Dy parqe fotovoltaike do të ndërtohen në Korçë, thotë Balluku

9 Qershor 2022, 10:30Ekonomia TEMA

Dy parqe fotovoltaike do të ndërtohen në Korçë,

Dy parqe fotovoltaike do të ndërtohen në Korçë dhe investimi do të jetë tërësisht privat.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

“Kemi miratuar sot dy parqe fotovoltaike të cilat do të ndërtohen në qarkun e Korcës, secili nga 20 megavat orë. Pa mbështetje financiare nga shteti shqiptar, një investim totalisht privat, në një total prej 40 megavat orë”, tha Balluku.

Sipas ministres, ky investim përkon me një periudhë shumë të vështirë përsa i përket energjisë elektrike.

Ajo nënvizoi se shteti shqiptar do të përfitojë 2% të energjisë së prodhuar nga këto parqe fotovoltaike gjatë vitit në formë produkti apo në formë pagese.

4 Komente

  1. S
    Shkodrani

    Shyqyr,po presim keto parqet fotovoltaike , qe te ulen cmimet,avash avash se mban mileti.

    1. P
      Patronazhisti i Parqeve të Ndryshme

      BRAVO PËR PROJEKTET E BUKURA 3D. Për Parqet Diellore-voltaike që do na ndërtoni në Korçë!! A ka mundësi të na ndërtoni edhe disa Parqe me Dëborë në Vlorë??

      1. v
        vlora.vlora

        Ke thene nje shprehje te madhe o Agim Doci ,po kjo dhe kur flet duket sikur do ta thithe bashke me tope

        1. Q
          Qylafi

          Pa shihni beni edhe nje park voltaik ne malin e thate edhe ska me import energji, do e shesim ne jugosllavi

          Lini një Përgjigje