KURUM lë 500 punëtorë në rrugë , por fitimi vetëm vitin e kaluar ishte 4.4 mld lekë

27 Gusht 2024, 21:30Ekonomia TEMA

KURUM lë 500 punëtorë në rrugë , por fitimi vetëm

Nga Eliza Gjediku 

Avazi i vjetër i KURUM me pengje njerëzore po përsëritet. Kështu shprehet deputeti Socialit Erion Braçe i cili kërkon nga institucionet që të marrin masa dhe pasi kjo kompani monopol i ka shumëfishuar fitimet.“KURUM këtë avaz ka sa herë që ndodhet keq në raport me ligjin. Shantazhon përmes punonjësve. Është skema e vjetër, skema e njohur. Të bëjmë transparencë ndërkohë që agjencitë ligjzbatuese duhet të verifikojnë vështirësitë ekonomike në KURUM. Lodra me faliment dhe vështirësi ekonomike tani, duke verifikuar si ndodhi disa vite më parë nuk duhet të përsëritet. Ajo kompani nuk na merr dot për budallenj, duke mbajtur peng qeniet njerëzore”, thotë Braçe.

Braçe thotë se është e pamundur që kompania të jetë në vështirësi financiare në kushtet kur kërkesa për produktet që uzina prodhon është në maksimum prej vitesh.“Duke dalë nga tërmeti e duke hyrë në rindërtim, duke pasur rritje të ndërtimeve dhe ku KURUM ka dhënë kontribut të madh, duke parë çmimet e produkteve në rritje, patjetër që MONOPOLI KURUM brenda vendit nuk ka qenë me humbje por me shumë para”, pohon Braçe.

KURUM ka mbyllur uzinën duke lënë në rrugë 500 punonjës me argumentin se është në vështirësi financiare. Duke përsëritur kështu historinë e vitit 2016, kur kompania shpalli falimentin, për t’ju shmangur kredive të pashlyera, pagave të papaguara dhe për të fshehur evazionin fiskal, dhe doli nga falimenti në fund të 2018-ës, prej atij viti bilanci i saj financiar ka qenë me fitim përveç 2020, kur u mbyll ekonomia prej COVID-19. Konkretisht sipas të dhënave të pasqyrave financiare të kësaj kompanie rezulton se fitimi i saj gjatë vitit të kaluar ka qenë 4,462,168,911 lekë, nga 7,800,598,667 lekë që ishte në vitin 2022, kur ishte edhe kulmi i inflacionit, që solli edhe shtrenjtim të produkteve të hekurit apo materialeve të tjera, dhe për pasojë ja shtoi fitimet kompanisë.

Për skandalin me mbetjet që solli edhe mbylljen e KURUM, ka reaguar edhe Konfindustria që kërkon të nisi menjëherë hetim edhe SPAK, pasi me këtë çështje janë dëmtuar rëndë interesat kombëtare duke e konsideruar ngjarjen shfaqe e korrupsionit shtetërore.

Me këtë skandal sipas Konfindustrisë ka rënë i gjithë zinxhiri institucional, që agjencitë e licencimit, tek inspektimi mjedisor e deri tek kontrolli doganor. shqiptarja.com

2 Komente

  1. 5
    500 vjet nukë na dolën bollë???

    Këta janë vllezrit Turq dhe baba Erdogan.. Mirë javë bën, se pse 500 vjët nukë na dolën bollë? Kemi qëne rraca më e varfër e shtypur dhe e prapambetur në perendorinë Otomanë. Na ndaluanë gjuhën dhe shkollimin, në gjuhën shqipe. dhe deshten që të na zhdukun nga faqja e dheut si Shqiptar, dhe prap sot politikanë hajdut barbar na i sjedhin në Shqiprie, dhe e vjedhin Shqiprinë bashkë, dhe kurë Turqit, na qinë në bythë ju themi edhe vllezër munsishtë bravo mysliman shqip foles bashkë me Ramën, Likën dhe Saliun. Ne nukë bëhemi kurrë komb as njerze...

    Përgjigjjuni
    1. D
      DOKTORIM

      Kjo nuk është një pyetje e përgjithshme! Kjo është një pyetje që duhet t'i bëni drejtpërdrejt kryeministrit Rama! Ai po menaxhon vendin dhe po e mban vendin “të lidhur me zinxhirë pas turqve”. Ju jeni intelektual por nuk jeni shumë inteligjent për të bërë pyetje! E vërtetë apo jo?

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje