëria.
Kumbaro, këtë e cilësoi një kënaqësi, por edhe një sfidë e përgjegjësi të madhe.
Për të, Shqipëria është shumë afër realizimit të turizmit gjithëvjetor teksa shton se në vendin tonë vazhdojnë të hyjnë turistë të huaj.
Ndërkaq, Shqipëria është renditur e treta në Barometrin Botëror të Turizmit për periudhën janar-shtator 2023, sa i takon rritjes së numrit të turistëve.
Rritja sipas statistikave është me 49%. Para saj renditen Katari dhe Arabia Saudite, respektivisht me 91% dhe 50% rritje.
Edhe në publikimin për periudhën janar-korrik, të barometrit botëror të turizmit, Shqipëria renditej e treta në botë dhe e para në Evropë për rritjen e fluksit të vizitorëve të huaj (+56%).
Ndërsa, gjigandi i udhëtimeve “National Geographic” e ka renditur Shqipërinë në mesin e 30 vendeve të botës që duhen vizituar në vitin 2024.
Vendi përjetoi një bum turistik këtë vit, pasi u promovua gjerësisht në mediat ndërkombëtare si një destinacion që ia vlen të vizitohet për bukuritë natyrore, mikpritjen dhe kostot e arsyeshme.
Edhe ky bum i madhe dhe hov qe ka mare per Turizmin ! nje dite te afert do te bie poshte e me poshte ne numer ! deri sa ne shqiperi te pastrohet dhe te punohet me hapa te shpejta ne luften kundra krimeve... ha nuk e shikoni dele lideri spiun komunist kerme kriminel ne penxhere me dy gishat dhe tallet me drejtesine ! atehere dhe qytetaret Evropiane nuk jane budallejne ! edhe ata kane Info : dhe lexojne se cfare behet ne shqiperi... Nese kete vite drejtesia Areston te shumtit e Politikes qe jane te inkriminuar dhe qe i gjithe Populli i din em emra dhe em gishte se kush jane ! atehere vertete bumi i Turizmit do te dyfishohet...se qytetaret e Evropes duhan garanci dhe qehtesi..... dhe jo si ne rastin e Italianes ne naten e vtii te ri !
Turizmi - shpëtimi i Shqipërisë!
KY ASHTE MASHTRIMI MA I MALL QE I BAHET SHQIPTARVE 3,2 MILJARD EURO PREJ TURISTAVE ME QANTA SHPINET DHE HANE SPECA TE MUSHUN NJI SALLAD NJI GOT BIRRE E BAME ME HALE TANA BASHKE 500 LEK PO JU LUMTE PRUTE TANE DROGEN NE MENDYRE LEGALE NE QOFTESE KA NJI SHTET NE BOTE QE SHTETI ASHTE I LIDHUN ME KRIMINALITETIN ESHTE QEVERIJA SHQIPTARE
Mi..stresha Kumbaro nuk na tha sa hyn ne buxhet nga keto shpenzime
Ku shkuan keto para, moj ministre? Apo sa I merrni I fusni disa tendera dhe I ndani me miqte? Mbase e dini shume mire qe rruget jane nje nga investimet me te.mira per mafien. Ka disa rruge ne jugun e Italise qe kane vite qe jane ne ndertim e siper. Ndersa ju I ndani parate shpejt!.Ju lumte!