Pagat, të gjithë duan të punojnë në shtet, DAP: 20 aplikime për një vend pune

28 Prill 2026, 17:30Ekonomia TEMA
Pagat, të gjithë duan të punojnë në shtet, DAP: 20

Puna në shtet po bëhet gjithmonë e më e preferuar dhe duket se përtej “rehatisë” që citohej dikur rëndom si arsye në bisedat e përditshme, duket se rol po luan trajtimi më i mirë financiar. Zyrtarisht Instituti i Statistikave raportoi në mars se shteti paguan 30 për qind më shumë se privati duke thelluar hendekun në vitin që lamë pas.

Raporti Vjetor 2025 i Departamentit të Administratës Publike (DAP) tregon një rritje të ndjeshme të interesit për punësim në shërbimin civil, ndërsa paralelisht është shënuar një rënie e dorëheqjeve dhe largimeve nga sistemi.

Mesatarja e aplikantëve për çdo pozicion pune arriti në 20 gjatë vitit 2025, nga 17.55 një vit më parë. Për procedurën e pranimit në shërbimin civil, kjo mesatare u rrit në 23.4 aplikantë për vend pune, nga 20.3 në vitin 2024, duke sinjalizuar rritje të konkurrencës për hyrje në administratë.

Në të njëjtën kohë, dorëheqjet u tkurrën me 19.3%, duke rënë nga 140 raste në vitin 2024 në 113 në vitin 2025. Edhe numri total i lirimeve nga shërbimi civil shënoi rënie të ndjeshme me 32.8%, nga 396 në 266 raste.

DAP e lidh këtë dinamikë me konsolidimin e procesit të rekrutimit dhe rritjen e transparencës. Në raport theksohet se proceset janë përmirësuar përmes “implementimit të masave për thjeshtimin e procesit dhe rritjen e transparencës, nëpërmjet portalit online të rekrutimit për aplikantët”, si dhe përmes publikimit të materialeve orientuese dhe pjesëmarrjes në panaire pune.

Paralelisht me këtë trend, viti 2025 u shoqërua edhe me zbatimin e reformës së pagave në administratën publike, përfshirë rritjen e pagave që hyri në fuqi më 1 korrik për të gjithë administratën. Kjo reformë ka rikonfiguruar pozicionin e sektorit publik në tregun e punës, duke e bërë atë më konkurrues për profesionistët.

Në një ekonomi ku sektori privat vijon të përballet me mungesë fuqie punëtore dhe emigracion të lartë, administrata publike po shfaqet gjithnjë e më qartë si një nga punëdhënësit më të preferuar në vend.

5 Komente

  1. F
    Fshatari

    Puna ne shtet nuk eshte paga por at qe mer mbi pagen ( korupsioni) Ne shtet, (nga natyra e shteti) punojne me te paaftit. Ata qe nuk gjejne dot pune ne sektorin privat (qe paguhet shume me mire se ne shtet) )sepse nuk kane aftesi, ata aplikojne ne shtet. Kjo eshte vertetuar ne te gjithe boten, me parjashtim te rasteve kur korupsioni eshte ne nivelin qe pavarsisht nga aftesia si rezultat i korupsionit ne shtet paguhesh me shume se ne sektorin privat. Ne Shqperi burokratet e shteti paguhen pak por kane te ardhura me te larta, sepse Shqipria e ka ngritur korupsionin ne sistem. Ne nje vend ku e ardhura kryesore e PBBse reale ( jo asaj qe publikon shteti) eshte krimi i organizuar, ska si te jete ndryshe.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      O fshatar besoj se kete e ke me te degjuar dhe jo me teprovuar.Per sektorin privat dhe mund te thuash ndonje fjale se e ke nga eksperienca personale kur nxjerr bushtren e shtepise (gruan) te qihet me maloqerine alpine te bathores dhe kamzes.

      Përgjigjjuni
    2. A
      ASPIRANTJA

      PSE JU DUKET HABI, 20 APLIKIME PER 1 VEND PUNE! KETU TEK NE MUNS TE VUJNE 500.

      Përgjigjjuni
      1. d
        dd

        Pagat me te larta ne shtet behen jo per kontributin dhe nevojen sepse dihet se administrata eshte dyfishuar artificialisht ndersa popullsia eshte tkurrur e vazhdon te tkurret, por spse punojsit e shtetit sot jane qe te gjithe punojsit e partise shtet.

        Përgjigjjuni
        1. x
          xha Braho

          Si matet efikasisiteti i administrates publike? A eshte shoqeruar rritja e rrogave me uljen e numrit te te punesuareve ne administraten publike? Sa vende pune jane likujduar/shkurtuar nga digjitalizimi i shume sektoreve ne administraten publike? Ne administraten publike une perfshi edhe ate lokale, jo vetem qendrore. Pra te gjithe ata/ato qe marrin rrogat nga fondet e buxhetit te shtetit qofte lokal apo qendror, pasi ne fundore paguhen nga kontributi yne nepermjet tarifave dhe taksave. Apo jo o Dire Strait?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje