Çmimi i karburanteve kap majat, sa do të shitet nafta dhe benzina nga sot

8 Qershor 2022, 11:49Ekonomia TEMA

Çmimi i karburanteve kap majat, sa do të shitet nafta dhe benzina

Çmimet e karburanteve do të rritën sërish ditën e sotme, duke arritur në rekorde. 

Nga sot pasdite një litër naftë do të shitet me 258 lekë, kurse një litër benzinë me 243 lekë.

Sipas burimeve nga tregu, shtrenjtimi lidhet me rritjen në bursat ndërkombëtare, ku treguesi Platz për një ton naftë ka arritur në 1350 dollarë dhe për benzinën në 1400 dollarë, me rritje përkatësisht me 120 dhe 90 dollarë, për shkak të pasigurimeve të furnizimeve me energji, lidhur me luftën e Rusisë ndaj Ukrainës.

VENDIMI

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 258 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 246 lekë/litër.


Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 231 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet. 

Lini një Përgjigje