“Bordi, karteli i çmimit të naftës”, shumë pika po e shesin poshtë çmimit të fiksuar

3 Qershor 2022, 11:58Ekonomia TEMA

“Bordi, karteli i çmimit të naftës”, shumë

Në disa pika karburantesh, çmimi i naftës këtë të premte është poshtë çmimit të vendosur nga bordi i transparencës me një diference jo të papërfillshme, që vë në dyshim serioz vendimmarrjet e këtij bordi dhe qëllimin e ngritjes së tij; mbrojtjen e interesit të qytetarëve.

Çmimi më i ulët është vënë re në pikat e shitjes me pakicë që nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me importuesit e mëdhenj të karburanteve, duke vënë gjithashtu në dyshim edhe pretendimin e Shoqatës së Hidrokarbureve se ka shitur me humbje deri në 3 lek për litër në datën 1 qershor.

Në mbledhjen e fundit, Bordi vendosi çmimin 248 lek për naftën dhe 244 lek për benzinën. Por, në shumë pika të shitjes me pakicë, nafta po shitet me 235 lek dhe 236 lek për benzinën. Pra, çmimi i naftës është 13 lek poshtë çmimit të bordit dhe ai benzinës 8 lek.

Diferenca ka nxitur akuzat se bordi i transparencës po u shërben një grushti tregtarësh të karburanteve, që deputeti socialist Erion Braçe i akuzon se kanë ngritur një kartel në treg.

“Kanë çmime nga 2 lek më pak deri në 12 lek më pak për litër se çmimi i fiksuar i kartelit të naftës. E dija që do të vinte dita që pikat e bardha e rrjetet e vogla do të dilnin nga rreshti i çmimit të fiksuar, po rrënoheshin”, shkruan Braçe.

Deputeti socialist e mbyll reagimin duke akuzuar Shoqatën e Hidrokarbureve se po kërcënon pikat e shitjes me pakicë që po shesin karburantin poshtë çmimit të fiksuar nga bordi.

1 Komente

  1. A
    ASD

    Po ky eshte shtet bythe se vendit skemi ci shajme. Kemi lumej minerale det male vetem se si thote PM ska profesioniste jo mo PM ska njerez te mire. 30 vjet vetem cakej/hiena ka ne politike. E kush i ve faj njerezve qe ikin?! Ikin dhe 50-60 vjecaret me ate palo llotari amerikane imagjino sa rende jemi. Dhe habitet dikush sa te keqij jane shqiptaret vetem shajne e ankohen. Po pse e diskutoni?! Skane pare nje dite te bardhe gjithe jetes se tyre, vetem vuajn. Po mire qe vuajn po as per femijet e tyre nuk shikojne te ardhme ja pse ikin. Kane rene lindjet po normal qe bien se kush do ta sjelli nje femije ne jete qe te vuaj njesoj si prinderit???

    Lini një Përgjigje