Çdo person i punësuar në vend me pagë mbi 100 mijë lekë bruto në muaj, do të ketë si detyrim plotësimin e Deklaratës Individuale të Vjetore të të Ardhurave pranë administratës tatimore. Ligji i ri për “Tatimin mbi të ardhurat”, i cili ka hyrë në fuqi më 1 Janar 2023, prek deklarimet e bëra për vitin fiskal 2024.
Referuar strategjisë afatmesme të të ardhurave 2024-2027, përmes kësaj politike synohet zgjerimi i bazës së deklarimit të të ardhurave personale, duke e ulur pragun përjashtues në 1.2 milion lekë në vit, prag i cili do të zbatohet për të ardhurat e vitit 2024 dhe në vijim.
Sipas dokumentit, kjo masë është pozitive për nxitjen e pajtueshmërisë vullnetare dhe deklarimin e të ardhurave. Në strategji evidentohet se ulja e pragut të deklarimit nga 2 milionë në 1.2 milion lekë në vit, merr në konsideratë: kapacitetet teknike për pranimin dhe përpunimin e shtesës së deklaratave nga ato që përpunohen aktualisht; nevojat shtesë në burime njerëzore për mbikëqyrje dhe auditim; kostot e pajtimit për qytetarët; efektet reale pozitive në rritjen e të ardhurave që do të ketë një ndërmarrje e tillë në kushtet kur për pjesën dërrmuese të të ardhurave tatimi mbahet në burim nga paguesi i të ardhurave.
Gjithashtu individi do të detyrohet të dorëzojë pranë administratës tatimore deklaratën DIVA, kur është i dypunësuar edhe në rastet kur të ardhurat tatimore vjetore të individit janë më shumë se 50.000 lekë e çdo të ardhure tjetër që nuk i nënshtrohen tatimit përfundimtar në burim.
Sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore për vitin 2023, DIVA është plotësuar nga 73.790 individë, nga të cilët 24.224 individë me të ardhura mbi 2 milion lekë dhe 49,566 individë të dypunësuar.
Deklarata e të ardhurave personale, formati i së cilës do të ndryshojë, do të plotësohet për herë të parë pas përfundimit të vitit tatimor, në Prill të 2025-ës.(Elisabeta Dosku)
Kjo eshte nje menyre vjedhje e parave nga njerezit. Kjo forme e vjedhjes perdoret ne Amerika dhe kanada dhe nuk njihet ne Europe. Shteti ne Europe merr perqindje e takses dhe kaq.. Keta tani duan te marrin me shume. Pervec takses baze do te shpikin nje mije e njeqind indekse te marrin me shume para nga ata qe jane me te kualifikuar dhe me te edukuar dhe me punetore. Vjedhje e klases se mesme. Ata keshilltaret nderkombetare i japin keto idera diabolike, per te varferuar ata qe punojne dhe djersisin me shume. Forme vjedhje me e sofistikuar. Njerezit duhet te ngrihen dhe te protestojne. Mos lejoni demonizimin e shtetit kunder qytetareve te ndershem dhe punetore. Mos lejoni keta demone qe keshillojne qeverine shqiptare per forma te sofistikuara vjedhjeje. Do te vije dita te paguani edhe oksigjenin qe thithni. JO, NDAL VJEDHJES!
Nje pyetje kam....ne artikull thuhet "... në kushtet kur për pjesën dërrmuese të të ardhurave tatimi mbahet në burim nga paguesi i të ardhurave." Atehere Perse perse i ngaterroni individet e thjeshte ne kete mesele Jo po mbush kete formular Jo po ploteso ate deklarate, , merruni me ate qe i paguan dhe kaq, apo do ta mbushni administraten tatimore me rekrute dhe patronazhiste rurale qe tu a nxijne diten njerezve te punes ne kete vend, Goditini pra njerezit sa me shume shtypini , asfiksojini ,coroditini , bejini te bredhin nga nje zyre tek tjatra , qe te merren me keto dhe Ju te shijoni Pushtetin, se ne fillim iu IKU fuqia puntore dhe shum shpejt do tu ike edhe shtresa e mesme , dhe mbani pastaj Defin e Rames ne autobus
po 100000 lek eshte mer te keqen se spo marim miljonat. te deklarojne ata kompani qe sdeklarojne pagat e punonjesve me ne ckeni, skemi pune tjeter et harxhojme kohe kot a thua me 100000len ne muaj ktu han mire, sdel per asgje max nje jete MINI MODESTE ben aq, se shpi sblen jo