120 mijë shtetas të huaj erdhën për biznes

19 Shtator 2024, 21:20Ekonomia TEMA
120 mijë shtetas të huaj erdhën për biznes

Sektori i turizmit po ndjek të njëjtën trajektore pozitive në lidhje me investimet e huaja. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, gjatë 7 muajve të parë të vitit, numri i shtetasve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri për qëllime biznesi ka arritur gati 120 mijë.

Kjo rritje tregon një interes të madh për vendin tonë si një destinacion të favorshëm për investime. Kur e krahasojmë këtë periudhë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vërejmë një rritje mbresëlënëse prej rreth 57% në numrin e shtetasve që kanë ardhur në Shqipëri për qëllime biznesi.

Kjo rritje nuk është vetëm një shenjë e treguesve ekonomikë pozitivë, por gjithashtu tregon se Shqipëria po përmirëson ambientin e saj për investitorët e huaj. Edhe nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë përgjatë gjysmës së parë të vitit flukset e invetimeve të huaja direkte arritën në 0.75 miliardë euro duke shënuar rritje me 8% në karahsim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Mundësitë e reja për investim, infrastrukturat në përmirësim dhe një ofertë tërheqëse për turizmin janë disa nga faktorët që kontribuajnë në këtë trend në rritje. Kjo situatë nënkupton se vendi ynë po bëhet gjithnjë e më atraktiv për ata që duan të zhvillojnë biznese dhe të shfrytëzojnë potencialin e jashtëzakonshëm që ofron

Sipas INSTAT Përgjatë 7 muajve të parë të vitit, numri I shtetasve të huaj të cilët vijnë në Shqipëri për qëllime biznesi ka arritur në 120 mijë, ose 57% më shumë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

4 Komente

  1. T
    Tomg

    Si i llogarisni kto se na cmemet. Biznes eshte me fjet dhe mecprostituta neper hotelet e krrueqyrretit

    Përgjigjjuni
    1. E
      E verteta

      Pjesa dermuese e te huajve vijne vetem per te blere apartamente dhe pastaj per tja shitur apo per tja dhene me qira me vone shqiptareve me cmime me te larta.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        E ka fjalen per emigrantet, ndonjeher quhen shkencetare, doktora etj lol vk

        Përgjigjjuni
        1. M
          Makiaveli

          Janë indiane dhe afrikane që gjoja erdhën për biznes por që duan të shkojnë në vëndet e BE-se

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje