Myzeqarët të mllefosur me rrushin: I ra çmimi. Do fokusohemi te ulliri

21 Shtator 2024, 14:30Ekonomia TEMA

Myzeqarët të mllefosur me rrushin: I ra çmimi. Do fokusohemi te

Kultivuesit e rrushit në zonën e Myzeqesë po bëjnë llogaritë e një viti pune.Njësia administrative Allkaj, është një nga zonat që ka sipërfaqe më të madhe me vreshta në Lushnje, por kultivuesit thonë se ky vit ka ka qenë i suksesshëm për ta.

Fermerët ankohen se ndryshe nga një vit më parë, prodhimi i tyre u shit me çmim më të ulët e rrjedhimisht në xhepat e tyre ka më pak të ardhura.

Nëse vitin e kaluar një kilogram rrush u shite me 80 lekë kg, këtë vit ai nuk shkoi më shumë se 50 lekë për kilogram.

Por veç tregut të shitjes për këta fermerë një problem madhor mbeten edhe çmimet e larta të inputeve bujqësore, si dhe efektiviteti i tyre.

Të gjendur përpara këtyre situatave shumë nga këta fermerë kanë nisur të heqin dorë nga vreshtat duke e mbjelle tokën me ullinj, një kulturë që do më pak punë dhe ka një fitim më të mirë për t’a.

 

1 Komente

  1. S
    Shkembi

    Te shkretet myzeqare qe kujtojne se Vera e rakia mund te shkojne edhe pa ullinj. Por se fundi kuptuar se duhet ti vleresojne te dyja

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje