Nga 1 shtatori, ka hyrë në fuqi rritja e pagave për kryetarët e bashkive, nënkryetarët, drejtorët dhe punonjësit e tjerë të pushtetit vendor. Rritja e cila mbulohet nga buxheti i shtetit, varion nga 30-40 % për secilin pozicion.
Por si ndryshon niveli i pagave në bazë të numrit të popullsisë? Konkretisht, për Bashkinë Tiranë kufiri minmal i pagës së kryetarit është 268 mijë lekë/ muaj dhe ai maksimal 318 mijë lekë në muaj. Për nënkryetarët e kësaj bashkie, kufiri maksimal arrin në 270 mijë lekë në muaj.
Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me mbi 200 mijë banorë, paga për kryetarin varion nga 255 mijë lekë deri në 290 mijë lekë në muaj, ndërsa për nënkryetarin arrin deri në 255 mijë lekë në muaj.
Për bashkitë me një numër popullësie nga 50 mijë deri në 200 mijë banorë, paga për kryetarin arrin deri në 260 mijë lekë në muaj dhe nënkryetarin 205 mijë lekë në muaj.
Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me numër popullësie deri në 50 mijë banorë, paga maksimale prek nivelin e 240 mijë lekë në muaj për kryetarin dhe 185 mijë lekë për nënkryetarin.
Ndërsa sa i takon Këshillit të Qarkut, paga për kryetarin arrin në 260 mijë lekë në muaj dhe për nënkryetarin 205 mijë lekë/muaj.
Rritje të konsiderueshme kanë pësuar edhe pagat e drejtorëve në pushtetin vendor të cilat janë barazuar me një drejtor në ministri.
Po ashtu është përafruar niveli i pagave për pozicion për nënpunëist civilë në të gjitha bashkitë në vend, duke reduktuar hendekun që ekzistonte më parë për shkak të numrit të popullësisë që kanë bashkitë. Konkretisht pagat e specialistëve në të gjitha bashkitë fillojnë nga 40-80 mijë lekë/muaj. Në bashkitë e mëdha, për nivelin përgjegjës sektori arrijnë deri në 105 mijë lekë në muaj, për nivelin drejtor drejtorie arrijnë në 141 mijë lekë/muaj, drejtorët e përgjithshëm marrin deri në 170 mijë lekë në muaj dhe sekretari i përgjithshëm 205 mijë lekë në muaj.
Fatura vjetore e rritjes së pagave në pushtetin vendor është 3 miliardë lekë dhe do mbulohet nga buxheti i shtetit. Për pjesën mbi këtë nivel do të jenë vetë bashkitë që do ta mbulojnë. (Elisabeta Dosku)
Vazhdoni ti rrisni per sherbetoret e popullit ,se , populli ne stoicizmin e vete, rri dhe pa buke per sherbetoret e tij.
Edhe pensionistve ua rriten goxha , 4.1 perqind, pavaresishte se e shtuan hendekun me pjesen tjeter te popullsise,administraten.Votoni opensioniste,votoni Edin qe po u vret avash avash.
Mos u mërzit kacidhe se pas 8 muajsh vjen vampiri viçidolit dhe do pushtoni pronat e të tjerëve po pati ngel ndonjë tokë e pa xanun
Edhe keta si ne kohen e diktatures ku drejtori e kishte rrogen 10-15 fishin e punetorit.
Kjo nuk eshte e vertete. Komunizmi kishte shume krime e dhune por ne kete pike nuk ishte siç thua ti.
O je idiot dhe budalla ose gënjeshtar dhe maskara. Ose copë mishi me dy sy. Diferenca ndêrmjet një punëtori dhe një drejtori ishte një me dy. 4 mijë lek të vjetra minimumi për punëtorin dhe 8 mijë lek tê vjetra për drejtorin. Debil.
Drejtori nuk paguante asgjë dhe kërkonte qyl çdo gjë
JENI FIKS FARE POR DO SHTOJA JO PLOT 3 4 MIJE LAK POR CA SI ME PAK ME E SHUMTA VINTE 3700 LEK PASTAJ NE RITJE DERI TE 8 MIJE LEK DREJTERI I NDERMARJES KETE E KAM PERJETUAR VET POR SE CDO ME THEN 3 MIJE PER BASAHKJAKET ? NE SE VERTET JANE 3 MIJE DOLLAI ?????? KETU NUK MER NJE INXHINJER QE I BIJE BRETKU DHE QAFA NE PUNE 8 QRE PA LEVIZ VEC L.T VAFT DREKE CE CPO BEN GJATULI JU LUMT KUR PO E KURSENI
Po pensionistët e shkretë?! Rama, mos gjetsh derman. Na dhëntë Zoti aty ku të dhembë më shumë, që të vuaj shpirti sic po vuan cdo pensionist që nuk blen dot ilacet....pale për të ngrënë. O Zot, vër dorë mbi këta njerëz të pashpirt dhe hajdutë e maskarenj!!!
Kurse pencioni 400 lek ne muaj, turp sa te neveritshem jeni, Zoti esht i madh gjynafet e tyre do i paguni,plehra.