Ligji i “Tatimit mbi të Ardhurat”, ku Gjyakta Kushtetuese shfuqizoi nenin për tatimin prej 15% për profesionet e lira është kthyer në një lojë ping-pongu.
6500 bizese që kanë parapaguar tatim fitimin, janë në pritje nëse qeveria do të venodosë t’i kthejë paratë e paguara.
Në përgjigjen që Gjykata Kushtuese i ka kthyer ministrisë së Financave, argumenton se vendimi i saj është i vlefshëm nga data e hyrjes në fuqi.
“Mbledhja e Gjyqtarëve vëren se për sa u takon efekteve që vendimi i Gjykatës sjell ndaj pasojave të dispozitave ligjore dhe nënligjore të shfuqizuara, neni 132, pika 2, i Kushtetutës parashikon se vendimet e Gjykatës hyjnë në fuqi ditën e publikimit në Fletoren Zyrtare dhe se Gjykata mund të urdhërojë që vendimi i saj, me të cilin ka shqyrtuar aktin, të fillojë efektet në një datë tjetër. Kurse sipas nenit 26, pikat 2 dhe 3, të ligjit nr.8577/2000, vendimet, si rregull, hyjnë në fuqi ditën e publikimit, përveçse kur është parashikuar ndryshe në këtë ligj dhe Gjykata mund të urdhërojë që vendimi i saj, me të cilin ka shqyrtuar aktin, të fillojë efektet në një datë tjetër”.
Sqarimi shtesë që ka bere gjykata kushtetuse i lë të drejtën qeverisë të vendosë se cfarë do të bëjë me 500 milion lekët e paraguara deri në qershor, para së të zyrtarizohej vendimi i Gjykatës.
“Mbledhja e Gjyqtarëve vëren se Gjykata në vendimin nr. 52/2024, ndërsa ka vendosur shfuqizimin e një pjese të dispozitave ligjore dhe nënligjore të kundërshtuara, duke dhënë edhe argumentet përkatëse për antikushtetutshmërinë e tyre, është shprehur edhe për efektet e vendimit në dispozitivin e tij përmes rregullit të përgjithshëm, sipas të cilit vendimi është përfundimtar dhe hyn në fuqi në ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Në këto kushte, Gjykata vlerëson se kërkuesi nuk gjendet në asnjë prej rasteve të parashikuara nga neni 80, pika 1, i ligjit nr. 8577/2000, për rrjedhojë kërkesa nuk mund të kalojë për shqyrtim në seancë plenare-përfundon vendimi i Gjykatës”.
Pak kohë më parë ministria e Financave i kërkoi zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese, të shprehet se çfarë do të ndodhë me detyrimet e paguara.
Por duket se Kushtetuesja i ka pasuar topin qeverisë për të marrë vendim, do të mbeten në fuqi apo do t’i kthejë paratë tek bizneset. (Vizion Plus)
cfare lesh jane keta gjyqtare i marin rrogat sa deshen ama vendime smarin dot nga paaftesia dhe frika gjejne vetem manovra per ta deleguar apo shmangur cdo ceshtje te japi opinon vencia,,,,, ta gjykoje parlamenti ....te kthehet xceshtja ne nje shakalle me posht etj filma si keto sa ceshtje kane ne vit keta dhe sa vendime kane mare vete direkt pa mare opinione se mjaft show bejne por vete jane te korruptuar dhe skane b.. te marrin vendime vet por vetem justifiokjne vendimin
JORTIDA TABAKU DUKET SE KA MARRE MILIONA NGA PTOFESIONET E LIRA SI PUNA E DENTISTEVE QE SHKULIN DHEMBE E NGRENE PALLATE SHUMEKATESHE.