Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bën me dije se Greqia ka importuar pjeshkë në vendin tonë, të cilat përmbajnë pesticidin Phosmet mbi normë.
Përmes një njoftimi, AKU-ja bën thirrje që të gjitha bizneset të cilat kanë ende gjendje nga ky frut, të bëjnë kthimin e tij. Sakaq, operatori i biznesit ushqimor, ka njoftuar të gjitha pikat ku ka bërë shpërndarjen e frutit.
Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka rezultuar se produkti pjeshkë, i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Phosmet, me risk për shëndetin e njeriut.
Kategoria e produktit: fruta – perime
Operatori i biznesit ushqimor ka njoftuar subjektet, ku ka shpërndarë produktin, për kthimin e tij në rast se e kanë ende në gjendje.
AKU për këtë rast ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF.
Pjeshkat nuk kane ardhur nga Greqia por nga birazeret tourkalvanoi nga Kurveleshi..... gezuar ramazonin
Ha ha ???? j po rrushin italian pse e redaktuat hë hëë nejse ….. le ti bejne ????????????…..komposto greket e ti cojne ne USA se i ha komuniteti patiotik????????
Unë mendoj se AKU duhet t'i kishte zbuluar këto pjeshkë që në kufi. para se të hynin në territorin shqiptar.Tani të paktën duhet t'i sekuestronte pjeshkët me pesticide. Dhe jo ta kalonte 'pataten e nxehtë" te bizneset apo konsumatorët! Kur do bëhet Shqipëria një vend normal?!
Akoma ekziston AKU-ja rropt ku ti kesh o robshkerdheyeri rilindjes
Po ne se nuk I kane gjendje ju befshin mire qytetareve. Hajde AKU hajde, ku jeni katandisur. Po qendron detyra juaj e kontrollit, apo gjum.
Sapo do shkruaja nje gje te ngjajshme, por e pashe te shkruar tashme