Rama: Deri në fund të dekadës, s’ka më pagesa me cash

18 Korrik 2025, 16:31Ekonomia TEMA
Rama: Deri në fund të dekadës, s’ka më pagesa me cash

Kreu i qeverisë Edi Rama në përmbylljen e takimit maratonë me përfaqësuesit e teknologjisë, u ndal edhe te një ambicie e radhës.

Rama tha se deri në fund të kësaj dekade, qëllimi është që të gjitha pagesat dhe transaksionet të bëhen në mënyrë digjitale, një synim që edhe më herët e ka cekur.

“Duhet ta kalojmë në një nivel tjetër agjencinë e inovacionit. Ajo që mbeti pa u thënë është që ne kemi dhe një ambicie tjetër që deri në fund të dekadës Shqipëria të jetë cashless, pra transaksionet financiare të jenë digjitale, na duhet sforco e madhe, na duhet goxha sensibilizim, teknologjia nuk mungon.

Është plotësisht e realizueshme dhe do çlirojë vendin nga një barrë pluhuri dhe ferrash në jetën e përditshme, dhe e fundit që kam është që në atë dokumentin që do përgatisni të jenë sa më të lirë dhe kreativ, pa vendosur limit.

Deri në fund gushtit të mund të firmosin marrëveshjen kuadër me qeverinë për bashkëpunimin mes nesh”, tha Rama.

3 Komente

  1. D
    Detari

    Suedia beri kthim ne cash. Albanistoni gjithmon ne fund te cilkit futet ne trend kur te gjithe kane dale.

    Përgjigjjuni
    1. A
      AS

      Keshtu e nisen dhe vendet nordike, por tani jane kthyer prapa. A ka ndonje keshilltar t'a informoje Kryeministrin me lajmet me te reja?

      Përgjigjjuni
      1. C
        Ceni Boston

        Provat ne mjekesi gjithmone behen tek minjte kurse ato ekonomike apo sociale tek vendet e pazhvilluara! Po shumica e njerzve aty tek ty o Rame mezi nxjerin muajin, juve aty dixhitalizimi ju duhet?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje