
Shqipëria vazhdon eksperimentin për të sjellë punëtorë nga jashtë, kryesisht nga Indonezia dhe Filipinet, duke ndjekur linjën e vendeve të BE-së që sot janë duke trokitur në këto shtete për forca të reja pune. Por sa e zgjidhin ngërçin e mungesës së fuqisë punëtore për biznesin fason?
Edvin Prençe, kryetari i shoqatës Pro-Export Albania, foli në Ditarin e pasdites nga Bruna Çifligu në A2, duke thënë se kjo nuk është zgjidhje për biznesin fason.
“Të mendosh të sjellësh punonjës për fasonët në këtë periudhë është njësoj si të zbukurosh një nuse që tashmë po shkon drejt ndarjes. Tashmë ka shumë aktivitete që janë drejt mbylljes së aktivitetit dhe të mendosh që në këtë moment shumë biznese po flasin për mbijetesë dhe jo për të menduar për punëtorë nga vende të treta”, u shpreh në A2 Edvin Prençe, kryetari i shoqatës Pro-Export Albania,
Ai theksoi se tashmë Shqipëria nuk është më një vend i preferuar për treguan Europian.
“Këta punëtorë nuk mund të rimëkëmbin më këto biznese kur kursi i këmbimit është drejt një kolapsi të thellë. Kemi një rënie shumë drastike të kërkesave nga Europa dhe Shqipëria e ka humbur konkurueshmërinë dhe nuk shihet më si një vend i preferuar nga brandet e huaja”, tha Prençe në Ditarin e pasdites nga Bruna Çifligu në A2.
Të dhënat tregojnë se vitin e shkuar u pajisën me leje pune 9 mijë e 825 shtetas të huaj, me një rritje prej 18.3 për qind në raport 2022. Që nga viti 2017 janë më shumë se 37 mijë të huaj që kanë marrë leje për të punuar në Shqipëri. Kjo me qëllim mbushjen e boshllëkut të krijuar nga emigracioni. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, pjesa më e madhe e punonjësve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri deri më tani janë nga Turqia, Egjipti, Filipinet, India, Kina apo Ukraina. /A2CNN
"Punë ka, por nuk ka profesionistë"... I thoni atij artist kryeministrit që profesionistët kanë ikur... T'a mësoj edhe ai se mos nuk e di!
pune ka po ska kushte une personalisht po me thane e shtuna pune, iki me vrap as e mar ne diskutim pjesen tjeter
Ti je Malok, Ti iken edhe me te thane qe Tirana ka Qytetari. Rrace Muti
Shqiperia qe duam. Mungon vetem Bangladeshi. Mgjth avash avash do ja arrime qellimit.
Keta bien ne kontradiktë me veten. Nga një anë kerkojne rritjen e pages minimale. Pastaj ankohen se Shqipëria nuk është më terheqese per tregun europian. Po natyrisht. Keshtu që filipinasit dhe indonezianet do vijnë per page me të ulët dhe bizneset mund te mbijetojnë si rrjedhojë. Është e qartë se kjo menyre e te menduari e qeverisë nuk është ndonje gjë e mirë, sepse shell ne Shqipëri aziatikët dhe perze shqipetarët. Është vetëm zgjihje ekonomike per xhepin e qeverisë. Nuk ka rendesi kush paguan taksa, mjafton që paguhen. Ne vend te planeve afatgjatë ekonomikë, per zhvillimin e industrisë se lehte dhe ate perpunuese te prodhimeve bujqesore, ose atë farmaceutike, Qeveria ka vetëm hallin e fasonëve. Nuk eshte se jam ndonjë ekonomist i madh, por keto qe thashë i di kushdo qe ka mbaruar shkollën e mesme dhe ka lexuar dy libra. Nuk është fizikë berthamore. Per shembull vaji i ullirit është bere problem ne Europe, sepse ne Itali dhe Spanje ka rene prodhim. Çfare subvencionesh dhe lehtesira u ka krijuar Qeveria prodhuesve te ullirit dhe vajit te ullirit per ta exportuar? Ec e gjeje. Ministria e Bujqesisë vegjeton, ndersa Partia Agrare është kthyer ne ngrenese peshku. Opo lere. Llafosim kot se ata qe votojne per Ramën dhe ata që votojne per Saliun e kanë ndare mendjen. Jane ndarë votat. Fol sa te duash ti. Kur ndan mendjen tjetri, mos i dil perpara.
"Ti themi gjerat si jane" Kur shpreheni se : "Qeveria perze shqiptaret" duket se gatuan çorbe per qente e PD Salixhije. Eshte kohe moderne, nuk eshte koha e qoftelargut Sahale, sot secalli sheh hallin e vet, shkon atje ku i behet mire. Qeveria ka hapur gjithe hapsirat qe secalli te punoj ketu, ama nuk eshte me detyrim qe po nuk punove, te shpall PARAZIT siç bente shefi dhe vrymezuesi i vrymezuesit tat Sali, shoku Enver. Boll u hoqet si hartues, zbatues dhe kritike te shkencave ekonomiko - njerezore, rrijini bythes lart, punoni shume, lereni dembelllekun atje ku e ka vendin, lerini kafenete, dhe mbi te gjitha, perdorni trurin ruaj po ta keni, mos perdorni trurin e Zen dhe Argita Brishes qe "nuk po i ze gjumi" se po zbrazet atdheu. Ika shtahaj se sun u duroj dot, jeni bo zgjatimet e Ilir Mutajt ne gjithe qelbsinave ne Shyfni.
buku e ke zhbiriluar,,fiks fare keshtu qendron e verteta ,, te gjithe hajdutet jan ne punet e shtetit,,ca mund te presim..