“Flamujt e alarmit, ngritur” - Në horizont mund të shfaqen kriza, bankat të jenë të përgatitura

19 Shtator 2024, 22:25Ekonomia TEMA
“Flamujt e alarmit, ngritur” - Në horizont mund të shfaqen

Në horizont mund të shfaqet një krizë dhe bankat duhet të jenë të përgatitura. Sipas Bankës së Shqipërisë, drejtimet ku shtrihen kërcënimet shtrihen sa brenda, aq edhe jashtë vendit.

Ekonomia dhe bankat në vend janë të shëndetshme financiarisht, por në horizont mund të shfaqen rreziqe që të prishin këto ekuilibra. Sipas Bankës së Shqipërisë, dy janë drejtimet ku mund të kërcënohet stabiliteti i institucioneve financiare.

“Rreziqet për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend mbeten të pranishme. Ato burojnë kryesisht nga pasiguria që mbartin zhvillimet gjeopolitike, por mund të zhvillohen edhe në kushtet e një optimizmi që shoqërohet me veprime të pakujdesshme nga ana e agjentëve ekonomikë. Ndaj, vlerësohet se të gjithë agjentët e ekonomisë kanë mundësinë ta shfrytëzojnë”, tha Diana Shtylla, zv.drejtore e Departamentit te Stabilitetit Financiar.

Nga euro në lekë! Shqiptarët po “braktisin” valutën europiane duke u qasur më shumë te monedha kombëtare të paktën në një drejtim, atë të kredive të marra në banka në gjysmën e parë të vitit.

“Kredia ka shënuar rritje të konsiderueshme dhe rritja më e fortë është vënë re në portofolin e kredisë në Lekë. Sa i përket qëllimit të përdorimit rritja e kredisë ka financuar më tepër sektorin e pasurive të paluajtshme qoftë për individët apo sektorin e biznesit. Sipas vrojtimit që bëjmë me bankat, bankat presin që kjo prirje për një kërkesë të fortë dhe të qëndrueshme nga të dy sektorët të vijojë edhe gjatë gjysmës së dytë të vitit”, shprehet Diana Shtylla.

Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjysmën e parë të këtij viti, sistemi financiar njohu vetëm zhvillime pozitive. Rritja e konsumit apo rritja e pagave dhe ulja e papunësisë kanë qenë treguesit kryesorë në rimëkëmbjen e ekonomisë.

4 Komente

  1. L
    Lufta

    Kjo deklarte, ne nje vend normal, do sillte pasoja shume te renda ekonomike ose zonja qe e ka bere nuk do ditlte nga shtepia e saj. E di kjo zonja cdo te thote te dali publikisht b/shqiperise e te thote bankat te kene kujdes nga zhvillimet gjeopolitike?! Dmth zonja na thote se do kete lufte ne ballkan. Zemra, ste shkoje mire lyerja e thonjve e nga inati i fute nje deklarate shfryse

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xristos Katalitiz

      Shko mer debil .

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gazetari

      Ky eshte kjo "Shtylla" qe i jep mend popullit per keto pune? Na e prezantoni pak ju lutem ju te Bankes se Shqiperise qe vetem Banke nuk jeni..

      Përgjigjjuni
      1. s
        spata

        Large qofte te ndodh kjo qe thote Shtylla .Por me e keqja e bankave shqiptare jane nese na le shendetin Saliu e Meta ,Sa per Ramen mos kini merak .Ai do te jete deri ne 2045 K/M ine i Madherishmi . Vetem me Ramen parat e shqiptarve jane te sigurta.Large qofte te na e marrin Ramen si lider boteror .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje