Skandalet e “Kurum”/ Privatizoi 4 HEC-e shtetërore me vlerë minimale

26 Gusht 2024, 18:18Ekonomia TEMA

Skandalet e “Kurum”/ Privatizoi  4 HEC-e shtetërore me

Skandali i mbetjeve të nisura drejt Tajlandës ka rikthyer në vëmendje veprimtarinë e parregullt të kompanisë turke Kurum nga e cila rezulton se dolën mbetjet e rrezikshme.

Kompania “Kurum”  operon në Shqipëri prej më shumë se dy dekadash  dhe nëse i rikthehemi historisë konstatohen një sërë shkeljesh  e borxhe që kompania ka ndaj shtetit. Nisi aktivitetin në Shqipëri në vitin 2000 kur në pushtet ishte Fatos Nano. Ndërkohë që në kohën kur në qeveri  ishte Sali Berisha përfitoi asete të rëndësishme energjetike shtetërore. Ekspertët në atë kohë e kritikuan ashpër shitjen e katër hidrocentraleve rentabël me çmime të ulëta. Hidrocentralet Bistrica 1 dhe Bistrica 2 u shitën për 52 milion euro. Ndërsa Ulza e Shkopeti u shitën për 57.5 milion euro. Ndërkohë që në vitin 2016 për shkak të borxheve të mëdha, keqmenexhimit dhe vjedhjeve përfundoi në gjykatë duke kërkuar shpalljen e falimentimit. Një fakt ky që është denoncuar edhe nga deputeti Erjon Braçe me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Gjykata e Tiranës, caktoi një administrator të përkohshëm falimenti Lindita Kikino e cila konfirmohet edhe nga ekstrakti i Qendrës Kombëtare të Biznesit për të mbikëqyrur sipas një plani riorganizimi përmbushjen e pretendimeve të kreditorëve të Kurum. Po çuditërisht Kurum arriti ti shpëtojë këtij falimenti duke vijuar aktivitetin ndërsa tashmë rrezikon të lerë të papunë qindra punonjës.

8 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles

    Erioni duhet te denoncoje si pagoi qeveria shqiptare 60 milion euro per hidrocentralin e Ashtes. Apo nuk iu vjen zeri aty ?

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Aty ku nuk funksjonon shteti ndodh kjo gje!

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1

        Ne keta 30 vjet pushtetaret tane kane bere krime kunder popullit.Ne Shqiperi nuk ka besoj une trup gjyqesore qe ti denoj keta kriminele.Miqte tane (neqoftese kemi te tille)duhet te ngrene nje gjykate speciale si model i Kosoves,se vetem ajo mund te bej drejtesi per kete popull

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kriminelat litar

          Per priivatizimet e hecve nuk pike kusuri Kurumi , c'do kush qe del per te blere ne treg mundohet qe te bleje sa me lire , keto jane rregullat te pashkruata te tregut . Per hecet duhet shkerdhyer te 14 atij we pellet perdita maje pallatit qe i dha per nje cope buke ose i fali sikur t'ja kisbte pjelle Liria , poere kot themi ja fali kushedi se sa mijera a miliona euro i shkojne per c'do muaj te dy familjeve mafioze asaj hale Berisha dhe tjetres asaj kake te MonaLikes . Demet qe i kane shkaktuar keta dy persona as litari nuk i lan .

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sqepari

            Si privatizoi Kurum hecet por pushti Sali? Kurum gjeti budallenj, perdori dhe korrupsionin dhe populli ketyre rasteve u thote: u lumte bytha!

            Përgjigjjuni
            1. h
              henri

              Skandali nuk është i KURUM por i Sali non gratës që ja shiti.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shkembi

                Te dhjefsha mu ne drejtesi qe po e le atdheun ne duart e mafiozeve.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Krimineli nongrata duhet denuar edhe per keto bema

                  Rrugaci Sali na mori ne qafe per 30 vite.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje