
Digjitalizimi nuk arrin të mposht traditën sa i përket mënyrës sesi shqiptarët paguajnë mallra apo shërbime të caktuara. Përpos përpjekjeve për të rritur pagesat elektronike apo përdorimit të kartave bankare deri në muajin korrik jashtë bankave kanë qarkulluar 402.6 miliardë lekë.
Në fund të korrikut, jashtë bankave qarkullonin 402.6 miliardë lekë, nga 398.2 miliardë lekë që ishte në korrik 2023, duke u rritur me afro 4.4 miliardë lekë, raporton A2 CNN.
Në raport me totalin e parasë që qarkullon në ekonominë shqiptare e cila përllogaritet në 1.71 trilionë lekë, paraja informale përbën më shumë se 23.5% për qind të totalit.
Për të kuptuar shkallën e lartë të parave jashtë bankave, mjafton të themi se në vendet e Bashkimit Europiane ky tregues nuk e kalon nivelin 9%.
Për të reduktuar paranë cash qeveria mori si nismë ligjin për llogaritë bazike ku të gjithë pensionistët duhet të kenë një llogari bankare për të marrë pensionin. Ndërsa një sugjerim I Komisionit Europian për këtë reduktimin e fenomenit ishte dhe caktimi i një limiti për pagesat me para në dorë. Teksa për bizneset ekziston deri në 150 mijë lekë.
Problemin e rritjes së përdorimit të parasë cash banka qendrore e ngre si shqetësim këtë fenomen edhe në raportin e saj vjetor.
Sipas Bankës së Shqipërisë përdorimi i parasë fizike mbetet një fenomen mbizotërues për ekonominë shqiptare i cili ka kosto të lartë për të . Teksa sugjeron se janë rritur pagesat elektronike, banka thekson bashkëpunimin ndërmjet institucioneve për të ulur përdorimin e parasë fizike.
Ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se sasia e lartë e parasë jashtë kontrollit të bankave është rrezik potencial i pastrimit të parave dhe arsyeja kryesore e deformimeve në kursin e këmbimit. (A2 Televizion)
KESH eshte grumbulluesi me i madh i pagesave ne vend (natyrisht sepse shet energji) ! Ne asnje pike te KESH'it,nuk pranohet dhe nuk mund te behen pagesa me karte bankare !? Qytetari
Eksperte leshi, qelbaniker qe flasin veresie per pastrim parash, zagare te nongrates qe vetem te nxini dini! Pse te perdorim karta bankare per pagese ker bankan mbajne komisione per administrim te llogarive?! Te pasurojme bankat? Ky eshte fakt. Ne perendim nuk ka te tilla komisione, dhe edhe kue ka jane shume te ulta. Dhe, a mund te na tregojne keta pisa eksperte se a dine ndonje vend demokratik ne Bote ku nuk ka korrupsion, droge, e per rrjedhoje pastrim parash. Si eshte ndertuar Italia? Cfare e gjeti? Si eshte ndertuar New York-u 100 e me shume vite perpara? Sot kandidati republikan per President te Amerikes eshte i denuar per mashtrim te deklarimeve financiare me synim edhe evazionin fiskal. Cfare emri i vene kesaj keta derdiment tane qe nuk i ze gjumi nga meraku se mund te pastrohen parate. Boll me te tilla analiza e meraqe se e turperuat Shqiperine, duke zmadhuar tej mase fenomenet negative dhe antiligjore, ato ekzistojne nga do ne vendet demokratike. Nuk punonjne perfekt ingranazhet e demokracise pa i grasatuar.
Pasqyre e ketij peisazhi te zi jane me mijera apartamente te ndertuar nga parate e krimit qe jane stok.
Keshi osht demokraci Liri dhe autonomi parazitet shtetar e bankieret parazitar nuk e duan se duan te kontrolljn cdo levizje te popullit, kesh paguan dhe askush nuk din mbi privatesin tende me kart krediti din sa ke ku i ke kur i ke e ku je mbi gjitha, asnjeher skam mbajt para ne bank as jasht shtetit edhe pse kam qen i detyrur tkem llogari erdhi data rroges i terheq te gjitha lekun Tim di vet si tra perdor ku tra perdor e sa te perdor posht parazitet
Jo keq, mire e ke zotrote!
Keshi eshte djepi i korrupsionit, crimit dhe pastrimi te parave te gjakosura te krimit.