Inflacioni tjetër rekord, çmimet e mallrave të konsumit u rritën 6,7% në maj

8 Qershor 2022, 17:30Ekonomia TEMA

Inflacioni tjetër rekord, çmimet e mallrave të konsumit u

Çmimet e mallrave të konsumit janë rritur me 6.7% në muajin maj duke shënuar një tjetër rekord të 3 dekadave të fundit.

Rritja më e lartë vërehet në grupin e transportit, i cili u rrit me 21.7%, i ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të karburantit dhe gazit.

Çmimet e ushqimeve janë rritur me 11.4% krahasuar me majin e vitit 2021, ku shtrenjtimin më të madh e ka pasur grupi i vajit me 29% dhe i drithërave, vezëve, qumështit dhe zarzavateve. Mielli është rritur me 18.6 %, vezët dhe qumështi me 18.4 % dhe zarzavatet janë 13 % më të shtrenjta.

Por në ndryshim nga prilli, çmimet e ushqimeve kanë pasur një rënie të lehtë me 1.6%.

Të gjitha grupet e tjera rezultojnë me rritje si me majin e 1 viti më parë edhe me muajin prill.

Çmimet e hoteleve dhe bar-restoranteve u rritën me 5.3%, veshjet dhe këpucët 1.3% qiratë dhe energjia me 2.7% dhe mobiliet e pajisje 3.2 %.

Sektori me nivelin më të ulët të inflacionit është shëndetësia, ku rritja e çmimeve ka qenë konstante me 0.2%.

Një vit më parë inflacioni në muajin maj ishte 1.8%, ndërsa që prej janarit niveli i tij ka kaluar edhe objektivin 3% që mban për vendin tonë Banka e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje