Rama apel nga Elbasani: Denonconi pronarët që nuk ju deklarojnë pagat

20 Shtator 2024, 19:49Ekonomia TEMA
Rama apel nga Elbasani: Denonconi pronarët që nuk ju deklarojnë

Nxitimi për të shkuar në Elbasan këtë të premte, e detyroi kryeministrin Rama që kafenë e mëngjesit ta konsumonte pa pagesë në “barin” e praktikës së shkollës profesionale të qytetit të luleve.

Shefi i qeverisë përfitoi nga ky moment për t’u bërë thirrje punonjësve të cilëve nuk u deklarohen pagat e plota, që të denoncojnë punëdhënësit e tyre.

“Deklarimi i këtyre pagave në ndërmarrje të caktuara që vendosin 400 euro të pagës minimale, edhe për një punonjës të zakonshëm edhe për një shef, në mënyrën më të pacipë, është haptazi kriminale. Edhe ne do të ndërmarrim hapa shumë të forta për këtë, por në të gjitha rastet kjo duhet të jetë në koshiencën shoqërore.”

Ndërsa inspektoi klasat e ndryshme në shkollën profesionale të Elbasanit, Rama kërkoi vijimin e fushatës për studimet në shkollat profesionale, si një mundësi për të qenë pjesë e tregut të punës në të ardhmen. 

3 Komente

  1. B

    Po bablok. I pari eshte Gjergj Ndrek Luca tek grate e peshkut ne Elbasan. Aty ku zoteria juaj shkon shpesh. Afer ke qene dhe sot. Ai ka gjet skllave se Elb eshte shume i varfer. Ai e nisi dhe ne Maliq po e pa qe s'kish skllave Mos u lodh shume komandant se Luca leket i hedh ne fushate per blerje votash ashtu si Suel Cela dhe kompani. Spaku ti haj mune Suelit dhe Kamerit sa te jeni ju komandant.Ne Elb jane por mbrohen nga shteti se jane monument kulture e duhen per vota.Te na rroje Ps. Te na rroni Ju komandant

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Pse ta bejne qytetaret e thjeshte ate qe duhet ta beje shteti?Psh ti thua qe kush nuk deklaron pagen da ta fusim ne burg !E paske ate force te besh ate?bej edhe kete tjetren?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anti-komunisti

        Rrroku yt që i ke dhënë rrugën e Arberit jep 400€ në bankë dhe 200€ në dorë nuk e di shteti sipas teje

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje