Anulohet tenderi për akomodimin e mjekëve turq në Spitalin Memorial

1 Qershor 2022, 20:37Ekonomia TEMA

Anulohet tenderi për akomodimin e mjekëve turq në Spitalin

Tenderi për akomodimin e mjekëve dhe infermierëve turq që do shërbejnë në Spitalin Memorial është anuluar.

Shkak për këtë është bërë mungesa e një ofertë të përshtatshme. Ndërsa hoteli fitues duhet të kishte disa kushte, ndër to edhe stafi që të dinte anglisht.

Rreth 300 mijë euro do të harxhojë nga buxheti i tij Spitali Memorial për fjetjen e stafit turk për një periudhë njëvjeçare.

Sipas kontratës së publikuar, maksimumi i personave që do flenë në hotel do të jetë 38.

Përveç akomodimit, stafi turk përfiton një shpërblim mujor nga shteti shqiptar, i cili është trefishi i pagesë së mjekëve dhe infermierëve shqiptarë.

2 Komente

  1. K
    Klimax

    Kështu është kur pranon "dhurata" me pazare turke! Të shijon copa e djathit, por përfundon si miu në çark!

    1. O
      Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqipt

      E hengret te gjatin nga birazeret tuaj turq o beqiraaaaaaaaaa,madje me gunga...... gezuar ramazonin

      Lini një Përgjigje