Prokuroria mbylli 4 herë dosjen e ish- Kinostudios, Gjykata e Lartë kërkon hetimin, Frangaj biznes privat në pronën e familjes Hysa

6 Janar 2024, 19:56Ekonomia TEMA
Prokuroria mbylli 4 herë dosjen e ish- Kinostudios, Gjykata e Lartë

Nga Adriatik Doçi

 

Ka një ndryshim thelbësor mes dosjes së zaptimit të pronës së familjes Hysa në ish Kinostudio dhe dosjes së privatizimit korruptiv të pronës shtetërore ish Klubi Partizani.

Në rastin e ish Klubit Partizani, dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, nga trashëgimtar i pretenduar i 113 m2, arriti të bëhej aksioner deri në 60 % i 19 kullave, duke përdorur pushtetin e vjehrrit kryeministër, i cili angazhoi qeverinë dhe të gjitha degët e saj për pasurimin e dhëndrit. Pastrimi i parave është një tjetër histori, pasi profesor Abi ngriti kullat duke pasur vetëm 39 mijë euro para të ligjshme.

Dosja e ish Kinostudios nuk është thjeshtë më e rëndë, por është një aferë e llahtarshme, një damkë e zezë për shtetin ligjor në Shqipëri, një sfidë madhore për SPAK-un.

Familjes Hysa i kanë njohur dhe kthyer institucionet shqiptare rreth 160 mijë m2 tokë te ish Kinostudio, pronë mbi të cilën janë sot disa institucione publike dhe biznese private. Prona i është njohur familjes Hysa nga Komisioni i Kthimit të Pronave dhe gjykatat e të gjitha shkallëve.

Çfarë ndodh? Qeveria e Sali Berishës i ka mohuar familjes Hysa të gëzojë pronën e trashëguar.

Një pjesë të pronës së familjes Hysa, Sali Berisha ia dha disa subjekteve private me qira, të cilat zhvilluan bizneset e tyre private, ku përfshihen panele diellore, disa televizione, radio, lokale, parkingje, lavazhe etj.

Subjektet private janë klientë mediatikë të Sali Berishës, ku spikat Aleksandër Frangaj, i cili ka përfituar edhe 12 milionë euro reklama.

Jo vetëm i ka dhënë pronën e familjes Hysa klientit të tij mediatik, por Sali Berisha vuri në dispozicion pushtetin e tij, që familja Hysa të mos posedojë dhe zhvillojë pronën e saj.

Prokurorë, drejtorë dhe ministra janë angazhuar që klientët e Berishës të mbajnë pronën e familjes Hysa, të zhvillojnë bizneset e tyre private dhe madje të bëjnë edhe plane për të ndërtuar një qendër tregtare dhe disa kulla.

Në këmbim, klienti mediatik arriti deri aty sa që në 21 Janar 2011, mohoi plagosjen e gazetarit të tij nga pushteti i Sali Berishës.

Prokuroria e Tiranës, gjatë 10 viteve të fundit, ka mbyllur 4 herë dosjen penale të zaptimit të pronës së familjes Hysa.

Katër herë, gjykatat, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë, kanë kërkuar hetimin e aferës, duke i lënë prokurorisë të njëjtat detyra.

Disa procese të tjera paralele gjyqësore zhvillohen mes familjes Hysa dhe zaptuesve të pronës së tyre.

Një pushtet korruptiv, i shtrirë nga mediat, qeverisjet dhe drejtësi, i mohon prej tre dekadash familjes Hysa të drejtën e pronës së trashëguar bres pas brezi, pasi në pronën e tyre ka ngritur bizneset private një gazetar i kthyer në oligark, i cili erdhi në Tiranë si fans i Tefta Radit.

5 Komente

  1. F
    Fredi

    se kane ndare menjen policet e Meros se cilat komente do ti sherbenin Zerit te Popullit!....lol Mer0 dhe policet e tij fshatare, zgjedhin komentet dhe censurojne te tjerat sepse i prishet imazhi i Zerit te Popullit Temes higjenike te Mero Gelbazes. 99% e kOmenteve te mia censurohen sepse nuk puqen me me mendjen e fshatarve police te Zerit te Popullit aka Tema. lol

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje nga populli fshatar

      Mos e shani mbretin.Mbreti nuk gabon.Doni te jeni ne rregull ,athere beni si ju thote mbreti jo si ben mbreti

      Përgjigjjuni
      1. A
        Agimi

        Familja Hysa nuk ka qene ndonjehere pronare ne ate vend. Kjo familje me dokumente te falsifikuara te Reformes Agrara ka arritur te siguroje nje vendim nga Komisioni i Kthimit te pronave. Ne te vertete toka ne kinostudio i perket familjes Rahmani. Familja Hysa ka ardhur ne Tirane pas vitit 1945. Ata nuk kane asnje dokument te para vitit 1945 per kete prone dhe nuk kane qene asnjehere ne gjendje te thone se si u bene pronare te saj.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zefi

          Nuk e di kush jane pronaret por ne foto kane dale nje pleh dhe dy sahan lepires bile njeri nga dy sahan lepiresit desh te behej edhe kryetar bashkie, O Zot ne çkohe po jetojme.

          Përgjigjjuni
          1. 0
            00 Qaniu

            IT GTP futja kot. Pse nuk i hapin komentet per kete shkrim???

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje