
Këto “Hyundai Tucson” janë vetëm dy nga rreth 1 mijë e 800 makinat e ardhura njëherazi në Porto Romano të Durrësit me këtë anije nga Koreja e Jugut.
Gati 9 mijë kilometër distancë gjeografike, një treg aspak tradicional referuar historisë... sot Koreja e Jugut është kthyer në burimin kryesor nga ku shqiptarët importojnë makina.
“Çmimet e shitjes atje janë shumë të ulëta për shkak të politikës që ata kanë për makinat e reja, për makinat elektrike. Makinat e naftës 10-vjeçare apo edhe më të reja përpiqen t’i shesin që të blejnë makina më të reja, elektrike,” shprehet Mario Tushe, importues makinash.
Shteti në Azinë Lindore rendite i dyti pas Italisë në drejtim të importeve të automjeteve, duke lënë pas Gjermaninë dhe Zvicrën. Në harkun e muajve janar-korrik, prej andej u sollën dhe u regjistruan 7 mijë e 754 makina.
“Unë kam qenë vetë në Kore bashkë me ortakun tim dhe kemi qëndruar aty për më shumë se 1 muaj. Pamë që tregu ishte i bollshëm kështu që hoqëm dorë nga Evropa për t’u orientuar drejt Koresë.”
Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se importi i mjeteve të transportit nga Koreja e Jugut ka pësuar një rritje të konsiderueshme nga viti në vit.
Nga rreth 870 milionë lekë importe të automjeteve në 2018-n, vitin e shkuar shifra arriti në 8.5 miliardë lekë duke gati u 10-fishuar në harkun e 5 viteve.
Megjithatë, ashtu si në çdo treg të ri dhe jo fort tradicional, edhe këtu skepticizmi në drejtim të cilësisë është i madh.
Në varësi edhe të asaj çka klientët kërkojnë, pjesa më e madhe e automjeteve të importuara në harkun e muajve janar-korrik janë të markës “Volkswagen” me mbi 11 mijë të tilla, ndjekur nga Mercedes Benz, Audi, Hyundai, Toyota, Ford, Fiat dhe BMW.
Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor tregojnë se në harkun e muajve janar-korrik janë regjistruar gati 63 mijë automjete të reja.
“Kemi kompanitë e makinave me qira të cilat kryesisht duan automjete të vogla të tipit Volkswagen Gold apo Mercedes Benz C dhe E-Class. Ndërsa pjesa tjetër, janë individë që duan Tuscon apo Edhe Audi Q7, etj,” shpjegon Ardis Biba, importues makinash.
Importet e shtuara veçanërisht nga Koreja e Jugut kanë bërë që numri i automjeteve aktive në vend, pra pa përshirë ato vetëm të zhdoganuara ka rritur në gati 1 milionë.
Pak më shumë se gjysma e tyre janë mbi 15-vjeçare. Gati 150 mijë automjete janë midis 9 dhe 15 viteve të prodhuara, ndjekur nga ato 5-8 vjeçare. Më pak se 20 mijë automjete janë deri në 4 vite të prodhuara.
Në raport edhe me numrin e popullsisë, gati 320 mijë makina rezultojnë të regjistruara në Tiranë, ndjekur nga Durrësi, Fieri, Shkodra, Elbasani dhe Vlora.
Me gjithë se tregu duket i mbingopur, importuesit e automjeteve vijojnë të blejnë makina nga Koreja e Jugut. Deri n֝ fund të vitit, nga Koreja e Jugut pritet të mbërrijnë mbi 100 mijë makina.
Paskan fillu me pastru ‘varrezat’ e Koresë Jugut tani. Këta matrapazët jo vetëm që skanë harxhu as nji centim,por janë paguar për ‘pastrimin’ që po bëjnë . Dhe shteti i narkomanëve normal që do i lejoj. Përderisa ka leju deri tani ‘Kurum’-in që u kap me ‘presh në dorë’ ,të bëj trafik me mbetjet toksike,makinat e varrezave as nuk llogariten për mbetje,për pisllik..
E vertet edhe danimarka dhe suedia te shperblejn per cregjistrim dhe export Per makinat të vjetra
Ne by* e keni me ato makina mendoni se po i japin falas?! Harrojeni gje qe nuk ndodhe jane makina me shume kilometra qe kur vijne keto cuditerisht kane nga 100 mije km me pake dhe sigurisht kane nevoje per servis dmth per leke...