Një pjesë në bankë, të tjerat në zarf: Qeveria plan me 7 masa, në “lupë” çdo rrogë deri tek orët shtesë

23 Shtator 2024, 18:20Ekonomia TEMA
Një pjesë në bankë, të tjerat në zarf: Qeveria

Një në katër shqiptarë merr më pak se 40 mijë lekë në muaj. Me fenomenin “një pjesë në bankë e të tjerat në zarf” ende prezent, janë mbi 185 të punësuar me pagë nga rreth 734 mijë në total që paguan me pagë minimale.

“Dhe ne jemi të vetë-dijshëm se kjo nuk është e vërtetë. Deklarohen paga minimale, por realisht pagat janë më të larta”, thotë për A2, Erald Pashaj, ekspert i tregut të punës.

Me skemën e pensioneve në “buzë të greminës” nga njëra anë dhe “tatimet” që nuk po mbledhin më tepër para nga tjetra, qeveria planifikon të “fusë në lupë” çdo rrogë, madje dhe orët shtesë. Për të luftuar informalitetin qeveria paralajmëron se brenda tetorit do të shpaloset një reformë e re e bazuar në teknologji dhe inteligjencë artificiale.

“Nuk është kaq e thjesht dhe nuk mund të realizohet vetëm me një fjalë goje. Fenomeni i pagave “gri” do të jetë prezent edhe për shumë kohë”, thotë Pashaj.

Pagat minimale do të jenë grupi i parë që do të kalojë në filtrin e Administratës Tatimore, Inspektorati të Punës dhe Institutit të Sigurimeve, për të goditur fenomenin e nën-deklarimit të pagave. Disa nga format e tjera të informalitet te pagat që do të luftohen nga qeveria janë edhe mos-regjistrimi i punonjësve, i profesionit apo edhe i orëve shtesë të punës.

“Natyrisht që ky fenomen është në dëm të buxhetit të shtetit. Fenomeni i pagave “gri” do të jetë prezent edhe për shumë kohë”, thotë Pashaj.

Qeveria përmes këtyre masave synon të rrisë me 16 për qind deklarimin e pagës reale deri në fund të vitit 2027, praktikisht kjo përqindje aktualisht është pjesa informale në tregun e punës Me realizimin e këtyre objektivave, pritet që të rriten të ardhurat tatimore me 4.9 miliard lekë nga tatimi mbi të ardhurat personale dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. (Marjo Brakaj)

4 Komente

  1. P
    Pleqtë që hanë vetëm dhallë

    A lere. Kur përmënd Administratën Tatimore, Inspektoriatin e Punës ( këta janë për vete të dy punësuar dhe nuk e tregojnë pagën e tyre të dytë), dhe Institutin e Sigurimeve, tregon se asgjë nuk do të ndryshojë.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kritiku

      Ti qe dhallen e ha dhe nuk e pi, nuk e ke kuptuar fare nga kjo pune, prandaj mos jep mend. Te detyruar jane te githe punedhenesit qe te deklarojne punesimin real te punetoreve dhe jo i punesuari. Keshtu shmangen te gjitha anashkalimet e ligjit.

      Përgjigjjuni
      1. i
        i verteti

        E vertete ,punedhenesi duhet te deklaroje pagen jo i punesuari,pasi te punesuarin e flakin ne rruge nese e deklaron pagen e vertete , aq fuqi ka i punesuari vetem te nenshtrohet.

        Përgjigjjuni
        1. A
          ADI

          mire e ke ti po mektrini, salillari, kastrati, agikonsi, megateku, sdeklarojne asgje, PO LITERALLY. ske as pushime, as festa, pagen e cunguar e mer me zarf... mos na bej te zgjuarin, ligjin e din te gjithe. Ja erdhen para 2 javesh ke mektrini 2 te tatimeve, i perzuri shefja i tha "CA DUHET TY UNE AQ I JAP SI FINANCIERES SI PASTRUESES 500MIJ LEKE", dhe i thah keta punojne 7ore ne dite ndaj dalin te shtunen.. nderkohe punojne 8 ore ne dit shtunave... ri aman

          Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje