Jorida Tabaku: Çmimi në stratosferë i naftës? 60% e çmimit janë taksa

11 Qershor 2022, 11:31Ekonomia TEMA

Jorida Tabaku: Çmimi në stratosferë i naftës? 60% e

Deputetja e PD, Jorida Tabaku denoncon rritjen e çmimeve për ushqimet bazike, zarzavatet dhe mishin “në nivele stratosferike”.

Lidhur me nivelin ku ka arritur çmimi i naftës në vend, Tabaku thotë se nuk është vetëm lufta shkaku i rritjes së çmendur të çmimeve.

“Shihni çmimin e karburantit që vendoset nga bordi i oligarkëve dhe që ndikon në rritjen e çmimeve të produkteve të tjera. Përse rritet çmimi i naftës? Sepse 60% e çmimit të naftës janë taksa dhe tarifa”, shkruan ajo në një postim në Facebook.

Postimi i Tabakut

???? Diskutuam ditën e djeshme në kuvend rritjen e çmimeve të ushqimeve .

Qeveria u ankua se nuk ka çfarë t’i bëjë luftës në Ukrainë si dhe u justifikua se ka rritjen më të ulët të inflacionit në rajon.

E vërteta është që rritja e çmimeve për ushqimet bazike, zarzavatet ???? dhe mishin është në nivele stratosferike.

Qeveria justifikohet në vend që të ndërmarrë nisma konkrete me taksat ose shpërndarjen e buxhetit për shqiptarët.

A është vetëm lufta shkaku i rritjes së çmendur të çmimeve? Natyrisht që jo!

Shihni çmimin e karburantit që vendoset nga bordi i oligarkëve dhe që ndikon në rritjen e çmimeve të produkteve të tjera.

Përse rritet çmimi i naftës ⛽?

Sepse 60% e çmimit të naftës janë taksa dhe tarifa.

Sepse tregu i naftës është me oligarkë që kanë centralizuar ofertën dhe qeveria nuk është më në krahun e qytetarëve.

Këto shifra që janë të nxjerra nga të dhënat e INSTAT e konfirmojnë qartë problemin e rritjes së çmimeve që ka Shqipëria!

4 Komente

  1. G
    Gjakovari

    Sot me 11.06.2022 çmimi i benzinës në Shqipëri 243 Lek i naftës 260 Lek. Ndërsa në Kosovë benzina 1.92 € ndërsa nafta 1.88€. Me dt. 2-7 Maj kam qëndrua në Shqipëri çmimi i benzinës ka qenë 218 Lek ( 1.97 € ) ndërsa në Kosovë e kam mbushë rezervuarin me 1.48 €. Prandaj motra time sot jemi përafrua me çmime dhe të lutem bëhu më realiste gjatë prononcimeve mos manipulo me ,,popullin,, sepse si Shqiptarëve të Shqipërisë ashtu edhe neve të Kosovës nuk na ha palla për ngritje të çmimit. Dhe po ta them një të vërtetë kurrë më shumë se këto ditë s'ka pasë vetura në komunikacion në Gjakovë. E besoj se njejtë është në tërë Kosovën, e pse jo edhe në Shqipëri.

    1. B
      Balo

      Autobot cisternë me 40 mijë litër blihet 31800 dollarë...vetëm në doganë paguhet për të 36000 dollarë..!!!! Hajduti ....

      1. F
        Fjala

        Po kesaj kush ja ka kryqezuar keshtu kembet? Eshte bere si morr p...

        1. S
          Shendet e prapanica te forta o tabakhones.

          Sot,dt 12 Qershor,ne self service via Faciolati ne Padova.Nafta e mire ,cmimi2.049 euro.Nafta e zakoneshme,cmimi 1.96 euro,Benzina ,2.049 euro.Ne leke kthejeni vete.Dikush mund te thote..."po' pagat ne Itali?".Pergjigja:-ne treguan nderkombetare te naftes nuk pyet njeri sa eshte paga ne shqiperi dhe te caktojme cmime specifiche.Kush mund te mbajne makine e mban,ndryshe e shet ose e parkon dhe leviz me kembet.

          Lini një Përgjigje