Turizmi dhe pagat “fryjnë” arkën e shtetit

18 Shtator 2024, 21:40Ekonomia TEMA
Turizmi dhe pagat “fryjnë” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 463.8 miliardë lekë deri në muajin Gusht, ose 103.4% e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u mblodhën rreth 38.2 miliardë lekë apo rreth 382 milionë euro më shumë se 8 mujori i vitit 2023.

Të ardhurat tatimore kanë pasur perfomancën më pozitive, të cilat për 8-mujorin 2024 u realizuan në masën 152 miliardë lekë, ose 12.2% më shumë se 8-mujori  i vitit të kaluar. Krahasuar me planin 8-mujor, të ardhurat e mbledhura janë 6.7 miliardë lekë  më shumë.

Ndikimin më të lartë në këtë perfomancë e kanë dhënë të ardhurat nga TVSH, për shkak të konsumit të lartë të nxitur nga sezoni i mbarë turistik. Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar neto, u realizua në masën 37.9 miliardë lekë, 7 miliardë lekë ose 22.7% më shumë se 8-mujori 2023, si dhe 1.2 miliardë lekë ose  më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 8-mujorin 2024. Rimbursimet për periudhën 8-mujore 2024 janë 16.4 miliardë lekë, 33.9% më shumë se 8-mujori 2023.

Po ashtu vijon të japë efektet pozitive rritja e pagave në administratë dhe rritja e numrit të kontribuesve duke bërë që të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga administrata tatimore, të jenë në masën 105 miliardë lekë, 10.7 miliardë lekë ose 11.3% më shumë se 8-mujori 2023 si dhe në tejkalim të planit.  Tatimi mbi të ardhurat personale, që sërish vjen si efekt i rritjes së pagave,  është arkëtuar në vlerën 44.9 miliardë lekë, 5.5 miliardë lekë ose 14.1% më shumë se 8-mujori 2023. Tatimi mbi fitimin u realizua në masën 39.2 miliardë, ose 4.1% më pak se 8-mujori 2023, për shkak se vitin e kaluar u mblodh taksa e jashtëzakonshme e energjisë, ndërsa taksat nacionale, u realizuan në masën 30 miliardë lekë, 5.7 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.

Të ardhurat doganore u realizuan në vlerën 152.7 miliardë lekë, 11.3 miliardë lekë ose 8% më shumë se 8-mujori 2023,  dhe 0.8% më shumë se plani.

Pavarësisht kursit të këmbimit, të ardhurat nga TVSH në import për 8-mujorin rezultojnë 102.9 miliardë lekë, 7.6 miliardë lekë ose 8% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, dhe po ashtu mbi planin.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 41.9 miliardë lekë, 9.8% më shumë se në 2023 për shkak të rritjes së importit të mallrave me akcizë.  Taksat doganore po ashtu janë regjistruar me rritje të lehtë, ndërsa të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.9 miliardë, duke regjistruar një rënie prej 6.5 për qind në raport me një vit më parë.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për 8-mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 55 përqind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 52.6 për qind të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr. 3 datë 28.08.2024.

3 Komente

  1. M
    Makiaveli

    Aq shumë i frynë sa lideri suprem vendosi t'ju japë pensionisteve 410 lek rritje pra 5 kafe me shumë

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dashi

      Pensionistët nuk duhet të paguhen nga buxheti i shtetit , por nga kontributet e punonjësve . Megjithatë , meqenëse në Shqipëri numuri punonjësve është shumë i vogël , shteti paguan nga buxheti i tij 35% të pensioneve . Më shumë se kaq , nuk mund të paguajë se nuk të lejon FMN dhe Banca Botërore . E vetmja rrugë është shtimi i forcave të punës , rritja e kontributeve dhe si rrjedhojë edhe rritja e pensioneve .

      Përgjigjjuni
    2. pagat? ca pagash 80% akoma sdeklarojne pagat ti thua pagat ehaaa

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje