Qeveria ‘mësyn’ tek bizneset e mëdha: Gjobë pa paralajmërim! Punonjësit të denoncojnë punëdhënësit

14 Qershor 2022, 09:48Ekonomia TEMA

Qeveria ‘mësyn’ tek bizneset e mëdha: Gjobë pa

Pas skandalit të publikimit të pagave, qeveria shqiptare po përgatitet të ndërmarrë një fushatë të re për të kontrolluar pagat në bizneset e mëdha. Projekti i qeverisë ka si qëllim që nëpërmjet masave shtrënguese të ulë evazionin tatimor. Vetë qeveria e pranon se propozimi vjen si nevojë e situatës reale dhe faktike të mosdeklarimit të punonjësve si dhe fshehjes së pagës reale tek biznesi i madh, pasojat e të cilit reflektohen në mosmbledhjen e të ardhurave tatimore.

Referuar ndryshimeve, nëse nga verifikimi dhe kontrolli rezulton se tatimpaguesi ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e saktë të përfituar nga punëmarrësi, si rezultat i marrëdhënies së punësimit, tatimpaguesi-punëdhënës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimit tatimor dhe kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të llogaritur për gjithë periudhën që provohet se është kryer shkelja, dënohet me gjobë në masën:

a.200 për qind të detyrimit dhe kontributit të llogaritur për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim fitimi dhe TVSH dhe,

b.100 për qind të detyrimit dhe kontributit të llogaritur për të gjithë tatimpaguesit e tjerë.

Sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria numëron rreth 166 mijë subjekte aktive, që janë objekt inspektimi.  Evidentimi i informalitetit në punësim apo i informalitetit në pagë reale, në pagesën e orëve punuar jashtë kohës normale, informaliteti të elementëve bazë të kontratës individuale etj, do të dënohen drejtpërdrejt me gjobë në vend të paralajmërimit./scan

 

Lini një Përgjigje