Paradoksi i pagave, për të qeshur apo për të qarë!

8 Prill 2023, 18:08Ekonomia TEMA

Paradoksi i pagave, për të qeshur apo për të qarë!

Nga Aranit Muraçi

Në kushte normale pagat duhet të ishin rritur më parë dhe më tepër në sektorin privat. Puna është treg, dhe ajo si çdo gjë tjetër që del në treg, varet nga ligjet e kërkesës dhe ofertës.

Në sektorin privat vendi i punës fitohet përgjithësisht në bazë të meritokracisë dhe produktiviteti në këtë sektor është më i lartë. Mjafton si krahasimi më i mirë audienca e Televizionit Publik, me mediat e tjera. Punonjësve të sektorit privat nuk u deklarohen të ardhurat në shumë raste, ose u deklarohen pjesërisht. Në sektorin privat është bërë zakon që të mos respektohet orari, as ditët e pushimit bazuar mbi kodin e punës. Kostoja e humbjes së vendit të punës në rast pushimi të padrejtë nga puna, si një tjetër ndryshim nga sektori publik, mbulohet nga i pushuari. Dhe si për ironi, të punësuarit e këtij sektori nuk kanë asnjë përgjegjësi për nivelin e korrupsionit në vend.

Për të mbështetur rritjen e pagave në sektorin publik dy janë opsionet më të mundshme në kushtet aktuale: do të shtohen më tej taksat, ose do të rritet më tepër inflacioni. Ose të dyja bashkë. Rrugë tjetër më të “mirë” për të rritur pagat momentalisht nuk ka! Megjithëse ka një zgjidhje më ideale: dëmi që i shkaktohet buxhetit të shetit shkon mesatarisht 800 milionë euro çdo vit sipas KLSH-së. Nëse do të kishim njerëz më të përgjegjshëm, të aftë dhe institucione ligjzbatuese dëmi do të ulej dhe me paratë që do të kurseheshin pagat do të rriteshin.

Taksimi i bizneseve do të thotë se ata duhet të shkurtojnë vendet e punës, ose sektori privat do të detyrohet të ulë pagat për të punësuarit e tij me qëlim për përballimin e kostos së shtuar nga rritja e pagave në sektorin publik.

Kështu, shtohet rreziku që të krijohet një hendek edhe më i madh pabarazish mes sektorit publik dhe atij privat në vend që të studiohej tregu para se të ndërtoheshin politika më premtuese që të dy sektorët të konkuronin me njëri-tjetrin. Në vendet e tjera sektori shtetëror dhe ai privat konkurojnë për më të aftët dhe rritja e pagës varet nga aftësitë krijuese dhe produktiviteti i gjithsecilit.

Ka gjasa që rritja e pagave në sektorin shtetëror të demoralizojë punonjësit e sektorit privat,  të cilët si rrjedhojë, në të ardhmen, ose do të shtojnë konkurencën t’u punësuar për në sektorin publik ose do të shohin emigrimin si rrugëzgjidhje.

Shqipëria e së ardhmes bazuar mbi këtë logjikë ekonomike mund të jetë projektuar kështu: Do të mbeten ata që do të jenë të punësuar në sektorin publik, dhe sektori privat do t’i mbajë shpresat për të gjetur fuqi punëtore nga bangladeshasit, nigerianët, filipinasit, palestinezët etj.

Në të dyja rastet rritja e produktivitet ka pak gjasa të ndodhë, kurse rritja reale e pagave, për fat të keq, s’ka asnjë gjasë që të ndodhë.

- Për të kuptuar paradokset duhet të jesh inteligjent, për t’i ndjekur ato duhet të jesh budalla, - thotë Pitigrilli. Paradoksalisht nuk janë të paktë shqiptarët, në realitet populli më i varfër i Europës, të cilët besojnë ose shohin “ëndrra” sikur janë populli më inteligjent dhe më i shquar në botë!

11 Komente

  1. F
    Fred

    Nuk e di por te thuash qe rritja e pagave publike do ule pagat e sektorit privat nderkohe qe e me keto paga vuan per punetore,s ka asnje logjike ekonomike. Cdo gje ben vaki po logjika te thote qe sektori privat duhej te kishte rritur pagat me kohe per te terhequr fuqi punetore nga rajoni.Te ankohesh se nuk ke punetore dhe s ben ndryshim ne paga vetem biznes nuk je duke bere. Mund te quhesh marangoz por biznesmen kurresesi. Nejse ne Shqiperi lopcaret zoterojne bizneset keshtu qe dhe logjikae tyre ashtu fuksionon...rriton konkurrencen duke ulur pagat :P

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Na mbyten gazetaret qelbesira me pislleqet e injorances se tyre. Shteti vendos pagen minimale edhe per sektorin privat , Keshtu ndodh kudo, dhe nqs nje biznes ben pagesa nen pagen minimale direkt ndeshkohet . Kjo ehste menyra se s shteti mbron punonjesit nga shfrytezimi qe i bejne biznesmenet , te cilet jane disa halabake te qelbur qe nuk kane asnje lloj vlere humane . Dhe ne Shqiperi paga minimale duhet te jete 500 dollare ne muaj-Nen kete page nuk duhet te paguhet aksush ne sektorin privat, Kush nuk e respekton kete page, le te punoje veten ne biznesin e tij, por po punesoi te tjere duhet te respektoje kete page ndryshe te gjobitet sa ti shkaterrohet biznesi Kjo menyre mbron njerezit me te pambrojtur ne sektorin privat, Ndersa pensionet nuk duhet te jene me pake se 400 dollare ne muaj , per te gjithe

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pirxh Pirxh 2

      E pershendes rritjen si perpjekje per rritje te mirqenies se individit , megjithate vendi ekonomikisht me duket ne krize , arsyeja eshte e thjeshte , shko ne cdo supermarket dhe do te shohesh qe pervec turshive dhe ndonje produkti alkoolik asgje nuk prodhohet ne vend ,pra nuk eshte vec krize konsumi qe lidhet me fuqine blerese eshte krize prodhimi , ne keto rrethana grosistet do ta vendosin cmimin si ta duan dhe sa ta duan pasiqe prodhimi vendas nuk ben ndonje presion ne treg, prodhimi eshte faktor qe cliron konkurencen , po ke prodhim dhe ke standarte ke OFERTE do te detyrohesh ta ulesh cmimin e ne kete menyre i jep tregut dhe konsumatorit nje nxitje per te rritur konsumin dhe rrjedhimisht mirqenien, ama po nuk prodhove nuk ben dot OFERTE , cfare do te besh do te rritesh KERKESEN per mall qe te garantosh fitimin , kete grosistet do ta bejne duke ulur importin ( rrjedhimisht edhe kostot qe kane prej Tij) e duke rritur Kerkesen ne menyre indirekte , po nuk pati prodhim vendas cdo Mirqenie eshte fiktive dhe nuk bazohet ne parimet e tregut, ketu do te jemi dhe do te shohim rritje stratosferike cmimesh qe do te jete edhe me qesharake sidomos duke ditur qe Importet behen ne EURO e nderkohe EURO eshte me e dobet karshi lekut te pakten tani

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionisti

        Mire rrogat te rriten, pensionet jo, por pensionisteve te pakten tu behet indeksimi i cmimeve sipas inflacionit qe eshte 9 %. Te pakten per pensionistet duhet ti behet indeksimi i cmimeve

        Përgjigjjuni
        1. k
          komentues i perhershëm i Meros

          Uaaa! Muraçi ka zbuluar Pitigrillin nga varri dhjete pashe ne dhé dhe na citon theniet e tij sikur Pitigrillin ka jetuar gjithe epokat e njerezit edhe ate te teknollogjise dhe zhvillimi epokal dhe tani ka shkuar me pushime ne varr. "Per te kuptuar paradokset duhet te jeshe inteligjent, per ti ndjekur ato duhet te jeshe budalla!" Me ben pershtypje se shume njerez marrin citate nga kushdo i pagjohur ose i perpilojne vete dhe vene nje emer kot dhe i paraqesin si citate te filozofeve. Po dhe filozof apo njerez te mençur te jene , citatet e tyre zene vend per kohen dhe situaten qe jetojne. Pshe di gje Aristoteli se çfare eshte interneti, Windows apo skype e etjetj. Apo digje se ç'eshte euro, apo franga...?! etjetj. Prandaj perdorimi citateve te tilla eshte varferi mendore dje ekspozim i injorances intelektuale sepse ato jetone ne kohe qe jane thene. Gazetari jo vetem ja fut kot por ben qejfin njerezve qe kane inat dike dhe mendojne si ai me luge bosh.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Idrizi

            Zoti Aranit Muraci Po si nje rruge me te mire se sa beni fjale ju,a mund te jete nje lufte e pakompromis ndaj korrupsionit qeveritar,kompanish,ne dogana ne PP dhe koncesione? A eshte kjo rruge e cila mbase eshte ne ate madhesi qe te dyfishoje rroga e pensione?

            Përgjigjjuni
            1. s
              skelari

              Per mua eshte e kunderta e kesaj logjike - prej kohesh ne Shqiperi eshte ndjere nevoja e rritjes se pagave, pasi jetesa ne vend ka qene mjafte e shtrenjte per te ardhurat formale (arsyeja edhe te ardhurat informale te shumta). Ky presion mbi biznesin nuk ka per te ndryshuar ndonje gje te madhe, pasi ne kostot e sherbimeve apo prodhimit qe ofrohet ne vend, pjesa e pagave nuk ka patur rrol dominues. Por edhe pa qene kjo, rritja e kostove per cdo arsye tjeter (karburantet, plastika, pandemia etj) u duken te perballueshme "eksperteve" ndersa kjo prej rrogave duket gabim i rende... Tregu mediatik i ndihmuar nga rrjetet sociale po behet shume toksik, dhe demi prej tij po i tejkalon shume perfitimet qe kane shoqerite nga kjo "liri informimi"

              Përgjigjjuni
              1. A
                Askushi

                Interesant shkrimi. Nuk mendoj se ka tjeter qellim autori veçse te pasqyroje te verteten (nese ashtu eshte e verteta, pasi duhen degjuar ekspertet e vertete)

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mal Cori

                  Kur pagat nuk po rriteshin, këta ekspertë thonin pse nuk rriten.... . Pasi çmimet kanë shkuar në nivel europian.... . Tani që u rritën, thonë gabim që qeveria rrit pagat, pasi do të rritet inflacioni........ Por çmimet e kanë arritur nivelin europian. Kështuqë ka pak gjasa rritja e inflacionit.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shaqo

                    ...muraci nuk ka asnje llogjike ne ato qe thote. Qeveria rritjen e bazon ne argumenta, Muraci ne citate, ku realiteti me citatet jane tmerresisht larg. Murac, studjo ekonomine kur flet per te, argumente nuk ke, pervec teorive e citateve te mesuara mbrapsh ne shkolle.

                    Përgjigjjuni
                    1. Z
                      ZOT FALE

                      Zot fale Aranitin KAZAN

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje