Balluku në tunelin e Skërficës: Aksi Kardhiq-Delvinë hapet për qarkullimin e automjeteve në 2 korrik

5 Qershor 2022, 12:07Ekonomia TEMA

Balluku në tunelin e Skërficës: Aksi Kardhiq-Delvinë hapet

Punimet për ndërtimin e tunelit të Skërficës, pjesë e aksit rrugor Kardhiq-Delvinë, janë drejt përfundimit. Duke nisur nga data 2 korrik parashikohet që ky aks të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve. Aktualisht po betonohen metrat e fundit të tunelit, ndërsa paralelisht po vijon puna edhe për sistemin e ndriçimit dhe atë elektro-mekanik. Ndërkohë, në të gjitha lotet e tjera të këtij aksi, pothuajse ka përfunduar edhe elementi i fundit, ai i vendosjes sinjalistikës horizontale dhe vertikale të nevojshme. 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi dhe kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ndoqën nga afër punimet dhe ecurinë e tyre në tunelin e Skërficës.

Drejtori Berberi bëri të ditur se kanë mbetur për t’u betonuar 200 metrat e fundit të tunelit. Krahas rrugës Kardhiq-Delvinë do të bëhet e mundur edhe ndërtimi i dy rrugëve, asaj të Fushëbardhës dhe Senicës, për t’i lidhur këto dy fshatra me rrugën kryesore.

“Tuneli është në fazën e fundit të betonimit. Jemi në proceset e vendosjes së rrjetit elektrik, ndriçimit, vendosjes së sistemit elektro-mekanik që janë ventilatorët. Na kanë ngelur jo më shumë se 200 metra për të dalë në anën tjetër të tunelit, i gjithi i betonuar. Është një tunel me gjerësi 11 metra, me lartësi 5 metra dhe ka dy korsi nga 3.75 metra të asfaltuara, plus pankina 1.25 metra të asfaltuara dhe ato me dy trotuare anësore me 0.75 metra”, tha Berberi. 

Ministrja Balluku vlerësoi punën e bërë deri më tani duke shtuar se ndërtimi i këtij segmenti rrugor, jo vetëm shkurton distancën drejt bregdetit dhe rrit sigurinë rrugore, por t’i japë një zhvillim akoma edhe më të madh turizmit, si për zonën e Sarandës ashtu edhe atë të Gjirokastrës.

“Me përfundimin e këtyre metrave të fundit që kanë mbetur për betonim ne kalojmë në pjesën tjetër, atë të asfaltimit të aksit hyrës dhe aksit dalës të këtij tuneli dhe të të gjithë tunelit, vijëzimin dhe gjithçka tjetër do të duhet. Ka pasur një pritje shumë të gjatë nga të gjithë qytetarët, të gjithë vizitorët, bizneset, kompanitë turistike për këtë aks lidhës, kështu që çdo ditë që dorëzohet para aftit do jetë shumë e vlerësuar nga të gjithë”, u shpreh Balluku.

Pavarësisht vështirësive, të ndikuara nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, ku çmimet e materialeve të ndërtimit kanë pësuar një rritje të madhe, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se projektet infrastrukturore kanë vijuar me ritëm të kënaqshëm.

“Me të vërtetë ecuria e punimeve të infrastrukturës është e mirë. Të gjitha projektet që kemi nisur po dorëzohen njëra pas tjetrës. Projektet që kanë nisur rishtazi po ecin ashtu siç duhet, por nuk duhet harruar që sot kostot e këtyre ndërtimeve kanë kapërcyer në shifra që nuk kanë qenë të parashikuara dhe kjo s’ka lidhje vetëm me Shqipërinë, por ka lidhje me mbarë botën duke nisur nga elementi më i rëndësishëm, lënda e parë më e rëndësishme që është ajo e hekurit dhe pastaj tek çimento dhe gjithçka tjetër që ne angazhojmë si material përsa i përket ndërtimit të veprave infrastrukturore. Por nuk duhen harruar dhe kostot shtesë përsa i përket karburantit apo gjithçka tjetër”, theksoi Balluku.

Për kryebashkiakun Golemi ndërtimi i aksit rrugor Kardhiq-Delvinë po pritet prej vitesh nga banorët e Gjirokastrës dhe operatorët turistikë pasi do të afrojë dy qytete që kanë një numër të konsiderueshëm vizitorësh, Sarandën dhe Gjirokastrën.

14 Komente

  1. B
    Bëllinda Njëshi

    Kur e kishte afatin e dorëzimit ky projekt ?? Se më duket se asnjëri nuk kujtohet, asnjë se rruan. Për më tepër asnjë nuk mban përgjegjësi. Dhe del kjo Bela-ja na i paraqet si suksese pastaj...!

    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Nikos

      Po vere kapelen ne koke moj buce e Met Hases se je ne nje kantier ndertimi dhe mosrespektimi i rregullave te sigurimit teknik gjobitet

      1. S
        Shqip

        V.MshN, por boll ofenduat me kte fjalore plehrash more kafshe ,nji Ministre e cila punon por nuk e kalon kohen kot ne kte vend si shume hajvane kazani . Ne nji Kantiere te tille rrugore ,nuk ja regullore te mbaj Helmet o nastradin dashakeqes e llapmadhe . Helmetat parashikohen ne Ndertime qe kane te bejne me Kantiere qe ndertohen ne Lartesi ,sepse mundesia e e renies e ndonji sendi apo cfardoqofte nag lart , mundet te shkaktoje demtime ke personat qe ndidhen poshte . Nga rruga ,s'mundet te ngrihet guret apo dicka tjeter e fluturojne lart ne Ajer , dhe pastaj te bien mbi njerzit o gje e Trashe vetem ne trut e tua boshe mundet te ndodhe nji gje e tille ,te fluturojne hajvanet ne qiell.

      2. v
        vlora.vlora

        Kjo karaputana vetem me keto tenderat eshte bere milionere ,,ec moj Belinda se brenda e ke

        1. H
          H,1946

          Bravo ,një ide e dikurshme në ëndërr ,kurrë nuk më shkonte mëndja të bëhej realitet ,trasenë e kësaj rruge para 45 vitesh e kam bërë për arsye pune më shumë se dhjetë herë brënda një viti e gjysëm ,aq sa e lodhshme po aq e bukur ,shpesh përshkruanim rrugën e shkurtes ,Kardhiq-Përroi i Piksit - Qafa e Skërficës- dhe në fund Vergo - Stjar zgjaste mbi 8 orë ,sot besoj se për gjysëm ore pasi lë urën e Kardhiqit mbrrin në Stjar ,një mrekulli e vërtetë. Bravo ! 1000 herë Bravo për ëndrrat që konkretizohen në ide,projekt-ide dhe realitet.

          1. G
            Gji Gandi

            Kot nuk i keni rene nga Hani i Hotit, Mal te Zi, Kroaci, Itali e nga Bari me pamporr ne Korfuz, Sarande e pikiate e ne Stjar. Tashti te behet edhe nje tunel ne malin e Lunxherise se do shkoni ne Sheper e nuk kalohet me nga Karjani

            1. S
              S.B.S

              O mini "Gandi",ç'të gjeti që kruhesh ?! Ti nuk njeh vetëm se rrugë gjirizesh ,ke të drejtë ,je i verbër ,jo miop ,sepse miopia do të ngjallte diçka nga ndjenjat njerëzore ,si të bukurën edhe të shëmtuarën ,si të mirën edhe të keqen ,por je jashtë rrethit të atyre që kanë ndjenjë,gjykim,emocion dhe kujtojnë dhe respektojnë ato wë shoqërojnë një qënie njerzore ,ti je një Mbeturinë Ushqimore Trupore

              1. G
                Gji Gandi

                O kafshe, Shqiperia nuk eshte vetem Vlora, Saranda dhe Korca. Buxheti duhet shperndare drejt, A e kupton o KAFSHE. Mut Stermuti qe do te kalosh ne inceneraturet e Mirelit per tu bere mut.

                1. G
                  Gji Gandi

                  Ne pergjigjen e pare zbatova porosine e te madhit Dritero Agolli: "Me qenin duhet te sillesh qenshe". Ka patur te drejte prandaj ja respektova porosine

            2. N
              N.VJOSA

              Nje veper shume efektive qe shkurton rrugen pee ne Saranden tone te bukur, plazhet e saj te mreullueshme! Nje lajm i mrekullueshem! Mezi pres te kaloj ne kete veper me rendiment te larte per cdo shqiptar dhe vizitor turistik! Berlinda je NJËSH!.. Ministre e denje e Punëmadhit Edi Rama!...

              1. N
                N.MEHMETI

                Kush e ka shkruar kete korespondence ka dhene gjithe ato shifra, por ka "harruar" te thote sa kilometra shkurton kjo rruge... E S E N C I A L E...!

                1. D
                  D.Didani

                  Ti N. Mehmeti...merr mundimin dhe futu ne Google! Shkurtimi eshte nje teme tjeter,nuk e ka vendin ne kete artikull!

                  1. N
                    N.MEHMETI

                    O @Didan, o derman, Rruga prandaj behet qe te shkurtoj distancat...prandaj them se eshte "esenciale"... Ne Google nuk eshte futur rruga e re, se nuk eshte akoma ne harte.Ti po e di na e thuaj se ke lehtesira...!

                  2. D
                    Delvinaku

                    Ajo rruge ka qene enderra ime, do e bej me kembe Kardhiq Delvine.

                    Lini një Përgjigje